• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Finance

Qeveria rishikon buxhetin. 5 mijë lekë për të varfërit, një rrogë shtesë për administratën

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Qeveria rishikon buxhetin. 5 mijë lekë për të varfërit, një rrogë shtesë për administratën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka rishikuar buxhtein e këtij viti, duke rishpërndarë një pjesë të të ardhurave të krijuara mbi planin, rrjedhojë kryesisht e rritjes së çmimeve, tek shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Ervin Mete u bë e ditur se të gjitha kategoritë, nga përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët, ata me pension social apo aftësi të kufizuar, do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për fundvit.

Po ashtu, përfitues të shpërblimit do të jenë edhe punonjësit e administratës shtetërore, pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime të Buxhetit të vitit 2023, me synim kryesor plotësimin e paketës së solidaritetit, pas dy bonuseve të akorduara për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete dhe për një sërë shtresash në nevojë”, ka deklaruar Mete.

Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për:

64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike;

73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar;

36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike;

68 mijë invalidë të punës;

44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet dypalëshe të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanëmarrë edhe nga Komisioni Evropian.

Ministri sqaroi se disa kategori do të përfitojnë një shpërblim deri në 10 mijë lekë, ndërsa punonjësit e administratës, pjesë e procesit të integrimit do të marrin një pagë shpërblim.

“Bonusi është në të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posaçme me të cilët kanë përfituar, aktualisht invalidët e punës, gjithashtu përfitues të pensioneve familjare, praktikisht tani dyfishohet masa. Por edhe brenda kategorive që mbështeten me në këtë paketës, siç janë familjen në ndihmë ekonomike por me fëmijë, edhe ata marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë për punonjësit e administratës që kanë qenë pjesë e grupeve të procesit të integrimit do të jetë një pagë shpërblim”, specifikoi ministri.

Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura. Shtesa totale për të gjitha bashkitë sipas listës së parcaktuar shkon në 2 miliardë lekë.

Gjithashtu, ka rialokime sa u përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastrukturore, në rrugë e ujësjellës, duke i dhënë një tjetër shtysë investimeve publike.

Në total, rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë që mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar i të ardhurave, si dhe projeksionet për borxhin publik”.

Ervin Mete, minister i Financave dhe Ekonomise

Etiketa: aktualitet
Pas

Drafti i ri i Sigurisë Kombëtare, si të mbrojmë ekonominë tonë nga shtete jo miqësore?

Para

Arlinda Muja, Drejtoreshë e Kredo Finance, Përzgjidhet për Herë të Tretë Radhazi si Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar