• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Miratohen ndryshimet në ligjin për tenderat, prekin shoqatat jofitimprurëse

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Miratohen ndryshimet në ligjin për tenderat, prekin shoqatat jofitimprurëse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miraton ndryshimet në ligjin “Për Prokurimin Publik”, duke përfshirë shoqatat jofitimprurëse në kategorinë e operatorëve ekonomikë. Ky ndryshim ka për qëllim përfshirjen e shoqatave që ofrojnë shërbime sociale në terren, të cilët trajtojnë tema të rëndësishme si dhuna ndaj grave.

Deputetët kanë propozuar disa ndryshime në këtë draft. Sipas socialistes Milva Ekonomi, autoritetet kontraktore, duhet të përfshijnë në stafin e tyre edhe grupet vulnerabël, si gratë që kanë përjetuar dhunë në familje. Kjo me qëllim integrimin e tyre në jetën sociale përmes punësimit.





Gjithashtu, është kërkuar ndryshimi në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufij të caktuara, ku kërkohet që entet kontraktore të refuzojnë ofertat e operatorëve, të cilat janë konstatuar anomalisht të ulëta, pa kërkuar shpjegime.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me operatorët që përdorin ofertat anomalisht të ulëta për të ndikuar në garë dhe për të fituar kontrata. Ai kërkon që në procedurat e prokurimit me vlerë të lartë, ofertat e tilla të refuzohen pa dhënë shpjegime.

Në këtë kontekst, Braçe ka theksuar se operatorët që paraqesin ofertat e ulëta ndikohen nga presioni dhe mund të rezultojnë në shkelje të kritereve ligjore dhe të përvojës së tyre. Kështu, ai propozon që autoritetet dhe entet kontraktore të mos pranojnë ofertat e konstatuara anomalisht të ulëta pa kërkuar shpjegime nga operatorët.

“Operatori paraqet një ofertë me çmim të ulët dhe përfshihet në garë nga një presion shumë të madh, duke bërë që prokurimi të përqendrohet tek çmimi dhe jo te kriteret ligjore apo përvoja e operatorit. Pas shpalljes së tij si fitues me një çmim anomalisht të ulët, me 20-45% më pak, ai nuk e realizon më punën, duke u detyruar të bëjë negociata me kompani që janë renditur më poshtë tij.
Kundër një rreziku të qartë të pagesave ose korrupsionit nga kompanitë që janë pozicion më të ulët, fituesi shpesh herë refuzon të mbajë kontratën”- shprehet Braçe.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për prokurimin publik”, duke i hapur rrugë miratimit të tij në seancë plenare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Boom kredish në dhjetor, viti mbyllet me 14.5% më shumë financime për ekonominë nga bankat

Para

Protesta e autoshkollave për rritjen e çmimit, reagon DPSHTRR: S’ka bojkot, po punohet normalisht

Para
Protesta e autoshkollave për rritjen e çmimit, reagon DPSHTRR: S’ka bojkot, po punohet normalisht

Protesta e autoshkollave për rritjen e çmimit, reagon DPSHTRR: S’ka bojkot, po punohet normalisht

Të Gjitha

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

nga Fast News
16:56 | 03/06/2025
0

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

nga Fast News
16:52 | 03/06/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
09:30 | 03/06/2025
0

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

nga Fast News
09:00 | 03/06/2025
0

Recent News

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

Ndryshon zona e Ish Bllokut. Ja cfarë parashikon projekti i ri

16:56 | 03/06/2025
Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

Qeveria jep 10 milionë USD për Mira Muratin dhe projektin e saj “Thinking Machines Lab”

16:52 | 03/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar