• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pensioni do merret në bankë! Ja si do të funksionojë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Pensioni do merret në bankë! Ja si do të funksionojë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bankat e nivelit të dytë në vend, prej 3 prillit, detyrohen me ligj, të hapin pa asnjë tarifë, llogari bankare për disa kategori të veçanta, përfshirë pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike, në të kundërt gjobiten nga 50-250 mijë lekë. Në këtë llogari, pritet që brenda vitit të hidhen pensionet dhe çdo pagesë që marrin nga shteti kategoritë përfituese.

Nga data 3 prill 2024, të gjithë pensionistët, personat që marrin ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë, invalidët e punës, apo jetimët, do kenë mundësi të hapin një llogari pranë bankave të nivelit të dytë me kosto zero.



Ligji i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, parashikon që këto kategori të mund të kenë një llogari dhe të pajisen me një kartë bankare, përmes së cilës mund të tërheqin para, të bëjnë pagesa apo deri në 5 transferta bankare brenda vendit me tarifa zero. Kjo llogari do të jetë funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe do të shërbejë edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin.

Pensionet pritet të kalojnë nga marrja dorazi në postë, përmes hedhjes direkte në llogarinë bankare. Por ende nuk ka një datë se kur do të ndodhë ky ndryshim pasi fillimisht duhet të bëhet një udhëzim i përbashkët midis disa institucioneve. (Ministria e Ekonomisë, ajo e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta dhe Banka e Shqipërisë). Kryeministri Edi Rama ju ka vënë ultimatum bankave, që nga ky vit të jetë bërë fakt që pensionistët ta tërhiqen pagesën mujore në bankë.

Sipas ligjit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare, bankat tregtare në vend janë të detyruara të hapin llogarinë pa pagesë, por mund të refuzojnë vetëm kur rezulton se po shkelet ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, apo në rastet kur konsumatori ka një llogari tjetër ekzistuese në një bankë tjetër në Shqipëri, e cila e lejon atë të përdorë shërbimet bazike.

Në rast të refuzimit të padrejtë, qytetarët mund të ankohen pranë Bankës së Shqipërisë, e cila mund të kërkojë nga bankat e nivelit të dytë, hapjen e kësaj llogarie brenda 15 ditëve pune (pa fundjavën).

Nëse ende banka nuk hap llogarinë, ligji parashikon gjoba nga 50-250 mijë lekë. Po ashtu bankat gjobiten edhe nëse kategorive të përfshira në skemën e tarifave zero për shërbimet bazike, i refuzohen transfertat apo i vendosen tarifa.

Një nga objektivat e këtij ligji ka të bëjë me rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh, të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash./Shqiptarja.com

Etiketa: aktualitet
Pas

Deri në fund të 2024, paga mesatare në administratë do shkojë 900 euro, sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Para

Fibank Albania – Sponsor Gjeneral i Festivalit Operistik Ndërkombëtar “Marie Kraja”

Para
Fibank Albania – Sponsor Gjeneral i Festivalit Operistik Ndërkombëtar “Marie Kraja”

Fibank Albania - Sponsor Gjeneral i Festivalit Operistik Ndërkombëtar “Marie Kraja”

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar