• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Protesta e autoshkollave për rritjen e çmimit, reagon DPSHTRR: S’ka bojkot, po punohet normalisht

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Protesta e autoshkollave për rritjen e çmimit, reagon DPSHTRR: S’ka bojkot, po punohet normalisht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar ndaj protesës së autoshkollave për rritjen e cmimit të patentave. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, DPSHTRR bën të ditur se në bazë të të dhënave statistikore dhe monitorimit të ecurisë së shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale, konfirmon se shërbimet për lejet e drejtimit kanë vijuar normalisht.

“Gjatë ditës së sotme, pjesëmarrja për regjistrime, testime teorike dhe praktike, ritestime, rinovim leje drejtimi si dhe për çdo shërbim tjetër që ofrohet pranë sporteleve tona, është e njëjtë me çdo ditë tjetër pune. Lidhur me pretendimet dhe “bojkotin” e disa autoshkollave, sjellim në vëmëndjen tuaj, se nuk kemi të bëjme me rritje të çmimit por për rishikim dhe indeksim të tarifave të shërbimeve të lejedrejtimit, të cilat nuk ishin ndryshuar prej 23 vitesh (ku rezulton që tarifat aktuale janë të miratuara nga viti 2001 e në vijim)”, theksohet në njoftim.

DPSHTRR sqaron se ky rishikim tarifash vjen si rrjedhojë e ndryshimeve ligjore të miratuara në dakordësim me grupet e interesit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe të standarteve të përcaktuara nga direktivat e bashkimit europian, për ofrimin e shërbimeve për lejet e drejtimit. Për arritjen e këtyre standarteve, DPSHTRR ka investuar në infrastukturë, modernizimin e proceseve të shërbimit që lidhen me autoshkollat dhe kursantët për leje drejtimi, në thjeshtëzimin dhe harmonizimin e këtyre procedurave si dhe shtimin e zyrave të shërbimit për të qenë sa më pranë qytetarëve.

Sa më sipër “bojkoti” i autoshkollave, në të vërtetë është vetëm një paqartësi e një grupimi shumë të vogël i subjekteve autoshkollë, ndërsa tarifat e indeksuara dhe të miratuara janë të pasqyruara në rubrikat përkatëse në faqen zyrtare të DPSHTRR-së, www.dpshtrr.gov.al.

Etiketa: aktualitet
Pas

Miratohen ndryshimet në ligjin për tenderat, prekin shoqatat jofitimprurëse

Para

Punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës, devijohet për 8 ditë trafiku

Para

Punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës, devijohet për 8 ditë trafiku

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar