• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

“Rikthehet” sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet – Çfarë parashikon skema dhe kush ka detyrim për të paguar?

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
“Rikthehet” sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet – Çfarë parashikon skema dhe kush ka detyrim për të paguar?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë banesat e tyre ndaj tërmeteve. Projektligji i cili u hodh për diskutim gjatë vitet 2023, pritet të finalizohet deri në shtator të 2024-ës.

Referuar programit analitik të projekt akteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave përgjatë këtij viti, i botuar në Fletoren Zyrtare, një ndër projektligjet që parashikohet të kalojë në 3 mujorin e tretë është sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet i cili ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe normave për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, me qëllim mbulimin e humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari, për shkak të dëmeve të drejtpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit.

Projektligji i hedhur për konsultim parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, i cili do të jetë në pronësi të shtetit dhe do të drejtohet nga Ministri i Financave. Fondi do financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit dhe të ardhurat nga investimi. Fondi do jetë përgjegjës për shitjen e policave të sigurimit; administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet; krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit; risigurimin e primit. Funksioni më i rëndësishëm i fondit do jetë trajtimi dhe pagesa e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.

Detyrimin për blerjen e policës së  sigurimit nga tërmetet, të cilat do të kenë kohëzgjatje një vjeçare, do e ketë çdo subjekt që ka në zotërim një banesë, ashtu si edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi.

Në rastet kur qytetarët refuzojnë të sigurojnë banesën, projektligji parashikon privimin e shërbimeve që jepen përmes e-albania.

Së fundmi Ministri i Financave, Ervin Mete ka dhënë më shumë detaje, ku ka theksuar që skema do të aplikohet përmes një primi bazik që ofron mbrojtjen e parë për të gjithë të siguruarit, të cilët më tej mund të marrin sigurim vullnetar tek kompanitë private,  dhe se do të ketë përjashtime për disa kategori në nevojë, për të cilat primin do ta marrë përsipër ta paguajë buxheti i shtetit.

Projektligji fillestar është konsideruar kufizues nga dhomat e bizneseve dhe ekspertët e ekonomisë, pasi mbulon vetëm tërmetet deri në 5 ballë dhe jo fatkeqësitë e tjera natyrore. Nga ana tjetër është kërkuar të specifikohen rastet kur banesat janë të siguruara për shkak të kredive bankare, në mënyrë që mos paguhen dy prime sigurimi ose qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë infarktet e zemrës

Para

Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj: Dhuna psikologjike të përfshihet si vepër penale e veçantë në Kodin Penal

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar