• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kësti i katërt për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurit, del lista me emrat

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Kësti i katërt për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurit, del lista me emrat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave publikon emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve që përfitojnë këstin e katërt të dëmshpërblimit. Ky dikaster ka nxjerrë në faqen zyrtare listën me emrat e përfituesve . Këta të fundit kanë 3 muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes me dokumentacionin që nevojitet.

Përveç dëshmisë së trashëgimisë për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar, duhet të dorëzohet po ashtu numër llogarie, kopje e kartës së identitetit dhe autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike, certifikatë vdekje e ish-të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar. Certifikata e trungut, vlen të theksohet nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjarë. “Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, ku do të depozitohet kësti i radhës të jetë ende aktiv”, ka sqaruar më herët Ministria.

Ndërkohë, në rastet kur “një trashëgimtar i radhës së parë të ish-të dënuarit politik nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, pra, fëmijët e tij, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të gjitha dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Sakaq, ajo çka vlen të theksohet se kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethi i familjarëve duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të radhës së dytë që nuk jeton.

Lidhur me afatin për plotësimin e dosjes, përveç afatit 3 mujor, ligji përcakton edhe një afat 30 ditor shtesë për plotësimin e dosjes. Në këto kushte, data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është 16 qershor. E rëndësishme të theksohet se për të përfituar pagesën e plotë, pra, për të marrë të plotë këstin e 4-t të dëmshpërblimit duhet që secili prej përfituesve që ka emrin në listë të dorëzojë dokumentet.

Procesi bëhet edhe më i thjeshtë nëse ndiqet nga një përfaqësues me prokurë. Por nëse kjo nuk ndodh dhe plotësimi i dosjes bëhet i pjesshëm, atëherë pagesa bëhet vetëm për pjesën takuese dhe për më tepër për ta përfituar do të duhet që trashëgimtari të presë përfundimin e afatit 4-mujor. Është pikërisht kjo një ndër arsyet, krahas pamjaftueshmërisë së fondit, ajo që ka sjellë ngadalësim të procesit për këtë kategori.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjithsej janë rreth 20 mijë trashëgimtarë në radhë për të përfituar këstin e 4-t të dëmshpërblimit ndërsa fondi i vënë në dispozicion kap vlerën e 1 miliardë lekëve ose rreth 10 milionë dollarë.

Linku për listën me emrat e përfituesve: https://financa.gov.al/informacion-per-kategorine-jo-paresore/

Etiketa: aktualitet
Pas

Të jesh shef nuk është e lehtë

Para

Zbuloni arsyen pse u mbyll “Kulla Eiffel”

Para
Zbuloni arsyen pse u mbyll “Kulla Eiffel”

Zbuloni arsyen pse u mbyll “Kulla Eiffel”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
15:00 | 09/01/2026
0

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

nga Fast News
14:30 | 09/01/2026
0

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Recent News

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

15:30 | 09/01/2026
Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

15:00 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar