Iute, kompania fintech estoneze, ka emetuar sërisht obligacione me ofertë private, duke arritur vlerën e emetimit 2.7milionë euro. Kjo shumë e emetuar nga ky obligacion tregon besueshmërinë që kjo kompani gëzon në sytë e investitorëve shqiptarë, por ajo flet edhe për një trend pozitiv për vetë ekonominë shqiptare dhe diversifikimin e mjeteve të investimit.
Për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi, ne kemi zhvilluar një intervistë me dy nga njerëzit kryesorë pas këtij operacioni në iute. Ata janë drejtuesit e departamenteve të financës dhe të riskut përkatësisht Z. Ervin Peçuni dhe Znj. Alma Hasanaj.
Ervin, për lexuesit tanë që mund të mos jenë të njohur, a mund të shpjegoni fillimisht se çfarë është një obligacion?
Ervin Pecuni: Një obligacion është një titull borxhi ku një kompani merr hua nga investitorët, qoftë përmes ofertes publike ose asaj private, dhe premton të paguajë interes periodik dhe ne fund te afatit te maturimit kryen kthimin e shumës së principalit te investuar. Gjithashtu ne kendveshtrimin e nje investitori ai eshte një instrument investimi i cili i siguron kthime me nje interes te caktuar.
Ervin, pse vendosi iute të ndërmerrte këtë operacion në këtë moment?
Ervin Pecuni: Ky operacion është rezultat i një planifikimi dhe koordinimi të gjatë dhe rigoroz me disa organe rregullatore sikurse jane AMF dhe BSH. Iute, per të siguruar fondet e nevojshme për ofrimin e kredive dhe shërbimeve mikrofinanciare duke lehtësuar rrjedhimisht edhe operacionet dhe të përditshmen e klientëve te saj, përkrah alternativave si huamarrje në bankat e nivelit të dytë apo në tregjet financiare ndërkombetare, kreu për të dytën herë edhe emetimin e obligacioneve me ofertë private në tregun shqiptar.
Kjo praktikë e sigurimit të fondeve synohet të jetë një nga burimet tona të rëndësishme, njësoj sikurse grupi IUTE emeton obligacione të listuara në bursën e Frankfrutit, ku tashmë ka një eksperiencë të konsoliduar në këtë drejtim dhe herë pas here në varesi të nevojave siguron fonde dhe investitorë.
Po për njerëzit e thjeshtë, cfarë do të thotë ky operacion?
Ervin Pecuni: Përtej të qenit një instrument borxhi per kompanine, per njerezit e thjeshte obligacioni paraqet edhe një alternative të re investimi. Është një mundësi për individet të cilët kanë gjendje fonde të lira, që të kontribojnë në rritjen dhe suksesin tonë duke perfituar edhe kthimin nga ky investim
Ervin, shpesh here njerëzit konfuzohen mes obligacionit dhe bonos së thesarit. A mund të na shpjegosh ku është dallimi mes tyre?
Ervin Pecuni: Nje obligacion emetohet si nga kompani, sikurse Iute, por edhe nga shteti në rastin e titujve shteteror. Bonot e thesarit ne ndryshim nga Obligacionet emetohen nga shteti dhe kane maturitet më të vogël se një vit. Në të gjitha rastet qëllimi i përbashkët është sigurimi i fondeve nga investitorët e mundshëm, por subjektet që kryejnë emetimin (private/ publike) dhe qëllimet e përdorimit ndryshojnë. Në përgjithësi emetimet e obligacioneve të kompanive, qoftë me ofertë private apo publike, janë më tërheqëse dhe parashikojnë një periudhë maturimi dhe shlyerje më të shkurtër.
Një dimension i rëndësishëm i këtij operacioni financiar është edhe elemnti i riskut për investitorët. Për këtë temë diskutuam me Znj. Alma Hasanaj, drejtuesja e Riskut pranë Iute.
Alma, Çfarë do të thotë ky operacion në kontekstin e menaxhimit të përgjithshëm të riskut të kompanisë?
Alma Hasanaj: Ky operacion i emetimeve të obligacioneve me ofertë private është një dëshmi e besimit që investitorët shqiptarë kanë në iute. 2.7 milionë euro fonde të siguruara nga investitorët përforcojnë besimin në stabilitetin tonë financiar, në operacionet tona të biznesit si edhe besimin në planet strategjike dhe te ardhmen tonë. Ky besim në gjykimin tim si pjesë e ekipit drejtues, është mëse i merituar bazuar në mënyrën dhe strukturën e qeverisjes korporative në të cilën Iute organizohet. Është përgjegjësi e ekipit drejtues për përcaktimin dhe ekzekutimin e strategjisë së korporatës, menaxhimin e rrezikut, auditimin dhe funksione të tjera mbikëqyrese te shoqerise dhe ky proces eshte i vazhdueshëm dhe realizohet në mënyrë sistematike në iute.
Alma, a mund të na tregoni mbi procesin e ofrimit të një obligacioni përmes një oferte private? Si krijohet dhe miratohet ky lloj obligacioni?
Alma Hasanaj: Sigurisht. Procesi është rigoroz dhe mund të zgjasë në kohë në varesi te kerkesave qe rregullatoret mund te parashtrojne, pavarësisht se teorikisht është një proces i shpejtë . Dokumenti kryesor me të cilin prezantohet kompania është Akt Oferta, në të cilën pasqyrohet çdo informacion i nevojshëm për investitorët i cili duhet të jetë i plotë dhe i vërtetë. Ky prospekt, bashkë me dokumentacionin shoqërues dorëzohet në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare , e cila pasi kryen verifikimet në lidhje me përputhshmërinë me kërkesat rregullatore, pasi këshillohet edhe me autoritetin tonë të mbikëqyrjes merr vendimin përfundimtar për regjistrimin e akt-ofertës.
Transparenca është thelbësore në marrëdhëniet financiare. Sa transparent jeni në lidhje me rreziqet që lidhen me këtë ofertë?
Alma Hasanaj: Transparenca e shoqëron këtë operacion nga fillimi e deri në fund. Që në momentin fillestar kur ne hartojmë akt-ofertën, rendisim në mënyrë konçize të gjithë faktorët e riskut për obligacionin (instrumentin e borxhit) dhe për emetuesin (kompaninë/ Iute), informacion të cilit investitori duhet t’i kushtojë shumë vëmendje para se të marrë vendimin për të investuar.
Cdo informacion tjetër i prezantuar në akt-ofertë përmban një paraqitje të plotë dhe të vërtetë të aktiveve dhe pasiveve, fitimeve dhe humbjeve, gjendjes financiare dhe operacioneve të kompanisë dhe nuk hiqen fakte apo të dhëna, të cilat mund të ndikonin në plotësinë dhe vërtetësinë e kësaj akt-oferte si edhe vendimin e investitorëve per te investuar.
Rezultatet historike te biznesit dhe strategjia e zhvillimit të kompanisë në të ardhmen si edhe norma e favorshme e interesit për një periudhe investimi 3-vjeçare e bëri këtë propozim tërheqës për investitorët tanë.
Së fundi, Alma, ka ndonjë plan për ta bërë publike këtë ofertë në të ardhmen?
Alma Hasanaj: Ndërsa ky obligacion u ofrua privatisht, ne kemi plane për një operacion të ardhshëm ku obligacioni do të jetë nje instrument investimi i hapur për publikun e gjerë, duke zgjeruar mundësitë që më shumë investitorë të bashkohen rritjes dhe zhvillimit tëmëtejshëm të iute.
Kjo sfidë dhe dëshirë e jona vjen në linjë me eksperiencën e Grupit Iute, i cili sikur u përmend edhe më parë ka emetuar me sukses Obligacione korporative me ofertë publike të listuara në Bursën e Frankfurtit. Gjithashtu ne gjykojmë qe ky objektiv i yni do të jetë dhe do të pritet me pozitivitet pasi do të shërbejë edhe për zhvillimet e tregut të kapitalit në vend.
Teksa Iute regjistron një sukses “personal” në këtë drejtim, mbledhja e kësaj shume tregon edhe për një rritje gjithnjë e më të madhe të besueshmërisë të mikrofinancës, ku Iute ka arritur të ruajë avantazhin teknologjik dhe të jetë e përditësuar me nevojat e klientëve, por edhe me kërkesat e investitorëve./Business Mag