• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ngadalësohet rritja e çmimeve. Pas 2 vitesh e gjysmë, inflacioni zbret për herë të parë në 2.6%

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ngadalësohet rritja e çmimeve. Pas 2 vitesh e gjysmë, inflacioni zbret për herë të parë në 2.6%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e cmimeve është ngadalësuar, duke e rikthyer inflacionin brenda objektivit, për herë të parë pas dy vitesh e gjysmë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, ky tregues pasi ra në 3.4 në janar, nga 4% që u mbyll 2023-shi, zbriti në 2.6% në shkurt.

Ky është niveli më i ulët, që nga tetori 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rënia e inflacionit është ndikuar dhe nga ecuria e tij në Europë, duke bërë që furnitorët të blejnë importet më lirë, ndërkohë që favorizohen dhe nga rënia e euros në tregun vendas. Eurostat njoftoi më herët se inflacioni në eurozonë ra në 2.6% në shkurt, megjithëse rënia e tij ishte më e ulët sesa pritej.

Në tregun vendas inflacioni ka zbritur poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë, duke e bërë të panevojshme shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, siç parashikohej në fund të vitit dhe siç u këshillua dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për çfarë paguam më shumë dhe më pak

INSTAT raporton se krahasuar me shkurtin e një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.9 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5 %, “Veshje dhe këpucë” me 3.4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.4 %, “Shërbimi arsimor” me 2,2 %, “Shëndeti” me 1.9 % dhe “Komunikimi” me 0.3 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1.6 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4.7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4.6 %, “mish” dhe “peshk”me 4.2 % secili, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3.6 %, “fruta” me 2.9 %, etj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndarja e Financave me Ekonominë, zv.ministrat që ndryshojnë dhe emrat e rinj që shtohen

Para

Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?

Para
Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?

Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

nga Fast News
15:30 | 10/01/2026
0

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

nga Fast News
14:36 | 10/01/2026
0

Nga detyrimi te zgjidhja: si ndihmojnë pikat EasyPay

Nga detyrimi te zgjidhja: si ndihmojnë pikat EasyPay

nga Fast News
14:33 | 10/01/2026
0

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Recent News

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

15:30 | 10/01/2026
100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

14:36 | 10/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar