• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Punët me rritjen më të shpejtë në Europë në vitin 2024

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Punët me rritjen më të shpejtë në Europë në vitin 2024
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inteligjenca Artificiale, qëndrueshmëria dhe siguria kibernetike janë në rritje – deklaroi LinkedIn në raportin e fundit mbi perspektivën e tregut të punës për vitin 2024.

Sipas sondazhit të fundit të LinkedIn, tregu i punës po pëson një transformim të shpejtë në Europë – konkurrenca për vendet e punës është më se dyfishuar në vitin e fundit, me shfaqjen e roleve të reja që nuk ekzistonin 20
vite më parë.



Në këtë vit, pozicionet me rritjen më të shpejtë janë ato që lidhen me qëndrueshmërinë, Inteligjencën Artificiale dhe zhvillimin e biznesit, sipas parashikimeve të platformës sociale që përqendrohet te punësimi.

LinkedIn kreu një hulumtim, duke analizuar miliona vende pune të filluara nga anëtarët e tij në periudhën 1 janar 2019 dhe 31 korrik 2023, për të llogaritur normën e rritjes për secilin titull pune.

Nga ky studim doli se dy të tretat e profesionistëve europianë (67%) po marrin në konsideratë mundësinë për të ndryshuar punë këtë vit, pavarësisht rritjes së konkurrencës në tregun e punës.

Në vitin 2022, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë kishte vetëm një ofertë pune për afërsisht dy kandidatë aktivë në LinkedIn, ndërsa tani ka vetëm një ofertë pune për çdo katër kandidatë.

37% e profesionistëve europianë thanë se po kërkojnë paga më të larta për të kapërcyer krizën e kostos së jetesës, ndërsa 19% thotë se janë më të sigurt për aftësitë e tyre dhe se po kërkojnë të gjejnë një rol më të mirë për t’u rritur në karrierë.

Cilat janë punët në rritje?

Punët me rritjen më të shpejtë ndryshojnë sipas vendeve europiane të marra në analizë, por tendenca e përbashkët tregon se rolet e lidhura me Inteligjencën Artificiale, qëndrueshmërinë dhe sigurinë informatike janë në rritje, ndërsa kompanitë përpiqen të merren me këto tendenca kryesore që ndikojnë në ekonomi.

Titujt më të kërkuar të punës përfshijnë Sustainability Manager, Artificial Intelligence Engineer dhe Cyber Security Analyst. (Menaxher i Qëndrueshmërisë, Inxhinier i Inteligjencës Artificiale dhe Analist i Sigurisë
Kibernetike).

“Në vitin 2024, është e qartë se Inteligjenca Artificiale dhe qëndrueshmëria janë dy nga faktorët kryesorë që po formësojnë tregun e punës, ku kompanitë po përpiqen të punësojnë gjithnjë e më shumë profesionistë me aftësi ekologjike dhe në Inteligjencë Artificiale” – deklaroi Josh Graff, drejtor i përgjithshëm i LinkedIn për Europën dhe Amerikën Latine.

Pesë pozicionet më të kërkuara në Mbretërinë e Bashkuar janë: menaxher i qëndrueshmërisë, përfaqësues për zhvillimin e shitjeve, analist i nënshkrimit (që vlerëson individët dhe bizneset për të përcaktuar nivelin e rrezikut që paraqesin), shefi i të ardhurave dhe dentist.

Përputhja e aftësive me një pozicion mund të jetë e ndërlikuar

Raporti zbulon, ndër të tjera, se shumë profesionistë e kanë të vështirë ta gjejnë mënyrën për të përshtatur aftësitë e tyre me vendet e lira të punës, për shkak të ritmit të shpejtë të ndryshimit. Ndër të tjera, 55% e përgjegjësve të rekrutimit besojnë se kompanitë e tyre po humbasin kandidatët e aftë, për shkak se u mungojnë kualifikimet tradicionale.

“Shumë prej këtyre punëve nuk ekzistonin as 20 vite më parë dhe me botën e punës që ndryshon me një ritëm kaq të shpejtë, përshtatja duhet të jetë në vend të parë të shqetësimit të drejtuesve të bizneseve” – thotë Graf.

“Ndërkohë që nismat e të Mësuarit dhe Zhvillimit janë parë shpesh si diçka e këndshme, nismat e rikualifikimit do të jenë vendimtare për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve, si dhe për të siguruar që fuqia juaj punëtore të ketë aftësitë e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimet në botën e punës”./ Euronews

Etiketa: aktualitet
Pas

Qytetet më të mira në botë për vitin 2024!

Para

Nëse dëshironi të bëheni milioner, filloni të mendoni si i tillë

Para
Nëse dëshironi të bëheni milioner, filloni të mendoni si i tillë

Nëse dëshironi të bëheni milioner, filloni të mendoni si i tillë

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar