• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Alarmi i Jorida Tabakut: Profesionet e lira në rrezik, po mbitaksohen padrejtësisht

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Alarmi i Jorida Tabakut: Profesionet e lira në rrezik, po mbitaksohen padrejtësisht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku ka dhënë alarmin se profesionet e lira janë në rrezik nga mbitaksimi që po u bëjnë tatimet. Kjo pasi ditët e fundit profesionistët e rinj janë përballur me fatura të kripura të tatim-fitimit që duhet të parapaguajnë si rrjedhojë e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, i cili i takson ata në masën 15 %. Por faturat që këto biznese duhet të paguajnë i kapërcejnë 40% të tatim fitimit, pasi administrata tatimore deklaron se zbritjen e shpenzimeve që ligji parashikon, do ta bëjë vitin e ardhshëm.

“Në ndërkohë që grupi parlamentar i PD dhe disa grupe të tjera interesi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për të rrëzuar Ligjin e Tatimit të Profesionistëve të lirë dhe gjithashtu edhe pezullimin e tij deri në një vendimmarrje të gjykatës, Drejtoria e Tatimeve ka nisur një udhëzim nr 26 që i detyron profesionistët e lirë të paguajnë deri në 40% apo dhe 50% të fitimit të tyre me premtimin që mot qeveria do t’ua kthej nëse kanë shpenzuar më pak.

Udhëzimi në fjalë është tërësisht i paligjshëm dhe në raport me Ligjin e Tatimit mbi Profesionistët e lirë që në fakt i garanton këto profesionistë që 30% e shpenzimeve do t’u njihen”, theksohet në qëndrimin e deputetes Tabaku në rrjetet sociale.

Jorida Tabaku, deputete e opozites

Postimi i plotë:

Profesionet e lira në rrezik!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një sistem i padrejtë gjithmonë ngrihet mbi ligje që krijojnë padrejtësi dhe mbahet me udhëzime që e thellojnë edhe më tej këtë padrejtësi.

Në ndërkohë që grupi parlamentar i PD dhe disa grupe të tjera interesi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për të rrëzuar Ligjin e Tatimit të Profesionistëve të lirë dhe gjithashtu edhe pezullimin e tij deri në një vendimmarrje të gjykatës, Drejtoria e Tatimeve ka nisur një udhëzim nr 26 që i detyron profesionistët e lirë të paguajnë deri në 40% apo dhe 50% të fitimit të tyre me premtimin që mot qeveria do t’ua kthej nëse kanë shpenzuar më pak.

Udhëzimi në fjalë është tërësisht i paligjshëm dhe në raport me Ligjin e Tatimit mbi Profesionistët e lirë që në fakt i garanton këto profesionistë që 30% e shpenzimeve do t’u njihen. Mirëpo, padrejtësia dhe paligjshmëria e këtij udhëzimi janë po ashtu një provë tjetër në dorën tonë duke qenë se ky udhëzim transmeton ekzaktësisht natyrën e qeverisë dhe të ligjit; padrejtësinë dhe mungesën e parashikueshmërisë.

Do të mjaftonte vetëm natyra e këtij udhëzimi për të përmbushur ekzaktësisht fytyrën, natyrën dhe sistemin e kësaj qeverie; mbitaksimi i shtresës së mesme dhe përdorimi i taksave të tejngritura për këtë shtresë ashtu që të paguhen milionat e arbitrazhit, rrugëve të florinjta, koncesionet e kryebashkiakëve të korruptuar apo dhe inceneratorit.

Harbutarëia me të cilën u merren paratë e djersës dhe mundit xhepave të shqiptarëve, arroganca në trajtimin e atyre që punojnë, është sikur mendojnë se janë të paprekshëm. Prandaj koha nuk pret!

Etiketa: aktualitet
Pas

A pastrohen më pak para? Numri i procedimeve penale prek nivelin më të ulët në pesë vjet

Para

Ngadalësohet rritja e të ardhurave, ja taksat që ndikuan

Para
Ngadalësohet rritja e të ardhurave, ja taksat që ndikuan

Ngadalësohet rritja e të ardhurave, ja taksat që ndikuan

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar