Intervistë me Jonida Këllezi, drejtore e marketingut në EasyPay
Java e dytë e muajit prill njihet si Java Globale e Parasë dhe në kuadër të kësaj jave, te gjithë jemi më shumë të prirur për të analizuar dhe vlerësuar rëndësinë e edukimit financiar. Por si e gjeti 2024-ta Shqipërinë në kuadër të edukimit dhe përfshirjes financiare? Sa njohuri kanë shqiptarët për institucionet financiare dhe produktet e tyre.
Përgjigjet e këtyre pyetjeve na i jep në intervistën e mëposhtme Jonida Këllezi, drejtore e marketingut në EasyPay, një prej institucioneve të parasë elektronike më të vjetra në Shqipëri.
Faleminderit për këtë intervistë zonja Këllezi dhe për mundësinë për të diskutuar për edukimin financiar, që është aq shumë i rëndësishëm për të gjithë.
Ju falënderoj për mundësinë që na jepni për të folur rreth një teme kaq të rëndësishme për të gjithë, vecanërisht përgjatë kësaj jave, ku fokusi i të gjithë institucioneve ka qenë më i lartë se kurrë!
Si ndër institucionet e para fintech në Shqipëri, mendoj që edukimi financiar ka zënë një vend të rëndësishëm në misionin tuaj. Po përgjatë kësaj jave, keni pasur angazhime të vecanta?
Absolutisht. Misioni i EasyPay është ai i krijimit të lehtësisë për këdo në vend në menaxhimin e financave të tyre, dhe kjo është e pamundur nëse nuk kryhet paraprakisht edukimi financiar. Që ti ftosh klientët në platformën tënde digjitale, duhet fillimisht ti tregosh atyre se cfarë është kjo platformë dhe cilat janë të mirat që përfiton nëse e përfshin atë në përditshmërinë tënde.
Edukimi dhe përfshirja finanicare në Shqipëri për ne zënë një rol të rëndësishëm dhe e shohim këtë si një process të vazhdueshëm, të integruar në proceset tona të përditshme të biznesit.
EasyPay ushtron veprimtarinë e vet nëpërmjet rrjetit të gjerë të agjentëve, rreth 550 biznese të vogla dhe të mesme kanë integruar platformën EasyPay në bizneset e tyre për të arritur atë 30% të tregut të cilët ende konsiderohen si ‘unbanked” dhe nëpërmjet kanalet web/aplikacion, për të arritur ata që janë më shumë te orientuar ndaj teknologjisë. Me të gjithë më sipër, stafi EasyPay zhvillon një sërë aktivitetesh të ndërthurrura për të krijuar sa më shumë lehtësi ne aksesimin e platformës Digjitale EasyPay apo edhe produkteve të tjera bankare që klientët përdorin.
Mendoj që gjithëkush, pavarësisht formimit dhe rrethanave në të cilat ndodhet, Meriton të ketë akses në edukim finanicar. Java globale e parasë ka në fokus pikërisht këtë, duke vendosur më shumë theks tek gjeneratat e reja…të cilët duhet të pajisen me patjetër me aftësitë e duhura për të pasur mundësi që në të ardhmen të dinë të menaxhojnë sa më mirë financat e veta personale, fillimisht!
A mund të ndani disa shëmbuj specific që ju keni përdorur për të promovuar edukimin financiar në Shqipëri?
Përgjatë viteve kemi rritur burimet tona në këtë drejtim. E kemi nisur me tutorial të thjeshtë në rrjetet sociale, shkrime e artikuj në media për tregun masiv, dhe kemi vijuar me seanca të përqëndruara me grupe më të vogla klientësh apo klientësh potencial, sic janë seminaret, konferencat, panelet e diskutimit, dokumentarët, praktikat profesionale, orët e hapura në auditore apo edhe konsulencat në ndërtimin e kurrikulave në shkollat e mesme profesionale apo ato të larta në kryeqytet.
Ky ka qenë një proces i vazhdueshëm mësimi edhe për ne, dhe nga viti në vit edhe ne jemi përshtatur me kërkesat që na kanë ardhur nga grupet tona të interesit. Kemi përshtatur prezantimet apo mënyrën tonë të komunikimit, materialet vizuale të reklamave tona apo edhe shërbimet që ne ofrojmë për klientelen tonë (B2B dhe B2C).
Përgjatë viteve të fundit kemi lidhur partneritete edhe me qëndra ndërkomëbtare të edukimit, sic është Center for Education, Technology and Entrepreneurship CEFTE, nëpërmjet të cilës u japim mundësi audiencës shqiptare që të ndjekë klasa online, të cilët drejtohen nga lider të tregut ndërkomëbtarë në sektorin technologjik financiar.
Po përgjatë kësaj Jave Globale të Parasë, cili ka qenë kontributi juaj? Keni bashkëpunuar me shkolla apo komunitetin në përgjithësi?
Bashkëpunimi është pikërisht fjala kyce përgjatë procesit tonë të rritjes së përfshirjes financiare në vend. I jemi falënderues të gjithë institucioneve arsimore në vend që na kanë bërë pjesë të auditorëve të tyre, organizatave të ndryshme, si Junior Achievement psh, apo edhe bizneseve /agjentëve bashkëpunëtorë tanët të cilët janë aktiv në cdo trajnim apo seminar që ne zhvillojmë qoftë për cështje teorike apo praktike, specifike me platformën tonë. Përgjatë rrugëtimit tonë 14 vjecar në Shqipëri kemi bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me secalin prej tyre, për të siguruar edukimin finanicar tek të gjithë.
Konkretisht përgjatë kësaj Jave Globale të Parasë ishim të kënaqur që u bëmë pjesë e një conference të organizuar mjaft mirë nga MInistria e shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkëpunim me Visa dhe Aflatoun International. Kjo konferencë bëri bashkë të gjithë aktorët e duhur për të rritur edukimin financiar në vend dhe ishim mjaft të nderuar që patëm mundësi të përfshiheshim dhe të ndanim eksperiencën tonë si një aktor tashmë i rëndësishëm në sektorin financiar shqitpar. Institucionet fintech kanë potencial për të kryer një revolucion në edukimin financiar, duke krijuar produkte e shërbime të personalizuara me nevojat e tregut, dhe të aksesueshme për të gjithë.
Me zhvillimin e vazhdueshëm të teknologjisë, do të zhvillohen edhe teknikat e edukimit dhe përfshirjes finanicare. Në fokusin tonë në të ardhmen janë teknikat e edukimit në moshë të hershme, për të rritur kështu besimin dhe pavarësinë e të gjithëve në Shqipëri. Edukimi financiar duhet të jetë pjesë e padiskutueshme e kulturës së të rinjve në Shqipëri!