• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Punësimi në sektorin bankar arriti nivelin më të lartë historik në 2023

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Punësimi në sektorin bankar arriti nivelin më të lartë historik në 2023
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2023, bankat raportonin 7024 të punësuar, në rritje me 4.3% krahasuar me një vit më parë.

Punësimi në sektorin bankar është rritur për të pestin vit radhazi dhe ka kaluar nivelin e mëparshëm më të lartë, që ishte regjistruar në vitin 2016. Në atë periudhë, nisi cikli i shitblerjeve dhe i bashkimeve mes bankave tregtare, që solli shkurtimin e rreth vendeve të punës gjatë tre viteve në vazhdim.



Përqendrimi solli dublime të pozicioneve të punës, por edhe të shtrirjes së rrjetit të degëve, çka çoi në mënyrë të paevitueshme shkurtime të stafit.

Pjesërisht, punësimi u ndikua negativisht edhe nga frenimi i strategjisë së zgjerimit të rrjetit të degëve dhe fokusit të shtuar drejt automatizimit të shërbimeve. Por, pasi konsolidimi i sektorit bankar e kaloi fazën kryesore, punësimi në sektorin bankar iu kthye rritjes, duke filluar nga viti 2020.

Megjithëse numri i bankave është ulur pas vitit 2018 dhe tashmë ka zbritur në 11, bankat që kanë dalë nga procesi i konsolidimit duken më konkurruese dhe me një fokus më të madh në zgjerimin e aktivitetit.

Rritja e punësimit, së bashku me presionet e tregut për rritjen e pagave, sollën edhe një rritje të mëtejshme të shpenzimeve për personelin. Sipas të dhënave paralele të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2023 shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 15.7 miliardë lekë, në rritje me 20.6% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, numri i degëve të bankave vazhdoi rënien edhe vitin e kaluar. Në fund të 2023, bankat raportonin 385 degë, në rënie me 2.8% krahasuar me një vit më parë. Por, pavarësisht tendencës disavjeçare për të ulur numrin e degëve dhe agjencive, punësimi në sektorin bankar është mbështetur nga ecuria pozitive e biznesit dhe nga zgjerimi i shërbimeve të bankingut në distancë.

Rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në degë, por ajo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe një cikël të natyrshëm të rritjes së biznesit. Gjithashtu, rritja e aktivitetit, performanca e mirë financiare dhe rezultatet fitimprurëse po mbështesin një zgjerim të vazhdueshëm të punësimit.

Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se totali i aktiveve të sektorit bankar arriti në 1.97 trilionë lekë, në rritje vjetore me 5.3%. Ndërsa fitimi neto i sektorit bankar për vitin 2023, mbështetur në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, arriti vlerën rekord prej 28.5 miliardë lekësh, në rritje me 19.5% krahasuar me vitin 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonomi, por rritja e pagës mesatare u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin III 2023. Në fund të kësaj periudhe, paga mesatare në këtë sektor arriti në pothuajse 133 mijë lekë në muaj, në rritje vjetore me 1.4%./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

NOA 25 vite kontribut në ekonominë shqiptare

Para

Muzika, leximi, ushtrimet… rrisin nivelin e inteligjencës

Para
Muzika, leximi, ushtrimet… rrisin nivelin e inteligjencës

Muzika, leximi, ushtrimet… rrisin nivelin e inteligjencës

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar