• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Kosova nën “presionin” e dinarit serb

nga Fast News
1 year më parë
në Bota
0
Kosova nën “presionin” e dinarit serb
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë përpara zbatimit të vendimit për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë kërkuar Kosovës pezullimin e tij.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një takim me kreun e BQK-së, Ahmet Ismaili, i tha që të shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme në Kosovë, duke shtruar shqetësimet për mundësinë e ngritjes së tensioneve etnike.



“Kjo rregullore, mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht… Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht. Mendoj se është e qartë se ne ndihmojmë në mbështetjen e procesit të miratimit të tij dhe mbështesim dispozitat e tij. Dhe ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet”, tha ambasadori.

Ndërkohë BQK-ja përmes një njoftimi tha se Guvernatori i ka shpjeguar ambasadorit amerikan Hovenier se Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e integritetit të sistemit financiar dhe vet valutës Euro.

“Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”.

Të njëjtën kërkesë për shtyrje Kosovës ia përçoi edhe njëherë Bashkimi Evropian. Një zëdhënës i tij, Peter Stano, kërkoi që në kuadër të procesit të dialogut të gjendet zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Kemi marrë shënime për pasojat që ky vendim ka dhe do të ketë mbi komunitetin serb. Kjo ngre shqetësime, pikërisht për ndikimin që do ta ketë në komunitetin shumicë serb në Kosovë, sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat nuk ka proces alternativ i qasshëm për momentin. Kjo rregullore do ketë ndikim direkt në jetët e përditshme të shumicës së komunitetit të serbëve të Kosovës, që marrin pagë apo asistencë financiare nga Serbia, në dinar serbë. Pra duke i pas parasysh pasojat potenciale të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne presim që aspektet që prekin komunitetin serbë në Kosovë, do të adresohen në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Në Kosovë ndërkaq njohës të rrethanave ekonomike thonë se vendimi i Bankës Qendrore ishte i domosdoshëm. Por, Safet Gërxhaliu e vlerësoi momentin e vendimit si të gabuar.

“Kosova po bënë përsëri gabime, po bënë hap para dhe kthim mbrapa. Për këtë vendim është dashur një koordinim me miqtë ndërkombëtar. Nuk i bënë nderë Kosovës presioni qe i vjen qoftë nga Shtetet e Quintit qoftë edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Gjërat duhet shumë më parë të evitohen sesa të shërohen”, tha Gërxhaliu për RTV21.

Vendimin e BQK-së për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb e ka kundërshtuar plotësisht Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila thotë se ai rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë./ekonomiaonline

Etiketa: aktualitet
Pas

7 cilësi që punëdhënësit kërkojnë te punonjësit

Para

BMW në garë me Tesla, përgatit robotë humanoidë

Para
BMW në garë me Tesla, përgatit robotë humanoidë

BMW në garë me Tesla, përgatit robotë humanoidë

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar