Në një kohë kur turravrapi për pasurim dhe shfaqje të pasurimit material është shpenguar nga të gjithë frerët, ndoshta ka ardhur momenti t’i rikujtojmë vetes herë pas here se nuk ka asnjë pikë kuptimi të mbërrijmë në perëndim të jetës sonë, duke bërë po të njëjtën gjë…
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë sot këtë koleksion me thënie mbi paranë, varfërinë, dhe jetën:
Pasuria i ngjan ujit të detit: sa më tepër të pish, aq më shumë të merr etja.
Paratë dhe koha janë barrët më të rënda në jetë. Më fatkeqët janë ata që i kanë ato më tepër nga ç’mund t’i përdorin.
Pasuritë e mëdha janë vënë me poshtërsi, të voglat me maskarallëk.
Në pasuri zemra ngurtësohet më shpejt se veza në ujë të valuar.
Kopraci nuk i zotëron kamjen e tij, e zotëron ajo atë.
Njeriu është i pasur o i varfër jo nga kamja, por nga përmbajtja shpirtërore.
Ç’fitohet shpejt, edhe ikën shpejt.
Emri i mirë vlen më shumë se thesaret.
Ç’është lluksi? Për mendimin tim, janë të gjitha ato, pa të cilat mund të bëjë njeriu që dëshron të jetë i lumtur.
Kush ka më pak se ç ‘dëshiron, duhet të dijë se ka më shumë nga ç’meriton.
Kursimëria ëshët pasuria më e madhe.
Ç’është fituar padenjësisht, padenjësisht edhe do të harxhohet.
Një ndër kamjet më të larta të jetës është vetëzotërimi.
Nuk është qar gjithë ç ‘bie në kuletë.
Më i pasur se të gjithë është ai njeri, gëzimet e të cilit kërkojnë më pak para.
Ku nuk ka të pasur, nuk ka as të varfër; ku askush nuk zotëron jashtë masës, atje askush nuk jeton në mjerin.
Zemra është pasuri që as shitet, as blihet, por vetëm flijohet.
Pasuria dhe nderet nuk e shërojnë dot kurrë ndërgjegjen e plagosur.
Subvencioni është një formulë që lejon t’ju kthehen paratë tuaja me një gjest t’atillë, që ju bën të mendoni se po ua dhurojnë.
Ata që mendojnë se paratë janë gjithçka, padyshim janë të gatshëm për çdo gjë për hir të tyre.
Fajdexhiu e ha bukën me djersën e fytyrës së tjetrit.
Paratë janë shërbëtor i mirë, por padron i keq.
Paratë e huaja sjellin lumturi.
Nën grumbullin e parave mund të jetë varrosur një shpirt njeriu.
Sa i varfër është ai që nuk ka gjë tjetër përveç parave!
Paratë bëjnë çdo gjë, me përjashtim të njerëzve.
I pasur është ai që ka vetëm para xhepi.
Shekulli i artë ka qenë atëherë kur nuk sundonte ari.
Paratë janë midis kërkesës dhe sendit, midis jetës dhe mjeteve të jetës së njeriut.
T’i ruash paratë kërkon më tepër mund se t’i fitosh.
Atje ku e ka fjalën ari, fjala është e pafuqishme.
Borxhi i vogël lind borxhlinë, borxhi i madh armikun.
Paratë që ke janë armë e lirisë, ato që kërkon të fitosh – armë e skllavërisë.
Për të fituar ato që ka nevojë shpirti, nuk duhen para.
Në natyrën e parave nuk ka asgjë që mund t’i jepte lumturi njeriut.
Sikundër me gur provohet ari, me ar provohet njeriu.
Paratë nuk bëhen në dritë.
Shpesh herë paratë kushtojnë shumë shtrenjtë.
Me të vërtetë i varfër është vetëm ai që nuk as mendje, as fuqi.
Kush i trembet varfërisë nuk është i denjë për kamje.
Kush ka parë mjerimin e burrit nuk ka parë asgjë, duhet të shohë mjerimin e gruas; kush ka parë mjerimin e gruas, as ai nuk ka parë gjë – duhet të shohë mjerimine fëmijës.
Të varfërit i pjell belaja kudo.
Të varfërit i mungojnë shumë gjëra lakmitarit të gjitha.
Mjerimi më i rëndë është varfëria në mes të kamjes.
Le të jenë varfëria bashkëudhëtare e jetës sime të shkujdesur, vetëm të mos fiket kurrë zjarri në vatrën time.
Arna në petka nuk e ka ulur kurrë njeriun në sytë e mi.
I varfëri që nuk ka tundime, zotëron një thesar të madh: është zot i vetes.
Varfëria është njerkë për gjeniun.
Udhëtari i varfër nuk i trembet as kusarit më të lig.