• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mesazhet pas Samitit Rajonal, Rama: Transaksionet financiare 6 herë më të larta se vendet e BE-së, me Planin e Rritjes do ta çojmë në të njëjtin nivel

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Mesazhet pas Samitit Rajonal, Rama: Transaksionet financiare 6 herë më të larta se vendet e BE-së, me Planin e Rritjes do ta çojmë në të njëjtin nivel
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi. Ai vlerësoi se plani i ri i rritjes është platformë kyçe për të përshpejtuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë u ndal të transaksionet financiare, duke e me marrë si shembull. Sipas tij ata që punojnë jashtë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e vendeve anëtare të BE-së, dhe plani i Rritjes do ta çojë këtë kostot në të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së.



“Plani i rritje është faktikisht një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultati i dialogut. Është rezultat i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar për tu kuptuar sa i takon vështirësive tona, argumenteve tona dhe ideve tona. Falë këtij shkëmbimi të ndërsjellë pikëpamjes kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që është mjaft konkrete dhe që mund të na çoj në një nivel tjetër shumë më shpejt. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit.

Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Kemi shumë njerëz që punojnë jashtë dhe duke punuar jashtë, për çdo para që ata dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë me lartë krahasuar më koston e vendeve anëtare të BE-së. Plani i rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto me të njëjtin nivel me shtete anëtare. Vetëm më këtë do të kursejmë gjysmë miliardi euro. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe nga kostot e bizneseve tona”.

Plani i ri i rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit, deklaroi Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ndërsa vuri theksin tek implementimi i legjislacionit të SEPA nga të gjitha vendet e rajonit.

“Nëse doni të trajtoheni si shtet anëtar i BE-së duhet të trajtoni dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor si anëtar të BE-së. Është gjë e mirë që Shqipëria do të vërë në zbatim SEPA por funksionon nëse vendet e rajonit bëjnë të njëjtën gjë”.

Vendet e Ballkanit duhet të lënë pas problemet politike, nëse duan të integrohen në BE dhe të përfitojnë sa më shumë nga tregu i përbashkët europian, tha kryeministri.

“Integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal dhe plani i ri i rritjes e vulos një gjë të tillë. Me planin e ri të rritjes, çdo vend ka rënë dakord që kjo është diçka që duhet ta bëjmë. Nuk ka rëndësi se ca problemesh politike kemi me njëri tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë gjë. Secili duhet ta harrojë se duhet të marrë më shumë nga tregu i përbashkët europian nëse nuk kontribuon 100% në tregun rajonal. Ja pse çështjet politike duhet të diskutohen mbi baza dy palëshe, duhet të zgjidhen, por nuk janë një arsye dhe nuk do pranohen si arsye nga BE për të realizuar planin”.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Plani i rritjes”, sfidat e përbashkëta të rajonit në Samitin e Tiranës

Para

Integrimi në SEPA, bileta e artë për eksportet dhe turizmin shqiptar

Para
Integrimi në SEPA, bileta e artë për eksportet dhe turizmin shqiptar

Integrimi në SEPA, bileta e artë për eksportet dhe turizmin shqiptar

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar