• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria do “edukojë” deputetët, ligj i ri për korrupsionin brenda 2027-ës

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Qeveria do “edukojë” deputetët, ligj i ri për korrupsionin brenda 2027-ës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një udhërrëfyes mbi funksionimin e institucioneve demokratike  publikuar për konsultim nga Ministria e Drejtësisë përfshin në një pjesë të tij një qasje të re për të përzgjedhurit në Parlament.

Duke u ndalur tek aspekti i korrupsionit dhe eliminimi i konfliktit të interesit në këto radhë dokumenti specifikon se deputetët do të “edukohen” mbi këto tema dhe për këtë parashikohet rritje e kapaciteteve të Kuvendit për të kryer këtë detyrë.

Tek ndarja fusha dhe objektiva, në kapitullin 2 udhërrëfyesi ndan një seksion nën emërtimin “kodet etike; deklarimin e pasurisë; regjimet për parandalimin e konfliktit të interesit; kufijtë e imunitetit nga hetimi, ndjekja penale ose gjykimi i veprave të korrupsionit në shkallën e nevojshme në një shoqëri demokratike”.

Lidhur më këtë temë parashikohen masa strategjike dhe përmirësime të kornizës ligjore. Kjo lidhet me harmonizimin e plotë me standardet ndërkombëtare për luftimin e ryshfetit të zyrtarëve të huaj publikë nëpërmjet ratifikimit të Konventës së OECD-së për Luftimin e Ryshfetit të Zyrtarëve Publikë të Huaj në Transaksionet e Biznesit Ndërkombëtar të 17 dhjetorit 1997 brenda 2027.

Sa i takon zbatimit dhe kapacitetit udhërrëfyesi parashikon disa pika. Ku së pari forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema të konfliktit të interesave, çështjeve etike, korrupsionit të legjislacionit etj.



Së dyti kapaciteti i Kuvendit për të siguruar korrigjimin e duhur të legjislacionit për korrupsionin brenda vitit 2027.

Së treti zbatimi i Kodit të Sjelljes për deputetët nëpërmjet caktimit të masave disiplinore në rastet e shkeljes së dispozitave të Kodit në komisione dhe seanca plenare (Afati: 2024-2030).

Së katërti organizimi i sesioneve informuese me deputetët e rinj për çdo legjislaturë të re për zbatimin e Kodit të Etikës apo çështjet etike dhe duke u ofruar këshilla të vazhdueshme për çështjet e konfliktit të interesave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si deputetë (Afati: 2024-2030) .

Së pesti finalizimi i draft metodologjisë për identifikimin e rrezikut për korrupsion në procesin ligjbërës të zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të Westminster Foundation në bashkëpunim dhe trajnimin e stafit të Kuvendit për zbatimin e tij (Afati: 2024-2025);

Së gjashti forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema për konflikt interesash, çështje etike etj. (Afati 2024-2030)./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga 1 janari, një pjesë e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë. 1 vit mbështetje nga qeveria

Para

5 gjëra që s’duhet bërë kur nisni një punë të re

Para
5 gjëra që s’duhet bërë kur nisni një punë të re

5 gjëra që s’duhet bërë kur nisni një punë të re

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar