• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

FMN: Qeveria shqiptare parashikon rivendosjen e TVSH-së në sigurime në vitin 2026

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
FMN: Qeveria shqiptare parashikon rivendosjen e TVSH-së në sigurime në vitin 2026
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare mund të rikthejë aplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar në sigurime në vitin 2026.

Në raportin e fundit për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), mbështetur në informacionin e Ministrisë së Financave, rendit vendosjen e TVSH-së në sigurime si një ndër masat pjesë e strategjisë afatmesme të të ardhurave.



Sigurimi i Jo-Jetës ka qenë i përfshirë në skemën e TVSH-së në Shqipëri deri në vitin 2014. Nga 1 Janari 2015, sigurimet u trajtuan si furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, në përputhje me direktivën përkatëse të Bashkimit Europian. Megjithatë, mbi tarifat e sigurimit u aplikua taksa e primit të sigurimit, në masën 3 % deri në vitin 2016 dhe më pas 10%, shkallë që vazhdon të jetë në fuqi edhe sot.

Në raportin e FMN nuk saktësohet masa e TVSH-së që synohet të aplikohet, por megjithatë mbështetur në sugjerimet e mëparshme nga vetë FMN pritet që sigurimi i jo-jetës, të përfshihet në skemën e TVSH-së me tarifë standarde 20%. Futja në skemën e TVSH-së do të zëvendësonte taksën e primit të sigurimit, që do të përkthehej me një ndryshim të shkallës tatimore me 10 pikë përqindje.

Industria e sigurimeve është shprehur në të gjitha rastet kundër rikthimit të TVSH-së, madje prej vitit 2021 ka kërkuar zyrtarisht nga qeveria uljen e taksës mbi primin për produktet vullnetare të sigurimit jo-jetë, nga 10% që është aktualisht në nivelin 2%. Siguruesit e kanë motivuar propozimin e tyre me nevojën për të lehtësuar konsumatorin e produkteve vullnetare dhe për të motivuar zgjerimin e mëtejshëm të këtij tregu.

Sipas siguruesve, ulja e taksës mbi primin për sigurimet vullnetare do të sillte një mbështetje për qytetarët, të cilët janë të pambrojtur nga rreziqet shëndetësore dhe materiale, duke lehtësuar indirekt dhe barrën fiskale që përballon shteti shqiptar, pasi këto shpenzime do të mbulohen nga shoqëritë e sigurimeve.

Sipas ekspertëve të legjislacionit fiskal, në hapësirën e Bashkimit Europian sigurimet janë të përjashtuara nga TVSH-ja dhe deri më sot nuk ka ndonjë nismë që të sugjerojë vendosjen e TVSH-së në sigurime.

Ndërkohë, praktikat e vendeve të tjera lidhur me aplikimin e një tatimi mbi primet janë të ndryshme, por në përgjithësi një formë e tillë tatimi aplikohet, me një frymë më favorizuese për produktet e sigurimit vullnetar. Në vendet e BE-së, trajtimi fiskal i primeve ka ndryshime të mëdha mes vendeve.

20 vende anëtare aplikojnë taksa mbi primet dhe shkalla e taksimit ka diferenca të konsiderueshme. Disa vende i takojnë primet në nivele të ngjashme me shkallën e TVSH-së dhe taksimi mund të arrijë në nivelin 19%-24%, ndërsa vende të tjera aplikojnë taksa shumë të ulëta, që lëvizin në intervalin mes 2% dhe 4%.

Një grup i tretë vendesh aplikojnë taksa mbi primet të diferencuara në varësi të llojit të sigurimit. Për shembull, në Francë taksa mbi primet aplikohet në intervalin mes 7% dhe 30%, ndërsa në Itali në intervalin me 0.05% dhe 21.25%.

Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës raportuan prime të shkruara bruto në vlerën e 21 miliardë lekëve. Primet taksohen me një taksë fikse në masën 10%, që përkthehet në rreth 2.1 miliardë lekë, ndërsa TVSH-ja 20% e aplikuar mbi të njëjtën vlerë primesh do të rezultonte rreth 4.2 miliardë lekë. Megjithatë, efekti neto për buxhetin do të ishte më i vogël, sepse përfshirja në skemën e TVSH-së krijon mundësinë e zbritjes së TVSH-së në blerje.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave që u hodh për diskutim në vitin 2022 një propozim tjetër ishte edhe vendosja e TVSH-së për një pjesë të shërbimeve financiare, kryesisht për tarifat dhe komisionet, duke ruajtur përjashtimin për të ardhurat nga interesat. Megjithatë, një masë e tillë nuk citohet nga FMN në raportin e fundit, çka lë të kuptohet se deri tani kjo lëvizje nuk përfshihet në objektivat fiskale afatmesme të qeverisë./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë vijon të regjistrojë miliona të uritur në vend

Para

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

Para
11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

Të Gjitha

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

nga Fast News
10:37 | 18/05/2025
0

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

nga Fast News
10:29 | 18/05/2025
0

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Recent News

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

10:37 | 18/05/2025
Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

10:29 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar