• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

nga Fast News
1 year më parë
në Lifestyle
0
11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këto fraza kanë fuqi të veçantë: ato kanë një aftësi për t’iu bërë të dukeni keq edhe kur fjalët janë të vërteta.

Më e keqja, nuk mund t’i tërheqësh ato sapo  të rrëshqasin.



Nuk po flas për rrëshqitjet e gjuhës, shakatë, ose për hapat e gabuar. Këto nuk janë mënyrat e vetme të cilat ju bëjnë të dukeni keq.

Shpesh janë vërejtjet delikate, ato të cilat na bëjnë të dukemi si të paaftë dhe pa vetëbesim, të cilat bëjnë dëmin më të madh.

Varësisht se sa të talentuar jeni ose çfarë keni përmbushur, ka fraza të caktuara të cilat menjëherë ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ju shohin dhe përgjithmonë mund të ju shohin në atë dritë negative. Këto fraza janë shumë negative të cilat mund të dëmtojnë karrierën tuaj.

Sa nga këto dëmtuese karrierash keni dëgjuar në zyrë së fundmi?

  1. Nuk është ferr

Të  gjithë mendojnë se jeta nuk është e drejtë. Të thuash se nuk është e drejtë do të thotë se ju mendoni se jeta duhet të jetë e drejtë, e cila ju bën të dukeni të pamatur dhe naivë.

Nëse nuk dëshironi që të dukeni keq, duhet të pranoni faktet, të qëndroni konstruktiv, dhe t’ia lini interpretimin tuaj jashtë. Për shembull, mund të thoni, ‘’E kam vënë re se ia dhatë Anit atë projekt të madh për të cilin po shpresoja. A do mund të më tregonit se çfarë ju shtyu në atë vendim të madh? Kisha pasur dëshirë ta dija se pse nuk u zgjodha unë, që  të mund t’i përmirësoj ato  aftësi’’.

  1. Në këtë mënyrë është bërë gjithmonë

Ndryshimet e teknologjisë po ndodhin shumë shpejtë saqë edhe një proces gjashtë muajsh mund të jetë i vjetruar. Duke thënë se kjo është mënyra përmes të cilës është bërë gjithmonë nuk ju bën të tingëlloni vetëm përtacë dhe rezistues ndaj ndryshimeve, por mund t’a bëjë shefin tuaj të pyesë veten se pse nuk keni provuar t’i përmirësoni gjërat vetë. Nëse me  të vërtetë po bëni gjërat në mënyrën se si janë bërë gjithmonë, me siguri ka një mënyrë më të mirë.

  1. S’ka problem

Kur dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju falenderon për diçka, dhe i thoni s’ka problem, ju po nënkuptoni se kërkesa e tyre është një problem. Kjo i bën njerëzit të ndihen se po ju ngarkojnë.

Ajo që duhet të bëni është t’i tregoni njerëzve se jeni të lumtur për punën tuaj. Thoni diçka si ‘’Ishte kënaqësia ime’’ ose ‘’Do isha e lumtur të punoja në të’’. Është një ndryshim delikat në gjuhë, por ka ndikim të madh te njerëzit.

  1. Mendoj…/Kjo mund të mos jetë një ide e mirë…/Do t’a bëj një pyetje të marrë

Këto fraza menjëherë shkatërrojnë besueshmërinë tuaj. Edhe nëse i përcillni këto fraza me ide të mira, ato tregojnë se ju keni mungesë të vetëbesimit, e cila i bën njerëzit me të cilët po flisni të humbasin besimin në ju.

Mos u bëni kritiku më i madh i vetes. Nëse nuk besoni në atë që thoni, askush nuk do të besojë. Dhe, nëse me të vërtetë nuk dini diçka, thoni, ‘’Nuk i kam këto informata tani, por do t’i gjej dhe do t’i dërgoj’’.

  1. Kjo do të zgjasë vetëm një minutë

Të thoni se diçka zgjat vetëm një minutë dobëson aftësitë tuaja dhe jep përshtypjen se ju nxitoni gjatë detyrave. Vetëm nëse me të vërtetë do ta përfundoni atë punë në 60 sekonda, thoni se nuk do të zgjasë shumë, por mos e bëni  të nënkuptohet se detyra do të përfundohet më shpejtë se sa mundet.

  1. Do të provoj

Sikur fjala mendoj, do të provoj tingëllon dekurajuese dhe sugjeron se ju keni mungesë vetëbesimi në aftësitë tuaja për të kryer detyrën. Merrni zotërim të plotë të aftësive tuaja. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka, ose përkushtojuni tërësisht ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të provoni sepse tingëllon sikur nuk do të mundoheni shumë.

  1. Ai është përtac/i paaftë/idiot

Nuk ka asgjë pozitive në deklarimin e nënçmimit për një koleg. Nëse deklarata juaj është e saktë, të gjithë tashmë e dinë, kështu që nuk keni nevojë ta tregoni. Nëse është e pasaktë, ju jeni ai i cili përfundon duke u dukur si idiot.

Gjithmonë do të ketë njerëz të paaftë dhe të ashpër në vendin e punës, dhe gjasat janë që të gjithë e dinë se kush janë ata. Nëse nuk keni fuqinë për t’i ndihmuar ata të përmirësohen, atëherë nuk do të fitoni asgjë duke transmetuar marrëzitë e tyre. Shfaqja e paaftësisë së kolegut tuaj mund të duket si një përpjekje për ta bërë veten të dukesh më i mirë. Egërsia juaj në mënyrë të paevitueshme do të kthehet në formë të mendimeve negative të kolegëve për ju.

  1. Kjo nuk është në përshkrimin e punës time

Kjo frazë shpesh sarkastike ju bën të tingëlloni se ju jeni në gjendje të bëni vetëm minimumin e kërkuar për të marrë rrogën, e cila është një gjë e keqe nëse ju pëlqen siguria në punë.

Nëse shefi juaj ju kërkon diçka e cila ju duket e papërshtatshme për pozitën tuaj, lëvizja më e mirë është që të përfundoni detyrën me padurim. Më vonë, caktojeni një bisedë me shefin për të diskutuar rolin tuaj në kompani dhe se a ka nevojë përshkrimi i punës tuaj për një përmirësim. Kjo ju siguron që të shmangni dukjen e mendjengushtit. Gjithashtu ju bën që ju dhe shefi juaj të zhvilloni një kuptim afat-gjatë të asaj se çfarë duhet të bëni e çfarë jo.

  1. Nuk është faji im

Nuk është kurrë një ide e mirë të fajësoni. Bëhuni të përgjegjshëm. Nëse keni pasur një rol, nuk ka rëndësi se sa të vogël, në atë që shkoi keq, merrni përgjegjësinë. Nëse jo, ofroni një objektivë, një shpjegim të asaj që ka ndodhur. Pranoni faktet, dhe lejoni që shefi dhe kolegët tuaj të marrin përfundimet e veta se kush është fajtor.

Momentin që filloni të drejtoni gishtin është momenti kur njerëzit fillojnë të ju shohin si dikë i cili nuk mban përgjegjësi për veprimet e veta. Kjo i bën njerëzit nervoz. Disa do të shmangin të punuarit me ju, dhe të tjerët do ju fajësojnë të parin kur diçka shkon keq.

  1. Nuk mundem

‘Nuk mundem’ është motra e ‘Nuk është faji im’. Njerëzit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë se nuk mundeni sepse mendojnë se nuk dëshironi.  Të thoni se nuk mundeni sugjeron se nuk jeni të gatshëm të bëni atë që duhet.

Nëse me të vërtetë nuk mund të bëni diçka për shkak se me të vërtetë nuk keni aftësitë e nevojshme, duhet të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend se të thoni atë që nuk mund të bëni, tregojeni atë që mund ta bëni. Për shembull, në vend se të thoni ‘’Nuk mund të qëndroj vonë sonte’’, thotë ‘’Mund të vij nesër herët në mëngjes. A do të ketë ajo sukses? ‘’Në vend të ‘’Nuk mund t’i analizoj ata numra’’, thoni ‘’ Nuk e di ende se si ta bëj këtë lloj të analizës. A ka dikush që mundet të më tregojë që ta bëj vetë herën tjetër’’?

  1. E urrej këtë punë

Gjëja e fundit që dikush dëshiron të dëgjojë në punë është dikush, i cili ankohet se sa shumë e urren punën e  tij. Nëse bëni kështu ju etiketon si person negativ dhe ul gjendjen morale të grupit. Shefat shpesh vërejnë këta persona, dhe ata e  dinë se ka gjithmonë zëvendësime entuziaste duke pritur për vendin tuaj.

Përfundimi

Eliminimi i këtyre frazave nga fjalori juaj ju bën të fitoni shumë. Ato kanë tendencë të ngjiten për ju, deri sa të mësoni shprehinë që të mos i thoni.

Etiketa: aktualitet
Pas

FMN: Qeveria shqiptare parashikon rivendosjen e TVSH-së në sigurime në vitin 2026

Para

Publikohet lista/Emrat e 74 familjeve ish pronare që do të marrin kompensimin financiar

Para
Publikohet lista/Emrat e 74 familjeve ish pronare që do të marrin kompensimin financiar

Publikohet lista/Emrat e 74 familjeve ish pronare që do të marrin kompensimin financiar

Të Gjitha

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

nga Fast News
11:42 | 17/05/2025
0

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

nga Fast News
11:40 | 17/05/2025
0

Recent News

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

11:49 | 17/05/2025
Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

11:45 | 17/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar