• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paradoksi/ Shqipëria me më shumë akses në internet se rajoni, por me më pak njohuri për ta përdorur

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Paradoksi/ Shqipëria me më shumë akses në internet se rajoni, por me më pak njohuri për ta përdorur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Në Shqipëri është vështirë të gjesh familje pa internet, edhe pse përdorimi i tij kufizohet kryesisht në navigimin në rrjetet sociale, cka nuk kërkon aftësi të mëdha. Të dhënat e Institutit të Statistikave, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se gati 91% e familjeve shqiptare kishin akses në internet. Shqipëria bashkë me Kosovën (96%) renditen të parat në rajonin e Ballkanit për përqindjen e lartë të familjeve me internet. Krahasimi merr për bazë aksesin edhe nëpërmjet telefonit. Madje, vendi ynë është afër mesatares europiane, ku aksesi në internet është i mundur për 92% të familjeve.



Më shumë sesa një zgjedhje e lirë, përdorimi internetit nga familjet shqiptare u bë i detyruar. Kjo pasi qeveria kaloi online pothuajse 95 për qind të shërbimeve publike, teksa po avancohet më tej. Nga ana tjetër, edhe periudha e pandemisë nxiti aksesin e familjeve në internet, për shkak të ofrimit të procesit mësimor online.

Por sa njohuri kanë qytetarët shqiptarë për të përdorur dhe shfrytëzuar internetin jo vetëm për argëtim, por edhe për punë apo marrjen e shumë shërbimeve të tjera?

Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave (Eurostat) tregojnë se qytetarët shqiptarë bashkë me ato të Kosovës kanë njohuritë bazikë më të dobëta në rajon. Sipas statistikave, vetëm 20% e shqiptarëve kanë njohuri bazike për digjitalizimin, duke lënë pas vetëm Kosovën me 13%. Njohuritë më larta për aftësitë digjitale i kanë qytetarët e Malit të Zi me 38%, Bosnjës me 29%, Serbisë me 29% dhe Maqedonisë së Veriut me 26%.

“Shqiptarët kryesisht e përdorin për informim dhe argëtim. Kjo duket nga aktiviteti që ka tiktok, tv shows dhe lajmet rozë. Ëebsite e lajmeve rozë arrijnë të kenë dhe 1mln vizita në muaj. Ndërsa biznesi e përdor internetin për të menaxhuar ëebiste apo social media dhe për detyrat financiare”, shpjegon Said Duleviç, ekspert për teknologjinë e informacionit.

Të dhëna të tjera më të detajuara nga INSTAT tregojnë se pjesa e popullsisë mbi 55 vjeç janë të paaftë për të përdorur platformat online për shërbimet publike. Në vitin 2022, vetëm 6% e popullsisë mbi 55 vjeç kishte qenë e aftë të shkarkonte dokumente nga e-goverment gjatë një viti kalendarik.

Ekspertët shpjegojnë se përdorimi i internetit nuk ka qenë një proces i orientuar në Shqipëri, me qëllim që qytetarët të merrnin njohuritë bazë për ta shfrytëzuar atë në funksion të një jetese më të mirë.

“Situata e tillë vjen si pasojë e përdoruesve të rinj në internet , këta përdorues ose janë të mitur ose mosha e tretë. Gjithashtu, mungon informimi nëpër shkolla apo hapësira mediatike lidhur me përdorimin e celularit apo internetit. Sot më e rëndësishme se kurrë duhet ky element, pasi Inteligjenca Artificiale pritet të sjelli lajme të rreme, deepfake dhe disinformimi do jetë më i madh”, argumenton Said Duleviç.

Në mbështetje të shifrave të mësipërme është edhe raporti i fundit i Bankës Botërore që vlerëson se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale. Në vitin 2021, vetëm 35% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mori ose kreu një pagesë digjitale në krahasim me 29% në vitin 2017. Banka vëren se vendet e tjera të rajonit kanë bërë hapa më të shpejtë në këtë drejtim, madje edhe Kosova renditet shumë më mirë.

Në vitin 2021, gati 48% e popullsisë mbi 15 vjeç në Kosovë ishte përdorues i pagesave digjitale nga 39% në 2017. Ne Bosnjë, 67% e popullsisë mbi 15 vjeç përdorën pagesa digjitale, në Maqedoninë e Veriut, 74%, dhe në Serbi 87%.

Shkalla e përdorimit të pagesave digjitale përfshin pagesat përmes një instrumenti, pajisjeje ose kanali digjital të pagesave siç është banka elektronike, transfertat, kartat e kreditit dhe debitit, paratë elektronike (e-money). Banka Botërore analizon se pagesat digjitale janë bërë më të përhapura në Ballkanin Perëndimor, megjithëse ka ende mbetet shumë për të bërë.

Nga ana tjetër, bizneset shqiptare kanë rritur aksesin në internet, pavarësisht madhësisë së tyre. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se këtë vit përdorimi i internetit në bizneset me 10-49 të punësuar është në masën 99% nga 98% që ka qenë një vit më parë; në ndërmarrjet me 50-249 të punësuar ky akses eshte 99.2% dhe në ndërmarrjet e mëdha me mbi 249 të punësuar, në shkallën 100%.

Duke pasur internet në të gjitha llojet e bizneseve, punonjësit kanë mundësi ta përdorin atë, duke rritur edhe produktivitetin. Të dhënat e detajuara të INSTAT-it tregojnë se të punësuarit në aktivitetin “Informacion dhe komunikim” janë ata që e përdorin më shumë internetin dhe më saktësisht në masën 72.3%; pasuar nga të punësuarit në aktivitetet “Profesionale, shkencore, teknike” në masën 64.9% dhe të punësuarit në aktivitetet “Shërbime administrative dhe mbështetëse” me nivel 56.3%.

Por cfarë duhet bërë që të rritet përdorimi i internetit për qëllime funksionale?

Eksperti i teknologjisë së informacionit, Said Deleviç rendit hapat që duhen ndërmarrë. “Masat janë të thjeshta: edukim dhe hapësira mediatike dhe institucionale për të ndërgjegjësuar përdoruesit e internetit. Shpesh bëj video informuese se duhen klikuar linke phishing dhe kështu janë shmangur qindra vjedhje të profileve të instagram. Një video  1minutëshe edukon mijëra njerëz. Duhet të bëhemi koshientë që nëse ne nuk edukojmë përdoruesit e rinj do bjen pre e internetit që po evulon me hapa galopant tashmë me ndihmën e Inteligjencës Artificiale”, shprehet Duleviç.

Shqipëria ka një moshë të popullsisë të re krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Europës dhe ky konsiderohet potenciali më i madh, jo vetëm për të pasur akses në internet, por për të ndryshuar qasjen e deritanishme, për të shtyrëzuar teknologjinë për një jetë më të lehtë dhe më mirë!

Etiketa: aktualitet
Pas

Ekuilibri punë-jetë është më i rëndësishëm se paga

Para

Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për ekonominë, me besim vetëm ndërtimi

Para
Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për ekonominë, me besim vetëm ndërtimi

Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për ekonominë, me besim vetëm ndërtimi

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar