• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thuhet se kreativiteti luan një rol të vogël në përcaktimin e suksesit të karrierës. Pikërisht për këtë arsye e përmendim kaq shumë. Të mendosh jashtë kutisë është diçka që nuk ju pëlqen shumë drejtuesve që duan të luajnë një lojë të sigurt dhe duan të arrijnë rezultate pa i hapur shumë “flatrat”.

Nga hulumtime të ndryshme lidhur me cilësitë pozitive, si inteligjenca emocionale, empatia dhe ambicia edhe ato kanë disavantazhet e tyre.

Kjo është një listë e shkurtër që shpjegon pse nuk mund të jesh më i suksesshëm nëse je kreativ, bazuar në disa kërkime të shkencës.

  1. Ju mërziteni shpejt sidomos me rutinën dhe punët që përsëriten

Edhe pse kjo mund të duket si diçka që ju ndodh të gjithëve, në fakt njerëzit kreativ bien më shpejt në këtë kategori. Hapja ndaj eksperiencave të reja është karakteristikë e njerëzve me kreativitet të lartë. Ata mërziten dhe me mjedisin e punës dhe përsëritja i bën të ndihen të kontrolluar, të parashikueshëm.

  1. Mendja juaj është kuriozë dhe ju përpiqeni të fokusoheni vetëm në një detyrë për shumë gjatë

Mendjet kreative kanë tendencën të përshtaten në mënyra të ndryshme, duke kaluar nga një mendim në një tjetër. Ata përhumben gjatë mbledhjeve dhe të tjerët e kanë të vështirë të ndjekin rrjedhën e mendimeve të tyre.

  1. E adhuroni ideimin, por urreni ekzekutimin

Inovacioni është aplikimi praktik i kreativitetit. Ndodh gjithmonë si rezultat i ekipeve që punojnë së bashku për të kthyer idetë në një produkt aktual apo shërbime. Për këtë arsye shumë mendje kreative nuk mund të prodhojnë diçka inovative së bashku. Nëse ju pëlqen të prodhoni po jo të implementoni ide, atëherë bashkohuni me njerëz të tjerë që mund ta bëjnë këtë punë dhe kështu do të merrni rezultate. Në fakt, mungesa e ideve kreative nuk është arsyeja pse shumë kompani e kanë të vështirë të ecin para. Është mungesa e aftësisë për t’i shndërruar këto ide në risi dhe njerëzit kreativ nuk flasin asnjëherë për këtë sfidë.

  1. Keni probleme me autoritetin. Nuk ju pëlqen t’ju thonë ç’duhet të bëni

Njësoj si çdo aftësi tjetër, kreativiteti bashkë-ekziston me sjelljet e ndryshme të njeriut. Ajo çfarë i bën rebelët e talentuar të veçantë është se ata e kanë të vështirë t’i binden rregullave.

Sa më pak frymëzues të jetë realiteti, aq më shumë sjellje të ngrysura kanë ata, sidomos kur ju thuhet çfarë duhet të bëjnë. Por për të kaluar disa faza në jetë ose për të pasur sukses, duhet të pajtoheni edhe me gjëra që nuk keni dëshirë t’i bëni.

  1. Ju keni tendencën të lartësoni aftësitë tuaja

Jo të gjithë njerëzit kreativë kanë shumë vetëbesim apo janë arrogantë, por ata kanë tendenca narcistike. Nëse i pëlqeni aq shumë idetë tuaja sa idetë e njerëzve të tjerë ju duken pavlerë dhe mendoni se nuk po merrni vlerësimin e duhur, apo shefi po injoron sugjerimet tuaja, lajmi i keq është se ky mund të jeni ju.

Kjo është një arsye pse shumë njerëz të paaftë bëhen drejtues, sepse ata nuk janë të ndërgjegjshëm për limitet e tyre. vetëvlerësimi mund t’i shtyjë njerëzit të bëjnë gabime, i bën më imunë ndaj komenteve dhe kur të tjerët të kuptojnë se nuk jeni aq i mirë sa mendoni, ju do të konsideroheni si arrogant dhe i padurueshëm./BusinessInsider

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa lekë do të marrë një fermer? Shtohen përfituesit, por pakësohen paratë

Para

Profesionet e lira/ Tatimet apel biznesit: Në rast keqdeklarimi drejtohuni te Drejtoritë Rajonale për rishikim këstesh

Para
Profesionet e lira/ Tatimet apel biznesit: Në rast keqdeklarimi drejtohuni te Drejtoritë Rajonale për rishikim këstesh

Profesionet e lira/ Tatimet apel biznesit: Në rast keqdeklarimi drejtohuni te Drejtoritë Rajonale për rishikim këstesh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

nga Fast News
08:30 | 07/11/2025
0

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Recent News

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

08:30 | 07/11/2025
Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

08:00 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar