• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ligji i ri për turizmin, skemë sesi do të formalizohen apartamentet dhe vilat

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ligji i ri për turizmin, skemë sesi do të formalizohen apartamentet dhe vilat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit ligjin e ri për turizmin. Drafti do të zëvendësojë ligjin e vitit 2015 dhe synon t’I japë zgjidhje disa problematikave, siç është informaliteti I lartë në këtë sektor. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi pa smbledhjes së qeverisë se ligji i ri vjen si nevojë e këtij momenti tërësisht të ndryshëm ku ndodhet vend sa i takon sektorit të turizmit në raport me thuajse një dekadë më parë.

“Ligji i 2015 nuk u përgjigjej dinamikave të reja. Vizioni ynë për këtë mandat është më i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti nuk është ai që kemi sot.





Kjo bën të nevojshme dhe në konsultim me aktorët e fushatës ndryshimet ligjore qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit qoftë për kërkesat e reja nga konsumatori por edhe tregu që është pjesë e zinxhirit të sektori të turizmit për të dhënë garanci për shërbime më cilësore për kërkesa për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese që nuk ishin në ligjin ekzistues.

Është një mekaniziëm i domosdoshëm për formalizimin. Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se oferta ndaj oferta përgjigjet me formula të paformalizura në dispozitën ligjore që e zgjidhim me kategoritë reja që miratuam sot.

Kemi ndërmarrë një sërë ndryshimesh që lidhen me procedurat burokratike qoftë me Ministrinë e Turizmit dhe me agjencitë e varësisë, por lehtësimi i procedurave shkon edhe me një kontroll të plotësuar për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg dhe Tatime dhe masat administrative kur këto rregulla shkelen” tha Kumbaro.

Ndërkohë në vijim të kësaj edhe Ministri i Financave Ervin Mete tha se qartësimi i kuadrit fiskal që lidhet me detyrimet e reja që lindin për operatorët që futen në sistem pagese do të bëhet vazhdimisht.

“Në vijim të asaj që tha ministrja për Turizmin, sektori siç kërkon vëmendje të dedikuar për rregullimin kërkon edhe një vëmendje të dedikuar për qasjen fiskale në mënyrë që ky sektor të japë kontributin e vet në ekonomi por edhe në buxhetin e shtetit, duke pasur një taksim sa më të drejtë.

Në ligjin që propozohet sot nga qeveria është parashikuar një dispozitë ku në vijim të saj Këshilli i Ministrave do të ketë qasje ndërvepruese me sektorin në mënyrë që të hartohet një metodologji që shërben si metodologji referuse për kapacitetet shfrytëzuese të strukturave akomoduese sipas sezoneve të caktuara.

Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të publikojë dhe disa sqarime lidhur me përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor apo individëve që përdorin platforma, që të jenë sa më të qartë në përgjegjësitë e tyre tatimore dhe një qasje sa më bashkëpunuese me tatimpaguesit që ti përgjigjen përgjegjësive fiskale” tha Mete.

Ligji i ri për turizmin parashikon edhe ndryshimin e taksimit të apartamenteve dhe vilave. Kjo me qëllim uljen e informalitetit dhe rritjen e nivelit të të ardhurave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kina gati sfidën e rradhës, do të testojë trenin më të shpejtë në botë

Para

Rama krijon një tjetër ministri të re

Para
Rama krijon një tjetër ministri të re

Rama krijon një tjetër ministri të re

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar