• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Socialistët mbajtën Kongresin, por si e kanë ekonominë?

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Socialistët mbajtën Kongresin, por si e kanë ekonominë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Analizë nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Partia Socialiste zhvilloi një ditë më parë Kongresin, ku ka pasur edhe panele të dedikuara për ekonominë. Por cilat kanë qenë zhvillimet kryesore në ekonomi gjatë këtij viti?

Kriza e çmimeve që goditi qytetarët dhe bizneset, pas luftës në Ukrainë. Një përkeqësim i klimës së biznesit, ku rritjes së kostove nga inflacioni i lartë iu shtuan mungesa e fuqisë punëtore dhe zhvlerësimi i euros. Zhvillimi i tretë ka qenë mungesa e stimujve fiskalë nga ana e qeverisë për të ndihmuar në amortizimin e rritjes së cmimeve.

Por sa janë rritur çmimet?

Të dhënat tregojnë se inflacioni ka ardhur duke u zbutur muajt e fundit, por ende nuk është në një trakjektore të qartë rënëse. Ndërkohë që rritja e çmimeve të ushqimeve, për të cilat përdoret më shumë se 40% e buxheteve familjare është gati dyfish më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Kjo do të thotë se shtrenjtimit nuk i ka shpëtuar askush.

Por përveç qytetarëve, në një situatë të vështirë këtë vit janë gjendur dhe bizneset.

Shtrenjtimi i cmimeve ka cuar ne rritje te kostove te lendeve te para; nderkohe qe sipermarrja po perballet me mungesën e fuqisë punëtore dhe zhvlerësimin e euros, ndërsa korrupsioni vijon të mbetet ndër problemet kryesore.

Por cila ka qenë përgjigja e qeverisë ndaj një situate të tillë? Pak ditë më parë u miratua buxheti 2024, i cili presupozohet duhet të marrë në konsideratë këto shqetësime.

Në këtë draft parashikohet një rritje e ndjeshme e të ardhurave. Cka do të thotë se të gjithë ne do të paguajmë më shumë taksa e tatime. Një rritje të ndjeshme kanë edhe shpenzimet, kryesisht ato për paga. Rritja ekonomike parashikohet 3.8%, ndërkohë që qeveria zotohet të ulë nën 60% borxhin publik, niveli më i ulët që prej vitit 2011.

Por cfarë është prioritet në këtë buxhet?

Qeveria do te jape me shume para për rirtjen e pagave të administratës, duke synuar realizimin e premtimit të pagës 900 euro brenda 6 mujorit të parë të 2024-ës; rritje të fondeve do të ketë për sektorin e mbrojtjes dhe pushtetin vendor. Ndërkohë që më pak të financuar rezultojnë bujqësia dhe shëndetësia. Një pjesë e fondeve të kësaj të fundit do ti kalojnë arsimit, me ndryshimet që iu bënë buxhetit./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Harta territoriale do të ndryshojë sërish, qeveria njofton reformën e re administrative

Para

Pasione ngjyrash në një mozaik natyror!

Para
Pasione ngjyrash në një mozaik natyror!

Pasione ngjyrash në një mozaik natyror!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

FMN kritikon masat e BSH që lehtësojnë kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

FMN kritikon masat e BSH që lehtësojnë kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

nga Fast News
13:44 | 25/11/2025
0

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

nga Fast News
13:22 | 25/11/2025
0

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

nga Fast News
12:00 | 24/11/2025
0

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

nga Fast News
11:30 | 24/11/2025
0

Recent News

FMN kritikon masat e BSH që lehtësojnë kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

FMN kritikon masat e BSH që lehtësojnë kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

13:44 | 25/11/2025
Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

13:22 | 25/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar