• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

Srategjia e Agroturizmit me fokus tek gratë, tokë pa taksa dhe garanci për kreditë

nga Fast News
1 year më parë
në Barazia Gjinore
0
Srategjia e Agroturizmit me fokus tek gratë, tokë pa taksa dhe garanci për kreditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit me asistencën e UN Women për integrimin e grave të zonave rurale në tregun e punës dhe biznes, qeveria ka reflektuar. Në Strategjinë për Zhvillimin e Agrobiznesit, që është hedhur për konsultim publik fokusi vihet tek gratë dhe të rinjtë. Gratë shihen si një potencial i madh për zhvillimin e agroturizmit dhe kryesisht bizneseve në këtë sektor të rëndësishëm, të lidhur ngushtë me bujqësinë dhe turizmin.





“Fuqizimi i grave luan një rol strategjik në zhvillimin e agroturizmit, “turizmin e eksperiencës” dhe në zinxhirin e shkurtër të furnizimit. Duke marrë parasysh përbërjen familjare në ferma dhe llojin më të përhapur të bujqësisë tradicionale në territorin shqiptar, gratë konsiderohen si “thesare” të vërteta të njohurive për përpunimin e produkteve dhe përdorimet tradicionale të prodhimit vendas”, theksohet në Strategjinë e Agroturizmit.

Në këtë dokument vihet theksi tek barazia gjinore, nëpërmjet zbatimit të lehtësive, duke sjellë edhe përvojat ndërkombëtare.

“Përvojat e huaja tregojnë edhe një prirje të madhe të popullsisë femërore për aktivitete edukative dhe sociale, të cilat kjo strategji synon t’i zbatojë në zhvillimin shumëfunksional të fermave. Për këtë arsye, agroturizmi mund të jetë një instrument për të promovuar të drejta dhe mundësi të barabarta për gratë, duke krijuar sipërmarrje dinamike, unike, të orientuara drejt zinxhirit të furnizimit , të cilat kanë një vlerë të lartë për zhvillimin social të komuniteteve dhe fshatrave. Gratë dhe të rinjtë duhet të jenë objekt synimi përmes masave specifike të financimit për të minimizuar vështirësitë e këtyre grupeve për të aksesuar kreditë bankare dhe për të nxitur zhvillimin ndërbreznor”, theksohet në Strategji.

Masat që propozohen për gratë:

Startegjia për zhvillimin e agroturizmit parashikon disa masa për të nxitur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe hapjen e bizneseve në këtë degë të ekonomisë. Ndër masat kryesore janë promovimi i heqjes së taksave për blerjen e tokave; promovimi i garancive shtetërore të pjesshme për huatë lidhur me investimet nga gratë për agroturizmin social dhe edukativ; realizimi i një studimi për sistemin e punësimit të grave në fushën e bujqësisë dhe për ndikimin e politikave që synojnë fleksibilitet më të lartë të tregut të punës lidhur me bujqësinë, përmes modeleve sezonale të punësimit për të rinjtë dhe gratë, në kombinim me politikat e tatimit dhe kontributet e sigurimit shoqëror.

Gjithashtu, parashikohet promovimi i rregulloreve të sigurisë në punë përmes stimujve për trajnimin dhe blerjen e pajisjeve të mbrojtjes personale për ata që punësojnë gratë.

Strategjia parashikon edhe objektiva të qarta përsa i përket aktivizimit të grave. Kështu, pritet që numri i grave biznesmene të arrijë në 45% brenda vitit 2025 dhe 55% brenda vitit 2027. Ndërkohë që numri i grave të punësuara në sektorin e agroturizmit të arrijë në 60% brenda vitit 2025 dhe 65% brenda vitit 2027.

Strategjia e Agroturizmit me fokus gratë vjen pas rekomandimeve të qarta që janë bërë për integrimin e tyre në tregun e punës dhe sipërmarje nga KLSH dhe Un Women. Kjo pasi gratë janë një potencial shumë i madh, me përfitime për ekonomitë familjare dhe ekonominë e përbashkët.

Etiketa: aktualitet
Pas

Truke sesi të përmirësoni aftësitë tuaja të shitjes

Para

Boom kredish në dhjetor, viti mbyllet me 14.5% më shumë financime për ekonominë nga bankat

Para
Boom kredish në dhjetor, viti mbyllet me 14.5% më shumë financime për ekonominë nga bankat

Boom kredish në dhjetor, viti mbyllet me 14.5% më shumë financime për ekonominë nga bankat

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar