• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Samiti në Tiranë për rritjen e ekonomive të rajonit, por ku jemi me investimet e huaja?

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Samiti në Tiranë për rritjen e ekonomive të rajonit, por ku jemi me investimet e huaja?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Bashkimi Europian po jep sinjale të qarta për vendet e Ballkanit Perendimor, se integrimi duhet të jetë para së gjithash, ekonomik. Në samitin e zhvilluar në Tiranë, u prezantua Plani i rritjes, ku me këtë rast iu shtua ritmi garës për tërheqjen e investimeve në rajon. Po ku jemi ne, në këtë garë që për hir të së vërtetës, ka vite që ka nisur?

Fluksi i investimeve të huaja ka pësuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke arritur në mbi 1.3 miliardë euro në vitin 2022, që është edhe e dhëna e fundit vjetore. Ndërsa për 9 mujorin e 2023-it, ky tregues i kapërceu 1 miliardë euro, duke lënë të kuptohet se do të ruhet pak a shumë e njëjta vlerë si e 2022-it.

Por si paraqitemi ne krahasuar me vendet e rajonit?

Shqipëria renditet e dyta në rajon me rreth 1.4 miliardë euro. Vendi që është më atraktiv në rajon për investimet e huaja është Serbia me 4.6 miliardë euro, ose gati trefish më shumë se Shqipëria. Vendet e tjera të rajonit, pozicionohen shumë më poshtë përsa i përket fluksit.

Por sa të rëndësishme janë investimet e huaja për ekonomitë respektive të vendeve të Ballkanit? Varësinë më të madhe e ka Mali i zi, ku investimet e huaja përbëjnë 14.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shqipëria renditet në vendin e tretë, me 7.6% të PBB-së.

Por cilët janë sektorët ku janë përqendruar pjesa më e madhe e investimeve të huaja në Shqipëri?

Sipas të dhënave, elektroenergjetika ka marrë 25% të totalit të investimeve të huaja, pasuar nga industria nxjerrëse me 16%; shërbimet financiare dhe të sigurimit; pasuritë e paluajtshme e me radhë sektorët e tjerë.

Shoqata e Investitorëve të Huaj ka evidentuar në anketën e fundit situatën në Shqipëri dhe si e shohin tregun dhe klimën e biznesit kompanitë ndërkombëtare.

Rezulton se problemet kryesore të investitorëve të huaj janë sistemi gjyqësor; mungesa e transparencës nga qeveria; mungesa e fuqisë punëtore; legjislacioni fiskal dhe administrata tatimore./A2 CNN

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Gjysmë milionë shqiptarë të varfër, me më pak se 22.5 mijë lekë në muaj

Para

Fëmijët e nënave që punojnë, arrijnë më shumë në jetë

Para
Fëmijët e nënave që punojnë, arrijnë më shumë në jetë

Fëmijët e nënave që punojnë, arrijnë më shumë në jetë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

nga Fast News
13:45 | 16/10/2025
0

AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

nga Fast News
13:15 | 16/10/2025
0

Maratona e Tiranës, ja të gjitha rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës, ja të gjitha rrugët që do të bllokohen

nga Fast News
13:07 | 16/10/2025
0

Sa lekë harxhojmë për duhan dhe alkool? Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë, pas “veseve”

Sa lekë harxhojmë për duhan dhe alkool? Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë, pas “veseve”

nga Fast News
10:00 | 16/10/2025
0

Recent News

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

Një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, thirrje të rinjve: Bëhuni hidraulik

13:45 | 16/10/2025
AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

AKSHI sqaron qytetarët: Shërbimet në e-Albania falas, ja shërbimi i ri që shtohet

13:15 | 16/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar