• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nga “Start Up” te “shtëpia e biznesit”, ministrja Ibrahimaj tregon se si do të mbështetet sipërmarrja këtë vit

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Nga “Start Up” te “shtëpia e biznesit”, ministrja Ibrahimaj tregon se si do të mbështetet sipërmarrja këtë vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Së shpejti do të hapet thirrja për mbështetjen financiare të bizneseve rishtare, njohur si “Start Up”. Në një intervistë për A2, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tregon edhe mënyrat e tjera se di do t’i vihet në ndihmë bizneseve në vend.

Jetojmë në epokën e mendjes, ideve… që për Shqipërinë e sotme në përpjekje për të tejkaluar vetveten të paktën në drejtim të modelit ekonomik, bëhen më të nevojshme se kurrë. Po shpesh këto plane që vijnë edhe nga  mendjet e bukura të të rinjve mbeten në letër për shkak të klimës së ashpër të një biznesi ende me vizion të ngushtë. Ndaj për t’u dhënë jetë sa më shumë planeve të thjeshtë në dukje, por revolucionarizues në përmbajtje, së shpejti do të hapet edhe thirrja e dytë për mbështetje financiare të bizneseve rishtare, njohur si “Start Up”.

“Nisma synon të mbështesë ide, synon të mbështesë start-up në fazat iniciale të jetës së tyre, por edhe start-up në faza pak më të avancuara, të cilat kanë më pak se 7 vite që operojnë. Gjithmonë me ide të reja, inovative”, theksoi ministrja Delina Ibrahimaj.

Si pasojë e një sërë fenomenesh negative të trashëguara nga e shkuara, për mbështetej sot ka edhe sipërmarrja në vend, pavarësisht viteve-jetë në treg. Ndaj hallet e sipërmarrësve tani do të “qahen” në “Shtëpinë e Biznesit”.

“Synon të jetë një hapësirë  ku pa shumë burokraci, biznesi mund të vijnë, të shfaqin shqetësimet, të marrin informacion mbi nisma të përbashkëta dhe të mund të japim zgjidhje për problematika të ndryshme”, u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit tregon edhe mbi mënyrën tjetër, atë të de-rregullimit me anë të së cilës do iu vihet në ndihmë bizneseve.

“Të gjitha ato dokumente që ofrohen nga administrata shtetërore të merren “online” pa dashur që sipërmarrësit të duhet të trokasin fizikisht në institucionet shtetërore.”

Por më shumë se sa ndihma financiare apo mbështetja ligjore e qeverisë, biznesi në vend po ka sot nevojë jetike për punonjës. Për të zbutur sa më shumë krizën që o ndihet gjithandej, së shpejti pritet të vihet në zbatim formula “trajnim duke punuar, kundrejt pagesës”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

“Ne po mundohemi të krijojmë një instrument në të cilin kosto e trajnimit, por edhe paga që të punësuarit e rinj do të marrin për periudhën e trajnimit të ndahet mes qeverisë dhe biznesit”, deklaroi Ibrahimaj.

Nevojën emergjente për të vlerësuar njerëzit si kapital të çmuar, e vuri së fundmi në dukje edhe Forumi Ekonomik Botëror që u kërkoj qeverive të vendosin individin në qendër të politikave të tyre.

Etiketa: aktualitet
Pas

Drejtori i KESH, Ergys Verdho jep dorëheqjen

Para

Mbjellja e pemëve në rrugën Tiranë-Durrës, plas debati në A2 Business

Para
Mbjellja e pemëve në rrugën Tiranë-Durrës, plas debati në A2 Business

Mbjellja e pemëve në rrugën Tiranë-Durrës, plas debati në A2 Business

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar