• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritet me 17% fluksi i investimeve të huaja, kryeson Hollanda

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Rritet me 17% fluksi i investimeve të huaja, kryeson Hollanda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po bëhet një vend atraktiv për investitorët e huaj. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja i kapërceu 404 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 60 milionë euro ose mbi 17% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Një pjesë e këtyre parave janë riinvestime të kompanive të huaja, që operojnë tashmë në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë se vendi që mban peshën më të madhe të investimeve të huaja është Hollanda, kryesisht me kompaninë e kërkimit të naftës Shell. Nga 76.8 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit të shkuar, fluksi i investimeve hollandeze në Shqipëri për të njëjtin tremujor të këtij viti është rritur në 86.9 milionë euro.

Ndërkohë që sa i përket ritmit të rritjes, janë flukset e Investimeve nga Mbretëria e Bashkuar ato që kanë shënuar një përshpejtim të fortë këtë vit. Nga 3.46 milionë euro në tremujorin e tretë 2022, flukset e Investimeve nga Britanike thuajse janë trefishuar, duke e mbyllur tremujorin e tretë të këtij viti në kuotën 11.81 milionë euro.

Partneri ynë kryesor tregtar, Italia, është një tjetër vend që ka shtuar fluksin e Investimeve për këtë vit. Flukset rezultojnë thuajse dyfish më të larta se tremujorin e vitit të shkuar, ose nga 22.75 milionë euro, në 41.62. Një tjetër partner i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë, Turqia, gjithashtu ka rritur volumet e investimeve direkte nga 55.7 milionë në tremujorin e tretë të vitit të shkuar, në 58.21 milionë në të njëjtin tremujor të këtij viti. Rritje të ndjeshme për këtë vit kanë shënuar edhe flukset e ardhura nga Kosova dhe Franca, ndërkohë që modeste ka qenë rritja e flukseve të investimeve të reja nga Greqia, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që ky tremujor ka shënuar rënie të flukseve të investimeve me origjinë nga Gjermania, partner i rëndësishëm tregtar i vendit tonë. Nga 10.3 milionë euro në tremujorin e tretë 2022, ato rezultojnë 9.17 milionë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Për t’u shënuar është se një pjesë e mirë e këtyre investimeve i takojnë tregut të pasurive të paluajtshme, duke qenë se Banka e Shqipërisë i përfshin blerjen e pronave nga jorezidentët në totalin e Investimeve të huaja direkte.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria rrit rezervën e arit, në tunelet e Bankës Qendrore ka 3,42 tonë flori

Para

Rregullat më të çuditshme turistike të Europës në vitin 2023

Para
Rregullat më të çuditshme turistike të Europës në vitin 2023

Rregullat më të çuditshme turistike të Europës në vitin 2023

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

I dedikohet qytetërimit faraonik, hapet sot Muzeu i Madh Egjiptian, më gjiganti në botë

I dedikohet qytetërimit faraonik, hapet sot Muzeu i Madh Egjiptian, më gjiganti në botë

nga Fast News
13:00 | 02/11/2025
0

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

nga Fast News
12:30 | 02/11/2025
0

5 mënyra të provuara shkencërisht se si të përmirësojmë kujtesën

5 mënyra të provuara shkencërisht se si të përmirësojmë kujtesën

nga Fast News
11:50 | 02/11/2025
0

Shtimi i pasigurive? Shqiptarët i depozitojnë paratë, nuk i investojnë

Shtimi i pasigurive? Shqiptarët i depozitojnë paratë, nuk i investojnë

nga Fast News
11:18 | 02/11/2025
0

Recent News

I dedikohet qytetërimit faraonik, hapet sot Muzeu i Madh Egjiptian, më gjiganti në botë

I dedikohet qytetërimit faraonik, hapet sot Muzeu i Madh Egjiptian, më gjiganti në botë

13:00 | 02/11/2025
Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

12:30 | 02/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar