• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Fondet për bujqësinë, ekspertja Esmeralda Ballesha: E nënfinancuar kundrejt rajonit, mungon vizioni për sektorin

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Fondet për bujqësinë, ekspertja Esmeralda Ballesha: E nënfinancuar kundrejt rajonit, mungon vizioni për sektorin

Esmeralda Ballesha, eksperte per bujqesine

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e financimeve dhe politikave të duhura kanë bërë që bujqësia të jetë prioritet vetëm në letër. Ekspertja e sektorit, Esmeralda Ballesha shpjegon në intervistën e mëposhtme për Fast News Economy se bujqësia shqiptare është e nënfinancuar krahasuar me vendet e rajonit dhe ka problem të shumta, që kërkojnë të trajtohen, që ky sektor të zhvillohet.

 



Sa eshte priorotet bujqesia per qeverine?

Bujqesia ngelet tanime prioritet vetem ne referencat dhe perqindjet e kontributeve qe jep ne PBB dhe ekonomine shqiptare. Nderkoh kur vjen momenti per te marre mbrapa duket se fondet dhe vemendja ndaj sektorit prioritar nuk ka qene asnjehere prioritare. Kjo u vu re dhe kete vit me fondet e alokuara ne skemen kombetare ku shuma e vendosur nuk eshte as sa 1/3 e vleres e nevojave te sektorit. Vleresim ky i realizuar nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, ku ne 2023 rezultoi se kerkesat e sektorit ishin per te pakten100 milone Euro.

Dhe tanime qe fonde alternative financimi kombetare ose nderkombetare (si IPARD) jane inegzistente, e bejne dhe me akute nevojen per financim ne kete sektor ne nje moment shume kritik, ate te pershpejtimit te procesit te anetaresimit drejt Bashkimit Europian.

Sa financohet bujqesia krahasuar me vendet e tjera te rajonit?

Gjate viteve te fundit qeveria shqiptare ka finacuar mesatarisht me 0.19% të PBB sektorin bujqesor i cili vleresohet te jete nga me te uletit ne BE dhe rajon.

Kjo eshte referuar dhe ne raportin e fundit te Bankes Boterore ku Shqiperia financonte shume me pak kete sektor duke e krahasuar dhe me vende si Bosnja Herzegovina 0.27%, Mali i Zi 0.29%, Serbia 0.36%, Maqedonia 0.56% dhe Kosova me 0.68%.

Perqindjet e uleta ne financim ndikohen dhe me shume ne nje moment kur fondet e IPARD sapo kishin filluar te kishin nje rritje ne disbursime dhe te ishin nje alternative reale per te stimuluar sektorin, dhe pse me se shumti pjesen e agroindustrise.

Shqiperia pritej te perfitonte ne periudhen 2023 – 2027 rreth 94 milione euro, te cilat do te kishin nje impakt te rendesishem ne zhvillimin e sektorit.

Nevojat jane te larta vecanerisht ne nje moment ku zhvillimi teknologjik, inovacioni dhe ndryshimet klimatike e bejne te domosdoshme investimin per te qene konkurues ne rajon dhe me gjere.

Nje problem i cili eshte bere dhe me akut vitet e fundit eshte importi i larte i produkteve ushqimore te cilat po konkurojne produktet vendase duke e bere dhe me te veshtire pozicionin e fermerit i cili ne mungese te mundesise per investime i shtohet dhe pamundesia per te tregtuar produktet ne tregun vendas.

Fondet e pakta ne dispozicion e bejne te veshtire dhe garantimin e kualitetit dhe sigurise ushqimore, te cilat jane te domosdoshme per te konkuruar produktet e huaja dhe aq me teper nese kerkohet te rritet eksporti i produkteve ‘Made in Shqiperia’.

Sa arrin te trajtoje problemet e bujqesise skema kombetare e subvencioneve?

Skema kombetare ndihmon vetem tangencialisht sektorin, duke u fokusuar kryesisht ne fermeret e vegjel dhe duke e lene larg vemendjes agrobiznesin i cili ka nje impakt te rendesishem ne ekonomi dhe ne perqindjen e eksporteve.

Ministria vazhdon te adresoje problematiken qe ka sektori ne informalitet dhe korrupsion dhe kete vit ka nje ndryshim thelbesor ne marrjen e fondeve te pakten ne nje prej skemave duke kaluar leket direkt ne llogarite e fermereve persa i perket skemes se naftes. Gjithsesi dhe pse objektivi eshte formalizimi i metejshem i fermereve, kjo do te jete nje kosto ekstra per hapjen e nje llogarie bankare e cila fillimisht do te sherbeje vetem per kalimin e ketyre fondeve. Te cilat nese fitohen do ta bejne perdorimin e llogarise vetem nje here ne vit. Do te duhen stimuj te tjere rregullues te tregut ku dhe marredheniet tregtare me grumbulluesit dhe industrine te jene te rregulluara ne kete forme ne menyre te tille qe ndikimi ne formalizim te jete dhe me i madh.

Interesante kete vit ishte vendosja e nje stimuli tjeter i cili lidhet direkt me certifikimin e fermave organike. Certifikimet ne fushen e standarteve dhe ne sigurine ushqimore do te jene dhe me te nevojshme ne te ardhmen ku dyert e bashkimit europian do te hapen por do te lene vend vetem per ato produkte te cilat garantojne cilesine e dhe standartet e duhura.

Dhe ne nje moment kur produktet tona hidhen dhe fermeret nuk po arrijne as te konkurojne ne tregun vendas vemendja ndaj nje kualiteti optimal behet dhe me e rendesishme.

Cfare masash duhen marre per zhvillimin e bujqesise?

Sektori duket se eshte ne veshtiresi dhe po paguan mungesen e vemendjes dhe nje vision te qarte per zhvillimin e tij.

Cmimet e larta ne treg vitin e kaluar, vecanerisht te nje pjese te mire te produkteve me origjine shtazore dhe joshtazore treguan se produktet tona e kane tanime te pamundur te amortizojne ndikimin direkt qe kemi nga importi.

Mungesa e investimeve nder vite ka bere qe fermat blektorale te mos egzistojne me dhe keto produkte dikur vetem kombetare tani te jene kryesisht te importuara nga vendet fqinje.

Inovacioni ne bujqesi duket inegzistent, dhe konsiderohet nje pengese me shume se nje risi e cila ne nje te ardhme te afert do duhet jo vetem per te rritur produktivitetin bujqesor por dhe per tu perballur me sfidat  klimaterike dhe mjedisore me te cilat do te perballet sektori.

Nese bekimin e dhene nga zoti me diell, uje e toke pjellore nuk arrijme ta perdorim ne kohe, bujqesia do te ngelet prioritare ne retorike por jo me ne realitet.

Etiketa: aktualitet
Pas

15 vjet UMSH/ Anastas Angjeli: Rrugëtimi për të ndërtuar një universitet elitar ka qenë jo i lehtë, por ja kemi dalë

Para

Totali i aktiveve të Fibank Albania i kaloi gjysmë miliardë euro në vitin 2023

Para
Totali i aktiveve të Fibank Albania i kaloi gjysmë miliardë euro në vitin 2023

Totali i aktiveve të Fibank Albania i kaloi gjysmë miliardë euro në vitin 2023

Të Gjitha

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

nga Fast News
11:42 | 17/05/2025
0

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

nga Fast News
11:40 | 17/05/2025
0

Recent News

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

11:49 | 17/05/2025
Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

11:45 | 17/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar