• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritja e çmimeve ende rrezik për ekonominë, BSH: Presionet inflacioniste mbeten të larta

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Rritja e çmimeve ende rrezik për ekonominë, BSH: Presionet inflacioniste mbeten të larta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse inflacioni ka pësuar rënie gjatë vitit 2023 dhe në janar të këtij viti zbriti në 3.6%, sërish rritja e çmimeve mbetet një rrezik potencial për ekonominë. Kjo për shkak të varësisë shumë të madhe nga mallrat e importit dhe ekspozimit nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Banka e Shqipërisë ka vlerësuar në Raportin e Politikë Monetare se presionet inflacioniste mbeten të larta. “Presionet inflacioniste nga ekonomia vendase kanë ardhur në rënie, por ato mbeten gjithsesi të larta dhe jo konsistente me objektivin tonë të stabilitetit të  çmimeve. Këto presione pasqyrojnë si kërkesën e lartë për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e shpejtë të pagave e të kostove të prodhimit. Informacioni i ri tregon një ecuri më të mirë të ekonomisë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 dhe rritjen e saj me 3.5% në tremujorin e tretë”, theksohet në raportin e Politikës Monetare.

Sipas institucionit mbikëqyrës bankar, inflacioni mesatar i vitit 2023 zbriti në nivelin 4.8%, nga 6.7% një vit më  parë. Rënia e inflacionit u diktua nga stabilizimi i çmimeve të ushqimeve dhe  të  naftës  në  tregun  botëror,  mbiçmimi  i  kursit  të  këmbimit  dhe  normalizimi  i  qëndrimit të politikës monetare.

“Megjithatë, rënia e inflacionit ishte relativisht e shpejtë deri në mesin e vitit 2023, në pasqyrim të stabilizimit të çmimeve të lëndëve të para në tregjet botërore, dhe vijoi e ngadaltë në muajt pasues, si  pasojë  e  qëndrueshmërisë  së  presioneve  të  brendshme  inflacioniste. Parashikimet për të ardhmen sugjerojnë një rritje të vazhduar të ekonomisë dhe kthim të inflacionit në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2024. Kthimi i inflacionit në objektiv pritet të mbështetet nga një reduktim i lehtë i ritmit të Shqipërisë rritjes së kërkesës agregate gjatë vitit 2024, çka do të mundësojë një balancim më të mirë të saj me ofertën dhe do të lehtësojë presionet në tregun e punës”, thekson Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, kthimi në normalitet I inflacionit do të ndihmohet nga reduktimi i mëtejshëm i inflacionit në tregun e huaj dhe nga qëndrueshmëria e pritur e kursit të këmbimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Doni të blini një shtëpi? Ish ministri i Financave, Arben Malaj jep këto këshilla për qytetarët

Para

Rikthehen bastet sportive/ Socialistët miratojnë në vetëm 15 minuta ligjin e shumëdebatuar

Para
Rikthehen bastet sportive/ Socialistët miratojnë në vetëm 15 minuta ligjin e shumëdebatuar

Rikthehen bastet sportive/ Socialistët miratojnë në vetëm 15 minuta ligjin e shumëdebatuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

nga Fast News
17:51 | 02/02/2026
0

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

nga Fast News
17:07 | 02/02/2026
0

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

nga Fast News
17:05 | 02/02/2026
0

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

nga Fast News
16:51 | 02/02/2026
0

Recent News

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

17:51 | 02/02/2026
Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

17:07 | 02/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar