• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nuk paguajnë sigurimet, borxhi kapërcen 214 milionë euro. Skema e pensioneve në rrezik

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Nuk paguajnë sigurimet, borxhi kapërcen 214 milionë euro. Skema e pensioneve në rrezik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët dhe bizneset nuk po paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, duke thelluar “gropën” financiare të skemës. Të dhënat e fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se në fund të vitit 2023, këto detyrime të papaguara arritën në 22.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 10%.

Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është zgjeruar me ritme të shpejta vitet e fundit. Kundrejt vitit 2018, stoku i detyrimeve është rritur me 63%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve referoi se vitin e kaluar 141 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 55 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh” dhe 86 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël”.

Për vitin 2023, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore ishin programuar 139.9 miliard lekë dhe janë realizuar 139.3 miliard lekë, me një mosrealizim prej 645 milion lekë ose 0.5% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ku të ardhurat nga KSSHSH ishin 118.5 miliard lekë, rezultatet janë në rritje me 20.8 miliard lekë ose 17.6 % më shumë.

Borxhi ndaj sigurimeve shoqërorë është pjesa ma e keqe e borxhit tatimor, për shkak të dramës sociale që mbart. Mijëra punonjës që aktualisht punojnë në shtet apo në privat rrezikojnë të mbeten pa pension në pleqëri.

Fenomeni është i përhapur edhe në entet publike. Njësitë buxhetore që administrohen nga pushteti lokal, të tilla si, ndërmarrje ujësjellësi, drejtori arsimore, punonjës së pastrim gjelbërimit shpesh nuk paguajnë sigurimet, pasi fondet për këtë qëllim transferohen në shpenzime të tjera.

Në kushtet e mospagesës së sigurimeve buxheti i shtetit duhet të subvencionojë nga taksat e përbashkëta skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë. Kjo krijon një problem të shumëfishtë, duke e kthyer skemën e pensioneve në një rrezik për financat publike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Inceneratorët po “djegin” vetëm fondet publike (120 mln euro); Eurostat: 4% e mbetjeve në Shqipëri u përpunuan më 2022

Para

Ndihmo tani, fito më vonë! Pse të punosh falas mund të të sjellë përfitime të mëdha

Para
Ndihmo tani, fito më vonë! Pse të punosh falas mund të të sjellë përfitime të mëdha

Ndihmo tani, fito më vonë! Pse të punosh falas mund të të sjellë përfitime të mëdha

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Recent News

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

18:02 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar