• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Zhvillimi i inteligjencës artificiale në Shqipëri, flet eksperti Duleviç: Ja sa institucione e përdorin

nga Fast News
1 year më parë
në Teknologji
0
Zhvillimi i inteligjencës artificiale në Shqipëri, flet eksperti Duleviç: Ja sa institucione e përdorin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, zhvillimi i inteligjencës artificiale (IA) ka filluar të bëjë hapa të rëndësishëm, megjithatë, nuk është ende në nivele të larta si në disa vende të tjera me një infrastrukturë më të zhvilluar në këtë fushë. Disa aspekte të zhvillimit të IA në Shqipëri përfshijnë:

  1. Arsimi dhe Kërkimi Shkencor: Në vitet e fundit, universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri kanë nisur të ofrojnë programe studimore dhe kërkimore në fusha të ndryshme të inteligjencës artificiale. Ky është një hap kyç për të trajnuar profesionistë dhe kërkues që mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj teknologjie.
  2. Startupe dhe Inovacioni: Ka disa startup-e dhe kompani të vogla në Shqipëri që janë duke punuar në projekte të inteligjencës artificiale. Këto përfshijnë aplikime në fusha të tilla si mjekësia, edukimi, teknologjia financiare dhe shërbimet e internetit.
  3. Ndërmarrje dhe Sektori Publik: Disa ndërmarrje dhe institucione publike në Shqipëri po eksperimentojnë me përdorimin e inteligjencës artificiale për të përmirësuar shërbimet dhe proceset e tyre. Këto përfshijnë shfrytëzimin e teknologjive të zhvilluara për analizë të dhënash dhe marrëdhëniet me klientët.
  4. Mungesa e burimeve: Megjithatë, një nga sfidat kryesore për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Shqipëri është mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare. Për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, është e rëndësishme të investohet në arsimin e avancuar dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për inovacion.
  5. Përparimi i Hapësirave të Kërkimit: Për të përmirësuar zhvillimin e IA, është e rëndësishme të krijohen hapësira më të favorshme për kërkim dhe inovacion. Këtu përfshihen bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe institucioneve të arsimit.

Në përgjithësi, inteligjenca artificiale në Shqipëri është në një fazë fillestare të zhvillimit, por ka potencial për të rritur ndikimin dhe përdorimin e saj në shumë fusha të shoqërisë dhe industrive në të ardhmen, shprehet për Business Magazine eksperti Said Duleviç



Si e shihni trendin e zhvillimit të teknologjisë në vendin tonë ?
Teknologjia është në rritje në Shqipëri dhe ka disa trende të ndryshme të zhvillimit. Disa prej tyre janë startupet dedikuar inovacionit AI, turizmit dhe data science. Gjithashtu kemi disa kompani që kanë investuar në aplikacione mobile për shëndet, edukim dhe transport. Një tjetër trend është rritja e përdorimit të internet nga qytetarët dhe kjo sjell më tepër zhvillim, përmirësim dhe rritje të kapaciteteve
zhvilluese në vend.

A jemi ne te përafruar në vendet e tjera të rajonit kur bëhet fjalë për zhvillimin e inteligjencës artificiale?
Mendoj që Shqipëria po përpiqet por ende mungojnë mekanizmat e duhur pasi është fushë e re, ajo që mund të them është se ne si vend po marrim modelet e gatshme të A.I dhe po i implementojmë nëpër kompani. Sukses do ishte të zhvillohej në vend Inteligjenca Artificiale.

Cilat janë institucionet që e përdorin më tepër inteligjencën artificiale?
Mendoj që janë institucionet private që janë ndërkombëtare, e kam vënë re shumë pak në bizneset e vogla që ende skanë kanale digjitale por ende shesin dhe bëjnë biznes me instagram.

A Kemi ne të dhëna që tregojnë se si po përdoret apo keqpërdoret ajo ?
Po ka disa të dhëna që tregojnë keqpërdorimin e saj, të mos harrojmë skandalin me deepfake të personazheve vip që ishte një problem. Kohët e fundit A.I është përdorur për scams duke i dërguar sms dhe skema mashtrimi mijëra qytetarëve në bulk system.

A është Shqipëria me nivelin e duhur intelektual kur bëhet fjalë për dije në aspektin teknologjik për të bashkëpunuar dhe futur në sistemet e saj inteligjencën artificiale?

Mendoj që jo, inteligjenca artificiale kërkon trajnime të specializuara që nuk ofrohen në Shqipëri. Të merresh me A.I duhet të jenë infrastrukturat dhe stafi i përgatitur në MLS ( Machine learning systems) dhe data science.

Si e sheh idenë e kryeministrit të vendit për të futur në përdorim inteligjencën artificiale në platforma shtetërore ?
Mendoj që ideja është e mirë, por një chatbot nuk tregon potencial të plotë të A.I. Chatbotet kanë një dekadë që përdoren jashtë vendit. Nëse A.I do hyj në vendim marrje atëherë duhet kujdes pasi nëse diçka programohet keq mund të ketë pasoja në tjetërsim të dhënash të qytetarëve.

Sa kërcënuese është nga ana tjetër që të futet përdorimi i kësaj inteligjence në kushtet kur shkurtohen mijëra vende pune ?
Zhvillimi teknologjisë gjithmonë shkurton dhe hap vende të reja pune. Nuk është ky problemi, problemi për vendin tonë është se nuk po hapen fronte dhe investime të reja që të rinjtë të trajnohen dhe zhvillohen mbi A.I që në të ardhmen e shkurtër të mos gjenden pa punë dhe pa orientim.

Cilat janë efektet pozitive të këtij përparimi global teknologjik?
Shkurtimi kohës, kostove dhe automatizim i proceseve. Çdo industri e madhe kështu shton fitimin duke ulur kostot.

A do të arrijë ndonjëherë Shqipëria standardet e duhura për të pasur një zhvillim teknologjik, në kushtet kur edhe ekspertet janë të rrallë ju me se miri e dalloni këtë si ekspert?

Mendoj që po, por afati është pa afat se kur. Ekspertë ka plot vendi por shumica e tyre kanë zgjedhur të largohen jashtë apo të jenë në sektorin privat dhe kontributin kryesisht e japin
për kompanitë që operojnë jashtë gjë që e lë vendin tonë në vend numëro./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

5 zakone që shkatërrojnë përqendrimin tuaj

Para

Ja se si të aplikoni për qëndrim të përhershëm në 5 shtete të BE-së

Para
Ja se si të aplikoni për qëndrim të përhershëm në 5 shtete të BE-së

Ja se si të aplikoni për qëndrim të përhershëm në 5 shtete të BE-së

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar