• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rënia e pandalshme e euros, çfarë pritet të ndodhë me monedhën europiane?

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Rënia e pandalshme e euros, çfarë pritet të ndodhë me monedhën europiane?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Euro po njeh rënie të reja çdo ditë, duke iu afruar me shpejtësi kuotës së 100 lekëve. Në fund të kësaj jave, monedha europiane ka zbritur në 101.2, pasi njohu oshilacione të forta. Kursi i këmbimit të euros preku nivelin më të ulët vjetor ditën e hënë, duke zbritur deri në nivelin e 100.78 lekëve. Siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, rënia e shpejtë është pasuar nga një rimëkëmbje e shpejtë dhe euro ka rifituar afërsisht një pikë, duke u pozicionuar në 101.2 lekë. Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, monedha europiane ka humbur mbi 10 për qind. Kujtojmë që në prill të vitit të kaluar, valuta e fortë shkëmbehej me 112.9 lekë.



Ndërkohë që mesatarja e tremujorit të parë të këtij viti, për monedhën europiane është 103.7 lekë. Zhvlerësimi i euros, monedhës së dytë më të përdorur në vend, vijon tashmë prej shumë kohësh, çka tregon për një forcim të qëndrueshëm të lekut në afatgjatë. Rënia e monedhës europiane është përshpejtuar veçanërisht pas vitit 2021 dhe duket e pandalshme tashmë.

Por pse po bie euro? Kursi i këmbimit ndodhet aktualisht nën presionin e tre faktorëve: ofertës së lartë monetare në euro; ofertës së ulët monetare në lek dhe situatës gjeopolitike.

Sasia e euros në qarkullim është e madhe, për shkak të futjes së saj nga buime formale dhe informale. Kanalet informale kanë ekzistuar gjithmonë dhe askush nuk e mat dot sesa shtë sasia e valutës që futet në vend dhe që si burim ka aktivitetet e paligjshme.

Të matshme janë vetëm burimet formale, nga të cilat ka pasur rritje të euros që është futur. Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse, që e ka ulur kursin e këmbimit të euros në nivelet më të ulëta historike.

Me sezonin turistik në prag, sasia e euros në qarkullim pritet të rritet ndjeshëm, çka do të ushtrojë presion për rënie e mëtejshme të vlerës së saj. Nga ana tjetër, edhe oferta monetare në lek është e dobët, ndërkohë që zhvillime gjopolitike do të ndikojnë tregjet ndërkombëtare, përfshi atë të monedhave.

Përftuesit e mëdhenj të kësaj situate janë të gjithë ata që kanë kredi në euro, importuesit dhe tregtarët, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm. Ndërkohë që me humbje janë depozituesit në euro, individët që kanë të ardhura në këtë monedhë, familjet me remitanca dhe eksportuesit.

Dhe goditja e eksporteve ka nisur tashmë të materializohet. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet u tkurrën me 22.3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, udhëhequr nga industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, atë që ndryshe njihet si fasoni.

Me pritshmëritë që euro do të bjerë në periudhën në vijim, eksportet të “vuajnë” ditë edhe më të vështira. Por një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë mund të lehtësonte situatën. Kjo edhe për faktin se hapësirat për një ndërhyrje të BSH-së në tregun valutor janë më të mëdha, duke pasur parasysh inflacionin e ulët. Nëse inflacioni do të vazhdojë të bjerë poshtë objektivit, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë të ndërhyjë për të zhvlerësuar monedhën vendase, duke tërhequr valutë nga tregu dhe duke rritur ofertën monetare në lekë.

Një lëvizje në ndihmë të euros, por që vështirë, për të mos thënë e pamundur që të sigurojë stabilitetin e saj. Përballë vërshimit të flukseve valutore dhe pakësimit të lekut në treg, perspektiva është e qartë: euro nën 100 lekë është tashmë një kufi i prekshëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

Tatimi i lartë te profesionet e lira do të shtojë evazionin, falimentimet dhe emigrimin; Pritet edhe rënia e kompanive IT

Para

Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë

Para
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë

Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar