• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Turistët mbushën xhepat e qiradhënësve, por jo të shtetit – Sa para u paguan si tatim mbi qiratë gjatë vitit 2023?

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Turistët mbushën xhepat e qiradhënësve, por jo të shtetit – Sa para u paguan si tatim mbi qiratë gjatë vitit 2023?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bumi turistik i vitit të kaluar i cili solli rritjen e numrit të qytetarët që lëshonin banesat në posedim me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnB apo Booking, duket se ka rezultuar në më shumë përfitime për qiradhënësit por jo për buxhetin e shtetit.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tregojnë se tatimi i arkëtuar nga qiratë në vitin 2023 është regjistruar në rreth 4.8 miliardë lekë apo 46.2 milionë euro nga afro 4.6 miliardë lekë të akumuluara një vit më parë.



Diferenca është shumë e ulët, shtuar këtu faktin se gjatë vitit 2023, edhe çmimet e qirave afatgjata pësuan një rritje të ndjeshme kryesisht në kryeqytet, por jo vetëm, çka duhet të sillte të ardhura më të larta për buxhetin e shtetit.

Por aktualisht kusht për deklarimin e kontratës së qiradhënies e kanë vetëm bizneset dhe jo individët, duke bërë që infomaliteti të jetë i lartë në këtë sektor, përpos qirave afatshkurtër të cilat kanë qenë jashtë vëmendjes së administratës tatimore.

Por sa është norma tatimore që paguhet mbi qiratë? Sipas ligjit në fuqi “për tatimin  mbi të ardhurat” ,  të ardhurat nga qiratë e pasurive të paluajtshme trajtohen si e ardhur nga investimet dhe tatimi i aplikuar në burim është 15 për qind e vlerës së qirasë mujore.

Pra nëse qiraja është në vlerën 50 mijë lekë në muaj, tatimi që duhet paguar është 7500 lekë në muaj.  Në rastin kur një individ ia ka dhënë pronën me qira një subjekti të regjistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor.

Projektligji për turizmin i miratuar së fundmi në qeveri synon ti japë zgjidhje informalitetit pasi detyron strukturat akomoduese që të deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, në të kundërt parashikohen gjoba.

Ndërsa për individët që lëshojnë prona me qira afatshkurtër përmes platformave Booking dhe AirBnB, do të duhet të marrin në ministrinë e Turizmit një certifikatë kategorizimi sipas standardeve të dhomës, apartamentit apo vilës dhe do të paguajnë detyrimet tatimore nga këto të ardhura një herë në vit nëpërmjet deklaratës të të ardhurave personale, pa qenë nevoja të pajisen me një NIPT./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Fuqizimi i energjisë bërthamore në epokën e Inteligjencës Artificiale

Para

7 gjëra që njerëzit e zgjuar s’i thonë për veten në punë

Para
7 gjëra që njerëzit e zgjuar s’i thonë për veten në punë

7 gjëra që njerëzit e zgjuar s’i thonë për veten në punë

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar