• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Vendosët të blini apartament në një projekt ndërtimi, por kompania falimenton. Çfarë mund të bëhet në raste të tilla?

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Vendosët të blini apartament në një projekt ndërtimi, por kompania falimenton. Çfarë mund të bëhet në raste të tilla?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është e mundur: makthi im është bërë realitet, kompania e ndërtimeve ka nisur procesin e falimentimit. U trishtova, shumë u trishtova.” Monika Daniels dhe bashkëshorti i saj e morën lajmin me e-mail në maj 2019. Deri atëherë ata kishin paguar pak më shumë se 300.000 euro për apartamentin e tyre që duhej të ndërtohej në një godinë të re. Në Gjermani zakonisht paguhet varësisht nga progresi në ndërtim. Çifti po kërkonte diçka që mund të shfrytëzojnë mirë kur të plaken. Ata shpenzuan kursimet e tyre për këtë, shitën madje dhe një banesë që kishin më parë.

Nëse një ndërtues falimenton, paratë humbasin. Danielsët mbeten, në kuptimin e vërtetë të fjalës, përpara një kantieri ndërtimi. Objekti mbeti në fazën e ndërtimit. 62-vjeçarja nuk ka dalë publikisht me foto. Ajo është e shqetësuar se mund të ketë një ndikim negativ në vlerën e shtëpisë së saj. Por ajo na tregoi gjithësesi historinë e saj.



“Askush nuk ka interes të vazhdojë ndërtimin”

Shumë njerëz në Gjermani aktualisht kanë probleme të njëjta si ky çift që jeton afër Frankfurtit. Nuk ka shifra të besueshme, por anulimet e ndërtimeve janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të fundit, 21.4 për qind e punimeve janë anuluar në shtator 2023. Kjo është shumë mbi nivelin mesatar prej 3.5 për qind, që tregon se ndërtimi i banesave në Gjermani është në një krizë të thellë.

Ndërrojmë vend: Një restorant gjerman i vjetër. Monika Daniels dhe bashkëshorti i saj ishin ulur këtu së bashku me rreth 60 persona të tjerë të prekur, pak kohë pasi morën lajmin për falimentimin e kompanisë. Administratori i falimentimit i kishte ftuar blerësit në një takim.

“Ai më pas tha se askush nuk ishte i interesuar të vazhdonte ndërtimin e godinës. Të vetmit që dëshironin të vazhdonim ndërtimin ishim ne, blerësit.” Monika Daniel ndalon. Ajo bashkon vetullat mbi syzet e rrumbullakëta dhe bën një fytyrë serioze. Merr frymë thellë dhe shtrëngon buzët: “Duhet të gëlltitet – e vërteta na u tha troç në tavolinë.”

Të informuar paraprakisht për rreziqet

Para se të blinte, çifti kishte folur me banka të ndryshme, me miq që ishin inxhinierë ndërtimi, me avokatë dhe u informuan për rreziqet. Daniels kishte një ndjenjë të mirë. Ndërtesa e tyre e parë ku kanë jetuar ishte gjithashtu një projekt i ri ndërtimi.

Për Krishtlindje, vëllai i Monika Daniels i dhuroi asaj dhe bashkëshortit një përkrenare dhe jelek të punëtorëve në ndërtim. Në fakt, ishte më shumë si shaka. Tani ata e përdornin rregullisht. Hyrja në kantier në fakt ishte e ndaluar, por Danielsët folën me njerëzit e sigurisë dhe u futën atje. Pas punës dhe në fundjavë, ata dokumentonin ecurinë e ndërtimit. Ku janë kabllot elektrike, bobinat e ngrohjes nën dysheme, çfarë ka ndodhur që nga vizita e fundit….

Vonesat

Çifti vuri re se puna e ndërtimit po përparonte ngadalë. Në dhjetor 2018 ata do duhej të kishin hyrë në banesën e re. Por në vjeshtën e vitit 2018, Monika Daniels filloi të nevrikosej. Kompania vazhdimisht jepte premtime. Në mes të prillit 2019 erdhi lajmi se kishte probleme likuiditeti.

“Unë u trondita në atë moment. Gjithmonë isha e shqetësuar se kompanita e ndërtimit mund të falimentonte,” kujton Monika Daniels. Pikërisht këtë rrezik ajo ua kishte përmendur bankave para blerjes. Ata i thanë asaj të mos shqetësohej dhe se ndërtimi do të vazhdonte me një kompani tjetër, nëse ajo ka probleme. Tri javë më vonë, kompania bëri kërkesë për falimentim. Nuk do të ketë ndërtime të tjera, u tha. Frika për të mbetur me një godinë të papërfunduar ishte e madhe, thotë Monika Daniels në një intervistë për DW. Pasuan shumë netë pa gjumë dhe me frikë nga falimentimi personal. Shumëkush dëgjonte rrëfimet e saj për hallet, por askush nuk qau, askush nuk ra në panik.

Administratori dha propozimet e tij për mundësitë, menaxhimin e aseteve dhe pronave. “Është e vështirë, sepse projektet e nisura nuk merren përsipër nga të tjerët”, thotë Danieli. Në fund, një firmë e arkitektëve mori rolin e drejtuesve të ndërtimit.

Ndërtimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë

Ata u detyruan të jetojnë “si studentë,” thotë Monika duke qeshur. “Kjo më kujtoi vërtet kohën kur fillova karrierën time.” Ndërsa tani në këtë moshë, ajo dhe burri i saj u vendosën në një apartament në bodrum, me 60 metra katrorë, përballë ndërtesës së re. “Ndonjëherë qeshnim kur gërmonim nëpër kutitë e mbetura”. Humori i ndihmoi ata gjatë kësaj kohe.

Ndërkohë ndërtimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Çmimet e ndërtimit po rriten. Ndërtimet kërkojnë investime të tjera. Monika punon si zëdhënëse për shtyp. Bashkëshorti është në pension, ndërsa më parë ka qenë gazetar në një gazetë të përditshme. Paratë po shpenzohen, ndaj Monika Daniel thotë: “Duhet të shtrëngonim rripat”. “Unë kam qenë kaq kursyese gjatë gjithë jetës sime, por nuk kam pritur se do të gjendemi në një situatë të tillë.”

A do ta bënte sërish?

Ndërtimi i banesës së re ka kushtuar gjithsej rreth 100.000 Euro më shumë. Ka pasur edhe shpenzime të tjera, qira dhe shpenzime për avokatin. A do ta bënte sërish të njëjtën? Ajo nuk ka ndonjë përgjigje të saktë. Por më nuk do ta shiste kurrë pronën e saj për të blerë ndonjë pronë të re.

Ëndrra bëhet realitet

Por në një ditë me diell në gusht 2021, familja Daniels kalon në apartamentin e ri. Monika Daniels ishte në punë kur e morën lajmin. I shoqi vendosi shtratin në apartamentin e ri dhe e surprizoi. Në mbrëmje mund të shikoni perëndimin e diellit mbi malet Taunus nga tarraca juaj. Por ajo që ka kaluar me burrin ishte një peripeci shumë e madhe. Megjithatë tërë kohën janë përpjekur t’i japin zemër njëri-tjetrit. Monika pranoi intervistën me DW sepse donte të inkurajonte njerëzit në Gjermani, që janë të prekur nga falimentimet e kompanive të ndërtimit.

Në fund, makthi u kthye në një ëndërr të bukur: “Tani kemi një apartament të mrekullueshëm dhe kjo ëndërr u bë realitet”./DW

Etiketa: aktualitet
Pas

Boom-i i kredisë, kush po merr sot borxh?

Para

Sa orë në ditë duhet punuar që të jemi produktivë?

Para
Sa orë në ditë duhet punuar që të jemi produktivë?

Sa orë në ditë duhet punuar që të jemi produktivë?

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar