Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qeveria ndryshon sërish buxhetin, ja ku do të shkojnë paratë

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
Qeveria ndryshon sërish buxhetin, ja ku do të shkojnë paratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar një tjetër Akt Normativ për rishikimin e buxhetit. Dokumenti është botuar në Fletoren Zyrtare dhe në të parashikohen rialokime në disa zëra shpenzimesh. Ndërsa nuk ndryshojnë treguesit kryesorë të buxhetit, si të ardhura, shpenzime dhe deficiti buxhetor.

Sipas Aktit Normativ, kontingjenca prej 14,980 milionë lekësh përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara, nga e cila:

Fondi prej 1 miliardë lekësh përdoret për pagesën e një pjese të diferencës së pagës së magjistratit nga 1 janari 2019 e në vazhdim, sipas arsyetimit të bërë nga Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 35, datë 22.1 1.2022.

Fondi prej 1,4 miliardë lekësh do të përdoret për mbështetjen e shtresave në nevojë, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjithash fondi prej 2 miliardë milionë lekësh shpërndahet ndërmjet bashkive në bazë të kritereve të formulës së përdorur për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme për vitin 2023.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kjo transfertë, në radhë të parë, përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe, pasi të jenë shlyer këto detyrime, përdoret për shpenzime të tjera. Kjo transfertë nuk përdoret për shpenzimet e rindërtimit.

Fondi rezervë prej 4 miliardë lekësh do përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave, si më poshtë vijon:

-2,2 miliardë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme;

-1,8 miliardë lekë për përballimin e kostos së zgjedhjeve.

Ndërsa kontingjenca për risqet e borxhit prej 4, 9 miliardë lekë përdoret nga ministri përgjegjës për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.

Një fond prej 3 miliardë lekësh përdoret në formën e huadhënies nga buxheti i shtetit për shoqërinë e navigimit ajror.

Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ky është kryeqyteti europian që u kurorëzua si destinacioni më i mirë në botë!

Para

A jeni gati të kaloni nga punonjës në sipërmarrës, kuptojeni me 6 hapa

Para
A jeni gati të kaloni nga punonjës në sipërmarrës, kuptojeni me 6 hapa

A jeni gati të kaloni nga punonjës në sipërmarrës, kuptojeni me 6 hapa

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dëmet në mjedis, qeveria përcakton rregullat e reja: Bizneset duhet të sigurojnë fonde paraprakisht

Dëmet në mjedis, qeveria përcakton rregullat e reja: Bizneset duhet të sigurojnë fonde paraprakisht

nga Fast News
12:02 | 01/08/2026
0

Si të përgjigjeni kur ju pyesin “çfarë rroge dëshironi”?

Si të përgjigjeni kur ju pyesin “çfarë rroge dëshironi”?

nga Fast News
11:33 | 01/08/2026
0

46 apo 100 bashki?  Dy modele të ndryshme për pushtetin vendor jashtë komisionit parlamentar

46 apo 100 bashki? Dy modele të ndryshme për pushtetin vendor jashtë komisionit parlamentar

nga Fast News
11:30 | 01/08/2026
0

Nga profesionistët te hotelet, kush fitoi më shumë në vitin 2024

Nga profesionistët te hotelet, kush fitoi më shumë në vitin 2024

nga Fast News
11:26 | 01/08/2026
0

Recent News

Dëmet në mjedis, qeveria përcakton rregullat e reja: Bizneset duhet të sigurojnë fonde paraprakisht

Dëmet në mjedis, qeveria përcakton rregullat e reja: Bizneset duhet të sigurojnë fonde paraprakisht

12:02 | 01/08/2026
Si të përgjigjeni kur ju pyesin “çfarë rroge dëshironi”?

Si të përgjigjeni kur ju pyesin “çfarë rroge dëshironi”?

11:33 | 01/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora