• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rëndësia e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Akreditimit me ISO 27701 në Shqipëri: Standardizimi si mundësi për punësimin e të rinjve

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rëndësia e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Akreditimit me ISO 27701 në Shqipëri: Standardizimi si mundësi për punësimin e të rinjve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria bën një hap më tej drejt forcimit të infrastrukturës së saj të sigurisë së informacionit me rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e certifikimit ISO 27701, duke bërë bashkë të gjithë aktorët përkatës. I organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, i mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i zbatuar nga Helvetas Albania, takimi i sotëm hodhi një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë së informacionit në Shqipëri.

Aplikimi i skemave të reja, duke përfshirë ISO/IEC 27701, ISO 27017 dhe ISO 27018, nënvizon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj standardeve dhe certifikimeve globale. ISO 27701 është një standard i privatësisë së të dhënave që bazohet në ISO 27001, standardi ndërkombëtar më i përdorur për menaxhimin e sigurisë së informacionit. Standardi udhëzon organizatat mbi politikat dhe procedurat për të respektuar GDPR dhe ligjet e tjera të privatësisë.



Moderuar nga Aurora Sulçe, aktivitetin e përshëndeti Z. Philipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri. Z. Arnold theksoi rolin e projekteve zvicerane si RisiAlbania në mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Në të njëjtin prizëm, z. Endrit Yzeiraj, Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vlerësoi punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit, si dhe theksoi rëndësinë e certifikimeve ISO në kuadrin e procesit të negociatave me BE-në. Znj. Pranvera Fagu, Drejtore e DAP-së prezantoi punën e Agjencisë në menaxhimin e proceseve të tilla, ndërsa z. Stephan Joss, drejtor i projektit RisiAlbania shpjegoi se si përqafimi i standardeve të tilla krijon më shumë mundësi punësimi për të rinjtë shqiptarë. Certifikimi dhe Standardet, përveçse një kërkesë e BE-së, krijon mundësi për rritje, shërbime outsource apo eksporte – procese që do të krijojnë vende pune për të rinjtë shqiptarë.

Në pjesën e dytë të panelit u zhvilluan diskutime me ekspertë, të cilët përfaqësonin aktorë të rëndësishëm në tregun shqiptar. Panelistët, përfshirë Blerina Qazimin, Besa Stringën, Sokol Avxhiun, Saimir Kapllani, Alfons Muça, Nikolin Metaj dhe Raffaelle Regni, ndanë njohuritë e tyre për temat kritike si nevoja për certifikime të akredituara për standardet 27701, 27017 dhe 2701.

Gjatë diskutimit u vunë në dukje edhe vlerat dhe përfitimet për kompanitë shqiptare në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe interesi i aktorëve nga tregje të mëdha, qofshin investitorë apo sipërmarrës, lidhur me atë se çfarë mund të japë dhe duhet të garantojë Shqipëria në fushën e sigurisë së informacionit. Së fundmi, diskutimi u drejtua drejt së ardhmes si dhe trendeve Evropiane.

Ky aktivitet erdhi si një përpjekje e përbashkët për të nxitur një mjedis më të sigurt dhe më të favorshëm për të gjithë palët e interesuara në ekosistem. Synimi është që ky hap domethënës të sjellë një ndërgjegjësim dhe përqafim të proceseve certifikuese, zhvillimin e biznesit me standarde ndërkombëtare, duke nxitur rritjen e sigurisë së informacionit dhe konkurrueshmërinë e biznesit ne tregun vendas dhe te huaj, e gjithë kjo për të pasur vendeve më të mira pune për të rinjtë ne Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kompania e parë fintech në Shqipëri që kryen procesin e kredidhënies totalisht online

Para

Forumi i Davosit dhe Inteligjenca Artificiale

Para
Forumi i Davosit dhe Inteligjenca Artificiale

Forumi i Davosit dhe Inteligjenca Artificiale

Të Gjitha

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar