• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Plani ynë për të ofruar kontrata afatgjata dhe ekonomike për të liberalizuarit”

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
“Plani ynë për të ofruar kontrata afatgjata dhe ekonomike për të liberalizuarit”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Flet Enea Karakaçi, administrator i OSHEE Group

Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group, po synon që të mbajë pjesën e saktë të tregut për bizneset në treg të lirë.



Duke e parë këtë si një marrëdhënie të pastër biznesi, ku ka kërkesë dhe ofertë, FTL po sheh alternativat e saj për të ofruar një çmim konkurrues përballë dhjetëra furnizuesve të tjerë.

Në një intervistë për “Monitor”, administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, shpjegoi se ku ndodhemi sot me këtë fazë të re të liberalizimit, ku 2150 biznese të lidhura në tension 20 kv janë në treg të lirë, qasja për çmim konkurrues dhe kontrata afatgjatë me këtë grup, si dhe mënyra sesi do të vijojë liberalizimi në fazat e tjera të tij.

 

OSHEE njoftoi në fund të dhjetorit se mbi 2 mijë biznese të lidhura në tension 20kV do të dilnin në treg të lirë për të siguruar të vetëm energjinë me çmimet e tregut. Si ka ecur procesi në javët e para të janarit?

Janë 2150 kontrata konsumatore, të lidhura në nivel të tensionit 20kV dhe rreth 70 kontrata të lidhura në nivel tensioni 35kV, të cilat bazuar në Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me Nr. 217, datë 29.12.2023, dalin në treg të liberalizuar dhe duhet ta sigurojnë energjinë me anë të kontratave të negociuara lirisht midis konsumatorit dhe furnizuesit.

Deri tani që flasim, asnjë nga këta konsumatorë nuk ka deklaruar ndonjë furnizues tjetër dhe të gjithë furnizohen nga OSHEE Group, me anë të kompanisë FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë).

 

Sa biznese të lidhura në tensionin 20kV furnizohen aktualisht nga Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe çfarë përmban kontrata e furnizimit?

Të gjithë konsumatorët si më lart, të lidhur në nivel tensioni 35kV dhe 20kV vijojnë të furnizohen nga OSHEE Group me anë të kompanisë FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë). FTL, njëkohësisht bazuar në VKM 398, datë 09.06.2022, është dhe lideri i grupit më të madh të balancimit në vend, që operon sipas rregullave të tregut të balancimit.

FTL do tu ofrojë të gjithëve kontrata afatgjata 1-vjeçare dhe të konkurrueshme. Kohëzgjatja e kontratës është kërkesë e vet biznesit, e shprehur në takimet konsultative, pasi garanton qëndrueshmëri në aktivitetin ekonomik të tyre.

Njëkohësisht FTL është e ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik për blerjen e energjisë nga Burimet e Rinovueshme të Energjisë (HEC, Solar, Eolik), dhe kanalizimin e kësaj energjie për mbulimin e humbjeve të OSSH sh.a. dhe Furnizimin e klientëve të saj.

Të gjithë këto elemente e bëjnë FTL një Furnizues, i cili ka një portofol të gjerë me energji të rinovueshme, ka mekanizma balancues si dhe një staf të përgatitur për të ofruar shërbimet e Furnizimit në mënyrë profesionale.

 

Si do të funksionojë blerja e energjisë, faturimi i saj dhe përcaktimi i çmimit sipas metodologjisë që aplikohet?

Blerja e energjisë elektrike nga Burimet e Rinovueshme të Energjisë (HEC, Solar dhe Eolik) në bazë të VKM për përcaktimin e Detyrimit Publik në sektorin e Energjisë Elektrike i është ngarkuar FTL sh.a.

Një pjesë e kësaj energjie do të përdoret nga FTL sh.a për mbulimin e humbjeve dhe një pjesë për furnizimin e klientëve në nivel tensioni 35kV dhe 20kV.

Çmimi i shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët finalë në treg të parregulluar është një marrëdhënie Kërkesë/Ofertë dhe është lirisht i negociuar midis palëve. Gjithashtu, FTL do të marrë masa që mos të përkeqësojë pozitën e këtyre klientëve në raport me dy vitet e kaluara.

FTL disponon një portofol të gjerë me energji elektrike nga BRE, është lider i grupit më të madh të balancimit në vend dhe ka një staf të trajnuar dhe të përgatitur për të ofruar çmimet më të mira në treg, si Furnizues për këtë kategori klientësh.

Faturimet për këtë kategori klientësh do të kryhen nga sistemet IT të disponuara nga OSHEE Group, sikurse faturohen të gjithë klientët e tjerë të kompanisë.

Arkëtimet, kërkesat, ankesat do të kryhen në kanalet e ofruara në të gjitha zyrat e kujdesit të klientit, në të gjitha bankat, postat, kanalet alternative.

 

Në lidhje me subjektet në 35kV, a ka sot FTL klientë që i furnizon pasi nuk arrijnë të gjejnë furnizues, apo janë të gjithë me furnizues privatë?

E kundërta është e vërtetë. Sot, pothuajse, të gjithë klientët të lidhur në nivel tensioni 35kV furnizohen nga FTL sh.a, me cilësi shërbimi dhe çmime jashtëzakonisht të mira.

 

Çfarë po ndodh me grupin e bizneseve të lidhura në tension 10 dhe 6kV? Si po vijon të bëhet furnizimi i tyre në blerjen e energjisë (kush e bën), faturimi i tyre dhe çmimi që do të paguajnë?

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhërrëfyesin për liberalizimin e klientëve, sipas niveleve të tensionit.

Konkretisht, për kategoritë e subjekteve të lidhura në tension 6 dhe 10kV, do të vijojnë të furnizohen për vitin 2024 nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group Sh.A.

Kjo kategori klienti (pra, 6 dhe 10kV) gëzon statusin e klientit që furnizohet nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FSHU sh.a), kurse tarifa e konsumit të energjisë elektrike miratohen nga ERE, bazuar në metodologjinë e llogaritjes së çmimit për FMF.

 

Cilat janë disa nga sfidat me të cilat po përballet OSHEE në tërësi që lidhen me procesin e liberalizimit dhe masat apo investimet që po orienton në funksion të këtij procesi?

OSHEE Group dhe FTL sh.a. janë të përgatitura për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për përballimin e rritjes së portofolit me klientët në nivel tensioni 20kV.

Ndër investimet kryesore mund të përmendim “rritjen e kapacitetit të burimeve njerëzore”, pra do të angazhohemi më tepër në trajnime dhe rekrutim stafi, në drejtim të njohjes së proceseve të shitjes dhe operimit në bursa, dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë konkurrencës dhe nevojave të tregut.

Për grupin OSHEE me rëndësi është edhe investimi për zhvillimin e sistemeve IT, për akomodimin e Furnizuesve dhe zgjerimin e mjeteve teknologjike./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Mos humbni kohë por bëni para çdo ditë nga TikTok. Ja se si!

Para

Boom-i i kredisë, kush po merr sot borxh?

Para
Boom-i i kredisë, kush po merr sot borxh?

Boom-i i kredisë, kush po merr sot borxh?

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar