• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Forumi i Davos-it dhe mungesa e Shqipërisë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Forumi i Davos-it dhe mungesa e Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Këtë të premten ka mbyllur punimet 5 ditore Forumi Ekonomik Botëror, që zhvillohet në Davos. Këtë vit Shqipëria mungoi, ndryshe nga Kosova dhe Serbia, që e shfrytëzuan forumin për t’u paraqitur si aktorë paqedashës në rajon.

Po çfarë u diskutua këtë vit në forumin e Davos?

Tema kryesore ishte rindërtimi i besimit, në kuadër edhe të luftërave dhe tensioneve globale. Por jo vetëm. Rindërtimi i besimit duhet parë në një prizëm të gjerë dhe jo vetëm i lidhur me sigurinë. Në ekonomi, paraja është besim. Nëse ti nuk ke besim, nuk konsumon dhe as nuk investon. Ekonomia nuk ecën dhe gjithçka rrezikon.

Në funksion të këtij qëllimi, pjesëmarrësit në Davos u fokusuan tek siguria dhe bashkëpunimi; ulja e normave të interesit; krijimi i vendeve të reja të punës; Inteligjenca Artificiale; klima, natyra, energjia dhe keqinformimi.

Por ndërsa Shqipëria mungoi, kush ishin të pranishmit në Davos?

Këtë vit në forum kanë qenë të pranishme qeveri nga më shumë se 100 vende; investitorë të ndryshëm; Institucionet financiare ndërkombëtare dhe gazetarë nga e gjithë bota. Nga rajoni, ishin të pranishëm vetëm qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë.

Ka mendime të ndryshme nëse një vend duhet apo jo të marrë pjesë në një event të përmasave të tilla, siç është forumi i Davosit. Kjo duke pasur parasysh edhe kostot e larta të pjesëmarrjes dhe qëndrimit atje. Kjo pasi gjithçka është kosto-përfitim.

Pjesëmarrja në Forumin Ekonomik Botëror do të ndihmonte në një promovim të Shqipërisë. Gjithmonë, nëse ne do të ishim pjesë e paneleve të rëndësishme të parashikuara në forum. Në kushtet që nuk ishim dy janë mundësitë: ose Shqipëria nuk ka nevojë më për promovim, nisur nga fakti se vitin që lamë pas patëm 10 milionë turistë ose qeveria jonë nuk ka arritur të ketë akses në panelet e rëndësishme të diskutimit.

Në të gjitha rastet, vlen të theksohet se temat e trajtuara në forum ishin ato që do të dominojnë këtë vit ekonominë globale dhe rrjedhimisht, edhe ekonomitë lokale si ajo e Shqipërisë, e ekspozuar tërësisht nga zhvillimet në botë, për shkak të varësisë së madhe nga importi. Cështje si lufta e interesave, krijimi i vendeve të punës, Inteligjenca Artificiale apo ndryshimet klimaterike. Një pjesë në dukje të largëta, por që së shpejti do të jenë edhe në Shqipëri realiteti i ri. Ndaj në mos kryeministri, të paktën ndonjë ministër mund edhe të kishte shkuar në Davos.

Por çfarë është Forumi Ekonomik Botëror, i njohur ndryshe si Forumi i Davosit?

U themelua në vitin 1971 nga ekonomisti dhe profesori zvicerano-gjerman, Klaus Schwab. Qëllimi ishte bashkimi i sektorit publik dhe privat për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje mbi problemet globale, që më pas kanë ndikim direkt në ekonomitë lokale. Në një vit që sapo ka nisur dhe që nuk parashikohet të jetë i qetë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nje këndvështrim ekonomik i BIG BROTHER-it!

Para

Shoqata e Ndërtuesve: Çmimet e apartamenteve do të shtrenjtohen mesatarisht me 20% në vitin 2024 nga rritja e taksave

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar