• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në rajon pas Beogradit

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në rajon pas Beogradit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Prej rreth 2 vitesh, inflacioni i lartë ose thënë ndryshe rritja e çmimeve, është shndërruar në rrezikun kryesor të ekonomisë globale. Jetesa është shtrenjtuar, si pasojë e rritjes se çmimeve të ushqimeve, karburanteve, blerjes së banesave etj.



Për vitin 2023, Tirana rezulton ndër kryeqytetet më të shtrenjta në rajon. Kjo ka rezultuar në Indeksin e Kostos së Jetesës për vitin 2023, publikuar nga Numbeo, databaza më e madhe e të dhënave të kostove në botë.

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë sendet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka.

Indeksi llogaritet në raport me qytetin e Nju Jorkut. Që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100(%). Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku.

Në kryeqytetet e rajonit, kosto e jetesës është mesatarisht më pak sesa 50% e asaj të Nju Jorkut. Por, brenda rajonit, më i shtrenjti është Beogradi, me 42.4% të mesatares së Nju Jorkut.

Në vend të dytë për sa i përket kostos së lartë të jetesës pas Beogradit renditet Tirana, me 41%. Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur indeksi ishte 38.7 për kryeqytetin shqiptar, Tirana rezulton se është bërë më e shtrenjtë.

Për Podgoricën, indeksi është më i lirë se në kryeqytetin shqiptar, në 38.2, ndërsa Budva, një zonë bregdetare e ka treguesin 41.6 (pak më të lartë sesa Tirana).

Më e lira në rajon është Shkupi -Maqedonia e Veriut (36.8), ndërsa dhe Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës ka çmime të favorshme (38.6). Më i liri në rajon dhe ndër më të lirët në Europë është Prishtina (29.9).

Faktorët që rrisin koston e jetesës

Shtrenjtimi i jetesës në Tiranë dhe jo vetëm, po ndodh nga kombinimi i një sërë faktorëve. Periudha post pandemike u shoqërua me rritje të kërkesës për mallra dhe shërbime në nivel global dhe kjo sinjalizoi rritjet e para të çmimeve. Shqipëria si një vend importues i pjesës më të madhe të produkteve që konsumon, do të importonte edhe këtë shtrenjtim, që do të shfaqej edhe më fuqishëm në Tiranë, si qendra kryesore e vendit, ku takohet kërkesa me ofertën dhe ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë.

Kësaj situate iu shtua lufta e Rusisë mbi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, konflikt që u shoqërua me një rritje të çmimeve të lëndëve të para, si karburant, grurë etj, dhe që në një reaksion zinxhir do të pasqyrohej në të gjitha mallrat dhe shërbimet. Thuajse e gjithë bota do të kërcënohej nga shtrenjtimi i çmimeve ose asaj që më pas do të njihej si kriza e inflacionit dhe që vijon ende.

Këtyre faktorëve të jashtëm do t’u bashkoheshin edhe faktorët e brendshëm, si çmimet e larta të blerjes së banesave dhe qirave në Tiranë dhe nivelit të ulët të të ardhurave. Paga mesatare bruto në vendin tonë për vitin 2022 përllogaritet në rreth 554 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit varion nga 832 euro në Maqedoninë e Veriut deri në 983 euro në Serbi.

Një kombinim i tillë faktorësh do të shkarkonte tek inflacioni, treguesi që mat koston e jetesës në vend. Sipas të dhënave të Institutit të statistikave, inflacioni regjistroi në janar të këtij viti nivelin 7.2%, duke qenë më shumë se dyfish më i lartë se objektivi prej 3% i vendosur nga Banka e Shqipërisë. Në muajt pasues, ky tregues do të vinte duke u zbutur, deri në 3.8% në tetor. Por sërish është larg objektivit të synuar dhe situata me çmimet konsiderohet ende e pastabilizuar nga Banka Qendrore.

Kosto e lartë e jetesës në një vend me të ardhura të ulëta ka pasoja jo të vogla. Kjo pasi rritja e çmimeve do të rëndojë tek shtresa më vulnerabël, duke rrezikuar thellimin e varfërisë. Nga ana tjetër, ekonomia do të përballet me tkurrjen e konsumit, që është edhe një ndër burimet e rritjes ekonomike të vendit. Rrjedhimisht, përballë një aktiviteti ekonomik të ngadalësuar dhe plot pasiguri, bizneset do të tërhiqen nga investimet, duke e privuar ekonominë nga një tjetër burim rritje dhe duke e futur kështu në një spirale të rrezikshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ngadalësimi i blerjeve të banesave/ Ekspertët: Një ndër arsyet edhe operacionet e SPAK

Para

Trajnim Intensiv 5-Oresh në Digital Marketing: Zbuloni Sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads

Para
Trajnim Intensiv 5-Oresh në Digital Marketing: Zbuloni Sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads

Trajnim Intensiv 5-Oresh në Digital Marketing: Zbuloni Sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar