• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Europa pa “bebe”, numri i lindjeve në gjendje stanjacioni prej një dekade

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Europa pa “bebe”, numri i lindjeve në gjendje stanjacioni prej një dekade
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveritë në Europë prej kohësh po shpërndajnë miliarda euro për të nxitur lindshmërinë. Por deri më sot nisma nuk ka dhënë sukses, pasi prej një dekade numri i lindjeve është në stanjacion. Nga ana tjetër demografët thonë se nëse njerëzit nuk duan të kenë fëmijë, nuk ka arsye për t’i detyruar ata.

 Megjithëse shumë qeveri europiane i kanë dhënë prioritet demografisë, demografët dhe ekonomistët pajtohen se përpjekjet për të rritur lindjet në Europë janë të gabuara dhe sugjerojnë që ata të rishqyrtojnë qasjen e tyre.





Prej një dekade, numri i lindjeve në kontinent ka “ngecur” në rreth 1.5 fëmijë për grua, ndërkohë që edhe në vende si Franca dhe Republika Çeke, të cilat tradicionalisht kishin ritme relativisht të larta, kanë filluar të regjistrojnë rënie.

Duke pasur parasysh objektivin e gjerë prej 2.1 fëmijë për grua për të mbajtur popullsinë në të njëjtin numër, qeveritë tashmë po derdhin miliarda euro në masa për të mbështetur familjet, nga përfitimet dhe lehtësimet tatimore deri te leja prindërore.

Çështja është sigurisht pjesërisht financiare. Në Spanjë, për shembull, vendi që ka shkallën e dytë më të ulët në Europë me 1.19 fëmijë për grua, ngrihen çështje të tilla si rritja e kostove të strehimit dhe pasiguria e punës. Megjithatë, në të njëjtën kohë, vërehen ndryshime tektonike në stilin e jetës dhe prioritetet. Për shembull, në Norvegji, një vend i pasur me masa të forta mbështetëse familjare dhe siguri në punë, shkalla e lindjeve ra nga 2 në 2009 – ën në 1.41 fëmijë në 2022 – shin, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në vend.

Sipas OECD-së, kjo mund t’i atribuohet ndryshimit të roleve gjinore, përparësisë më të lartë që i jepet karrierës, madje edhe rritjes së ndjenjës së pasigurisë së mediave sociale. Zhvillimi i çështjes do të varet nga masat e zbatuara nga qeveritë. Por analistët shprehen se bota mund të shmangë përkeqësimin e kushteve të jetesës nëse ruhen të ardhurat për frymë. Me fjalë të tjera, duhet të punohet më shumë dhe më mirë.

Edhe pse ka një reagim të fortë kundër propozimeve për rritjen e moshës së pensionit, që nga viti 2000, mosha në të cilën punëtorët largohen nga tregu i punës në ekonomitë e zhvilluara është rritur ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme. Edhe më të mëdha mund të jenë përfitimet nga aksesi i më shumë grave në tregun e punës. Shkalla e punësimit të grave në Europë është rreth 69%, 11% më e ulët se e burrave.

Një zgjidhje tjetër është “importimi” i punëtorëve, diçka që është mobilizuar në BE. 10 milionë punëtorë do të vijnë në kontinent për të mbushur boshllëqet në treg. Së fundi, automatizimi dhe inteligjenca artificiale, megjithëse do të kenë një ndikim të diskutueshëm në tregun e punës, ka të ngjarë të rrisin produktivitetin.

Në çdo rast, ndërkohë që ekziston nevoja për të inkurajuar dhe mbështetur familjet e reja, qeveritë duhet të kuptojnë gjithashtu prioritetet e reja të të rinjve, argumentojnë ekspertët. Demografët theksojnë se politikanët duhet t’i marrin seriozisht ndryshimet sociale: “Nëse njerëzit nuk duan të kenë fëmijë, nuk ka arsye për t’i detyruar ata”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Hapet thirrja e aplikimeve për financimin e startup-eve

Para

“Diplomacia ekonomike”, promovohet libri i autorit Emilio Çika

Para
“Diplomacia ekonomike”, promovohet libri i autorit Emilio Çika

“Diplomacia ekonomike”, promovohet libri i autorit Emilio Çika

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar