Nga Auron Tare
Përpara largimit nga detyra ne Tiranë, Ambasadori Kinez bëri edhe një tur të fundit në jugun e Shqipërisë.
Duke qenë se ishim takuar shpesh gjatë misionit të tij, më ftoi për një darkë në Sarandë e cila mbaroi deri pas mesnatës. Duke treguar histori gazmore nga koha e miqësisë shqiptaro – kineze nuk e pamë se si kishte kaluar koha aq shpejt.
Të nesërmen Ambasadori do të shkonte ne Gjirokastër dhe më pyeti në se mund të vija me të rrugës dhe ta përcillja deri në qytet. Udhëtuam se bashku dhe diku afër fshatit Zhulat ndaluam. I tregova Ambasadorit që dikur ato pak kilometra që kishim përshkruar nga Saranda, ishte një nga rrugët më të rëndësishme Ballkanike e cila lidhte Perëndimin me Lindjen dhe anasjelltas. Afër fshatit Bajkaj i tregova me dorë se ku kishin qenë Tumat antike të Bajkaj, Tuma me një rëndësi historike europiane të cilat në emër të zhvillimit ishin rrafshuar nga rruga që ju kalonte tashmë sipër. Tumat u prishën në kohën e Berishës së dytë dhe cfare mbeti pa prishur , këtyre 10 vjetëve e tehu.
I shpjegova Ambasadorit se si rruga e famshme antike e Skërficës ishte e vetmja rrugë kalimi ku tufat e mëdha të bagëtive malore vinin në ultësirë. Rruga ku tregëtaret, karvanet, udhëtaret, ushtritë, idetë, monedhat, kripa, civilizimet vinin nga deti dhe pasi përshkonin Qafën e Skërvicës, hynin në Grykën e Kelcyrës dhe derdheshin në Maqedonine Antike dhe më përtej ne orientin e largët.
Po nga kjo rrugë erdhën mercenarët Galë të cilët në vënd që të mbronin Finiqin Antik nga Ilirët u bënë bashkë dhe e plackitën deri sa anijet e ankoruara në Gjirin e Onkezmit Antik u mbytën nga tejmbushja me plackë. Këtej erdhën elefantët e dërguar nga Aleksandri i madh për dajën e tij Molos, Aleksandrin e Epirit i cili po pregatitej për fushatën Italike. Elefantët e ardhur nga Persia e Largët u futen në anijet Molose të ankoruara në Onkezmin e lashtë dhe zbarkuan në Italinë e Jugut në të parën fushatë kundër fiseve italike.
Ndërkohe ndaluam në Kardhiq, i famshëm jo për deklarimet e një deputeti në parliament si vendi ku kundërshtarët e tij politikë kishin bërë namin duke mare leje hidrocentralesh. Por si një nga fortesat që kishte hyrë në histori si kundërshtarët e fortë të Ali Pasha Tepelenës. Por përpara se Aliu zulmëmadh ti kishte shfarosur kardhiqotët e gjorë, kjo fortesë kishte parë një tjetër ngjarje të rëndësishme historike. Zbarkimin e normanëve të cilët pasi kishin mundur Perandorin e famshëm Aleks Kommnenus afër Lumit të Mesopotamit pranë Kishës së Shën Kollit, e kishin ndjekur atë nëpër rrugën e Skerficës duke dalë në Zhulat dhe Kardhiq. Të udhëhequr nga nje prej figurave më të rëndësishme europiane, Princi i Antiokut, Bohemundi legjendar, normanët kishin fushuar për një kohë në ultësirën poshtë këmbëve të Kardhiqit dhe Zhulatit duke lënë atje një pjesë të normanëve të plagosur.
Prej këtej Bohemundi ndoqi rrugën antike nëpërmjet Këlcyrës dhe doli në ultesirat e Devollit ku pas negociatave me Komnenin u nënshkrua paqja e njohur si Traktati Normano- Bizantin i Devollit.
Ambasadori kinez i cuditur pyeti se si nuk shikonte asgjëkundi ndonjë shenjë nga këto rrëfenja historike.
Në fakt nuk ka asnjë tabelë as një shenjë as nje memorie historike për këtë copë rrugë nga Saranda në Kardhiq. 0 (dhe të imagjinosh se sa kushtoi ajo rrugë)
Ambasador, i thashë me që po largohesh nga Shqipëria nuk mund të mos e shikosh edhe një copëzë të Shqiperisë turistike aq të reklamuar këto kohë.
Ndaluam përpara kësaj godine në Kardhiq.
Ambasadori duke ja plasur të qeshurit tundi kokën.Cfarë mund të thoshte përvec se të qeshte?
Ne fakt Kardhiqi Kinez është një fenoment i cili po ndodh me shpejtësi në të gjithë Shqipërine turistike.
E gjendur perballë një vale të pa parashikuar vizitorësh, vendi është kapur i pa pregatitur, pavarësisht propagandën e madhe turistike. Me gjithe suportin mediatik vendas dhe ndërkombëtar për të vizituar Shqipërinë, ky vrull po dëmton një vend i cili ende nuk ka nje ide të qartë se cfarë kërkon të bëje në fushën e turizmit. Në Jug, fshatrat e betonit post komunist po shkatërojnë autenticitetin dhe pejsazhet historike. Në brendësi, popullata e kapur nga edhet e fitimeve të shpejta ashtu si dikur nga thirjet e Sudes dhe Xhaferit po kërkojnë të bëjnë bujtina në cdo fshat dhe shkrep malor.
I gjithë ky vrull dhe energji pozitive fatkeqësisht nuk po kanalizohet në hulli të qarta për të orientuar ata fshatarë që po shesin bagetitë për të hapur bujtina se si dhe cfarë standartesh duhet te ndjekin.
Ende sot nuk ka asnjë studim të qartë mbi kapacitet që zona të caktuara kanë për të hapur bujtina. Ky studim do ti orientonte banorët drejt ekonomive ndihmëse për bujtinat e lejuara dhe do të parandalonte konkurenca të pa nevojshme që
mund të falimenojnë në të ardhmen zona të tëra rurale.
Ende sot Shqiperia nuk ka nje model te fshatit tipik shqiptar I cili do te ndihmonte ne profilizimin dhe autenticitetin e turizmit duke krijuar brendin Shqiptar. Ashtu si ne Kardhiq ku nje banor nderton godina kineze ne nje fshat historik, ku ne Salarine e Selamit nderton si ne Holande apo ne Norvegji, ne cdo fshat te mundshem sot, cdo banor nderton akitekturen qe do. Nga Valbona, ne Theth ne Vermosh apo ne Kurvelesh arkitektuara vendase po tansformohet me shpejtesi duke krijuar nje mish mash post komunist arkitekturor. Lejimi i metejshem i kesaj papergjegjshmeria ndaj zhvillimit te vendit duhet ndaluar.
Ministria e Turizmit ne dijenine time nuk ka asnje model ne sirtar te fshatrave tipike shqiptare bazuar ne arkitekturen lokale. Model ky i cili detyron bashkite qe per cdo leje ndertimi te ndjekin ne menyre strikte keto modele. Si duhet te duket Thethi ne 100 vjetet e ardhshme? Po Valbona? Po x e keshtu me rradhe.
Kjo politike strikte e zhvillimi te turizmit nuk behet vetem per arsye historike apo estetike por ne rradhe te pare ekonomike. Nje zhvillim kaotik do ti humbte perfundimisht te gjitha shanset e zhvillimit te nje turizmi te qendrueshem per vitet qe vijne duke e future vendin ne nje kolaps ekonomik.
Mjafton te shikosh zhvillimin qe Greqia i dha nje prej zonave me rurale dhe te varfera. Zagorise greke vetem pak kilometra nga kufiri i Shqiperise.
Duke ndjekur nje politike stimuluese dhe strikte ne mbrojtje te arkitektures locale ne te njejten kohe arriti qe nga nje prej zonave me te varfera te Greqise, sot kjo krahine eshte nje nga zonat me zhvillim ekonomik te qendrueshem.
Pertej retorikes dhe sukseseve ne FB, banoret ne zonat rurale kane nevoje per lidership dhe modele suksesi. Në të kunderten shume shpejt bujtinat e stilit kinezo-dubai plot xixa do te mbushin fshatrat tona duke e kthyer kete vend ne nje eksperiment te cmendur arkitekturor dhe një falimentim të sigurtë ekonomik.