• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Taksimi i profesioneve të lira/Lëvizja “Shqipëria Bëhet”: Pabarazi fiskale, truri nuk duhet të tatohet më shumë se malli!

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Taksimi i profesioneve të lira/Lëvizja “Shqipëria Bëhet”: Pabarazi fiskale, truri nuk duhet të tatohet më shumë se malli!

Edlira Cepani

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja “Shqipëria Bëhet ka kundërshtuar tatimin që po u bëhet profesioneve të lira. Edlira Cepani, përfaqësuese e kësaj Lëvizje ka renditur elementët që shkelin barazinë fiskale mes bizneseve dhe që po ndikojnë si një faktor më shumë që shtresa e mesme të emigrojë.

“Një i vetëpunësuar që zhvillon një aktivitet tregtar tatohet me normë tatimore 0 %, ndërsa një i vetëpunësuar tjetër që ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve profesionale, ka detyrim tatimor në formën e tatimit mbi të ardhurat në masën 15% deri 14 milion lekë fitim dhe 23% për fitime mbi 14 milion lekë. Pra, ndonëse statusi juridik është i njëjtë, në raport me shtetin, këto dy kategori kanë trajtim të diferencuar.



A mund të ndodhë që të tatohet truri më shumë se sa malli, në një vend si Shqipëria ku largimi i trurit është një problematikë e thellë prej vitesh? A mund të ndodhë kjo në situatën ku prej disa vitesh nga vendi po largohet pikërisht shtresa e mesme për të punuar në emigrim?”, deklaron Cepani.

Deklarata e plotë e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”:

Prej tashmë disa muajsh Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka reaguar në lidhje me ndryshimet ligjore përsa i përket tatimit mbi të ardhurat e profesioneve të lira.

Që në nisje të këtyre ndryshimeve, megjithëse nga Qeveria aktuale ishte premtuar se nuk do të kishte tatim të këtyre kategorive deri në vitin 2029, jo vetëm që ky premtim nuk u mbajt, por pati edhe mungesë transparence në mënyrën dhe procedurën në bazë të së cilës do të funksiononte ky tatim.

Në bazë të këtij ndryshimi që hyri në fuqi në Janar 2024 dhe përmes një udhëzimi të Drejtorisë së Tatimeve në muajin Prill 2024, mbi 29.000 mijë profesionistë të lirë, të regjistruar si persona fizikë sipas legjislacionit përkatës, u përballën këto ditë me fatura të larta të tatimit përmes vlerësimit paraprak të të ardhurave dhe parashikimit të kompensimit të shpenzimeve në vitin në vijim.

Ky ndryshim ligjor dhe procedura e ndjekur për vjeljen e këtij tatimi paraqet disa problematika të thella të cilat nuk mund të anashkalohen:

  1. Pabarazia fiskale

Në Nenin 69 gërma “dh” te ligjit nr. 29/2023 është përcaktuar si rregull i përgjithshëm, për i) individët tregtarë, ii) të vetëpunësuarit dhe iii) entitetet me të ardhurat bruto deri 14 milion lekë në vit, një normë tatimi mbi të ardhurat 0%, duke përjashtuar nga ky rregull kategorinë e të vetëpunësuarve dhe entiteteve që furnizojnë shërbime profesionale

Diskriminimi i këtij parashikimi ligjor paraqitet në dy mënyra:

  1. Një i vetëpunësuar që zhvillon një aktivitet tregtar tatohet me normë tatimore 0 %, ndërsa një i vetëpunësuar tjetër që ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve profesionale, ka detyrim tatimor në formën e tatimit mbi të ardhurat në masën 15% deri 14 milion lekë fitim dhe 23% për fitime mbi 14 milion lekë. Pra, ndonëse statusi juridik është i njëjtë, në raport me shtetin, këto dy kategori kanë trajtim të diferencuar.

A mund të ndodhë që të tatohet truri më shumë se sa malli, në një vend si Shqipëria ku largimi i trurit është një problematikë e thellë prej vitesh? A mund të ndodhë kjo në situatën ku prej disa vitesh nga vendi po largohet pikërisht shtresa e mesme për të punuar në emigrim?

  1. Ky diskriminim vijon më tej kur profesionet e lira qe ushtrojnë aktivitet në të njëjtën fushë (për shembull kontabilistë ose avokatë) të cilat kanë status juridik të ndryshëm, kanë trajtim tatimor të ndryshëm. Pra, një avokat person fizik paguan 15% – 23 % tatim mbi të ardhurat, ndërkohë që nëse marrim një rast konkret , një studio avokatie në formën e një SHPK paguan vetëm 15% tatim mbi të ardhurat. Diskriminim qe hedh poshtë edhe ndarjen dhe parimin e ligjit i cili është i ndërtuar mbi konceptin e përgjegjësisë që kanë ortakët ndaj shoqërisë me parimin, përgjegjësi e lartë – fitim i lartë (rasti i personave fizikë) & përgjegjësi më e ulet – fitim më i ulët (rasti i shoqërive tregtare të cilave u ngarkohet dhe tatimi mbi dividentin).
  2. Duke llogaritur tatimin mbi fitimin, mbi shpenzimet faktike të deklaruara në vitin paraardhës, nuk është marrë në konsideratë zbritja e 30% të shpenzimeve fikse, duke e rritur artificialisht pagesën aktuale të tatimit dhe fashën e përqindjes përkatëse, për vitin 2024, duke krijuar një barrë ekonomike të panevojshme tek taksapaguesit.
  3. Duke qenë produktiviteti një nga problemet kryesore të ekonomisë shqiptare, Shqipëria sot ka nevojë urgjente për politika për thithjen e trurit, për mbështetjen e profesionistëve të lirë dhe jo për ngarkimin e tyre me procedura tatimore të paqarta dhe diskriminuese.
  4. Legjislacioni tatimor i paqëndrueshëm është një nga problemet kryesore të ekonomisë dhe nuk mund të jetë një përpjekje e vazhdueshme për të goditur shtresat që janë motorë të ekonomisë, ndërkohë që pasojat i vuajnë konsumatorët të cilët janë hallka kryesore që do të pësojë rritjen e e cmimeve për këto shërbime dhe pamundësinë për t’i përballuar ato. Kjo do të çojë padyshim në frenimin e mëtejshëm të ekonomisë në vend të nxitjes së nevojshme për investime, për inovacion dhe për krijimin e vendeve të punës.

Politikat fiskale duhet të bazohen mbi parimet e qëndrueshmërisë, barazisë dhe kontributit për zhvillimin e shtetit, si dhe krijimin e një partneriteti real dhe frytdhënës mes taksapaguesve që paguajnë dhe një shteti që i përkthen këto të ardhura në shërbime konkrete për qytetarët.

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, ekspertët dhe profesionistët e lirë të cilët preken nga kjo procedurë dhe do të vijojë me mbështetjen e tyre dhe me të gjithë hapat e nevojshme për ta adresuar dhe zgjidhur këtë problematikë.

TRURI NUK DUHET TË TATOHET MË SHUMË SE MALLI!

Etiketa: aktualitet
Pas

Pritet ulje e çmimeve të ushqimeve, janë shtuar furnizimet kryesisht me grurë dhe misër

Para

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! – Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik

Para
Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! – Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! – Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar