• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Nga 1 shkurti, pagesat në Kosovë do të bëhen vetëm me euro

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Nga 1 shkurti, pagesat në Kosovë do të bëhen vetëm me euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga data 1 shkurt i këtij viti në Kosovë pagesat do të mund të bëhen vetëm me valutën euro. Valutat jo euro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare”.

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme.



Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është Euro.

Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 35 të kësaj rregulloreje.

Në Kosovën, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.

Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.

Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.

Deri më tani, dinarët në Kosovë qarkullojnë përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë” e cila vepron në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë. Llogari në dinarë ka edhe në bankat Posstanska sstedionica dhe NLB Komercijalna banka.

Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.

Në rregulloren e BQK-së thuhet se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive e saj.

Duke e përmendur Euron si valutë të vetme, Kosova me gjasë përjashton edhe dinarin si valutë për kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave që përdoret në mjediset serbe pandërprerë edhe pse nga viti 2002 Kosova ka adoptuar euron si valutë të saj.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka alarmuar në dy ditët e fundit. Ai ka thënë se me këtë “Kurti shkatërron dialogun për normalizim”.

Presidenti serb ka folur për një përpjekje të kryeministrit Kurti për të “ndaluar pagesat e pagave dhe pensioneve të serbëve lokalë që punojnë në shëndetësi, arsim e institucione të Serbisë”.

”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për këtë çështje.

Ndërkaq, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë për televizionin serb, Pink, se për përdorimin e dinarit në Kosovë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe për këtë çështje e ka njoftuar Brukselin.

“Këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bislimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar”./Fatos Shala

Etiketa: aktualitet
Pas

Mercedes-Benz zbulon makinën e së ardhmes me inteligjencë artificiale

Para

“Corriere della Sera”: Shqipëria ka plot për të treguar, përveç detit dhe plazheve

Para
“Corriere della Sera”: Shqipëria ka plot për të treguar, përveç detit dhe plazheve

“Corriere della Sera”: Shqipëria ka plot për të treguar, përveç detit dhe plazheve

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar