• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

A pastrohen më pak para? Numri i procedimeve penale prek nivelin më të ulët në pesë vjet

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
A pastrohen më pak para? Numri i procedimeve penale prek nivelin më të ulët në pesë vjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i procedimeve penale të prokurorisë për veprën penale të pastrimit të parave pësoi rënie vitin e kaluar.

Sipas raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm, për vitin e kaluar numrii i procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale pësoi rënie me 35%, duke zbritur në 158, nga 244 të regjistruara një vit më parë.



Koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2023 zbriti në 5,72, ndërsa në vitin 2022 ka qenë 8,73. Gjithashtu, në krahasim me vitin 2022 pati ulje të procedimeve të dërguara në gjykatë nga 27 në 14. Rënie pësoi edhe numri i të pandehurve të regjistruar, nga 40 në 15, numri i të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë (nga 43 në 27) dhe numri i të pandehurve të dënuar nga gjykata (nga 31 në 22).

Sipas shpërndarjes gjeografike, qarqet me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara për veprat penale të pastrimit të parave janë Tirana, me 25% të totalit, e ndjekur nga Vlora, me 20%, Lezha, me 11% dhe Fieri, me 10%.

Veprat penale të përfshira në këtë grup në masën dërrmuese dominohen nga vepra penale e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Numri i procedimeve për këtë vepër penale gjatë vitit të kaluar arriti nivelin më të ulët në pesë vitet e fundit.

Shifrat që raporton Prokuroria për procedimet penale nuk i përgjigjen perceptimit se pastrimi i parave nga aktivitete të jashtëligjshme vazhdon të jetë një fenomen shumë i përhapur në ekonominë shqiptare.

Ndërkohë që kërkesat për justifikimin e burimit të parave që hyjnë në sektorin bankar janë bërë gjithnjë e më të forta, është sidomos sektori i pasurive të paluajtshme vlerësohet se thith investime të mëdha që kanë burim të dyshimtë. Vlerësohet se këto fonde kanë mbështetur në një masë të konsiderueshme ciklin e ri të zhvillimit të këtij sektori, në vitet pas pandemisë.

Megjithatë, numri i procedimeve penale të prokurorisë pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar, fakt që vë në dyshim angazhimin e zinxhirit të institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave.

Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria doli nga statusi i monitorimit të shtuar i Task Forcës për Veprimin Financiar (FATF) ose e ashtuquajtura “lista gri” e pastrimit të parave. Përveç efektit pozitiv reputacional, dalja nga lista gri ndikon pozitivisht kryerjen e transaksioneve në sistemin financiar, sidomos të atyre ndërkombëtare./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Para

Alarmi i Jorida Tabakut: Profesionet e lira në rrezik, po mbitaksohen padrejtësisht

Para
Alarmi i Jorida Tabakut: Profesionet e lira në rrezik, po mbitaksohen padrejtësisht

Alarmi i Jorida Tabakut: Profesionet e lira në rrezik, po mbitaksohen padrejtësisht

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar