• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nisin aplikimet për strehimin social

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Nisin aplikimet për strehimin social
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave ka nisur procesin e pritjes së aplikimeve për strehimin social. Ky dikaster ka njoftuar hapjen e procesit për të gjithë qytetarët e interesuar.

Për financimin e projekteve të reja, të cilat parashikohet të zbatohen gjatë vitit të ardhshëm janë parashikuar 320 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Janë tre kategori që do të financohen, banesat sociale me qira; rikonstruktimi i banesave për komunitetet e varfra dhe strehat e përkohshme.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave

MFE njofton nisjen e aplikimeve për programet e strehimit social që financohen nga buxheti i shtetit Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025.

Procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit. Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh për financimin e projekteve të reja që do të hapen.

Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen:

1-    Banesa sociale me qira;

2-    Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara; si dhe

3-    Streha të përkohshme.

Më konkretisht, në programin Banesa sociale me qira parashikohen projekte të financueshëm që mund të sigurohen nëpërmjet:

  • Adaptimit të objekteve ekzistuese që janë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
  • Blerjes nga tregu, kur çmimi i blerjes së banesave në treg është më i ulët se kostoja e ndërtimit;

Ndërtimit të ri në truall në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në programin Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara parashikohet financimi i projekteve për:

  • Përmirësimin e infrastrukturës kryesisht në zona informale ku banojnë më shumë se 50 familje (kryesisht në zona të banuara nga minoriteti Rom), që janë në proces legalizimi;
  • Përmirësimin e infrastrukturës në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme; si dhe
  • Përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese për familje.

Sa i përket projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, për familje, ato do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18 vjeç, etj.

Në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim. Hapja e procedurave për programet e strehimit social për kategoritë në nevojë bëhet vetëm pak ditë pasi Qeveria me ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 akordoi bonuse sociale për shtresat vulnerabël, pjesë e paketës së solidaritetit për festat e fundvitit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Prodhimet vendase bëhen jo-konkurruese, rritet me 8.5% importi i ushqimeve me 2023

Para

Ç’të bëni kur jeni të lodhur nga mediat sociale

Para
Ç’të bëni kur jeni të lodhur nga mediat sociale

Ç’të bëni kur jeni të lodhur nga mediat sociale

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar