• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Marrëveshja për emigrantët me Italinë në Kushtetuese, por qeveria miraton fondin për ardhjen e tyre

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Marrëveshja për emigrantët me Italinë në Kushtetuese, por qeveria miraton fondin për ardhjen e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim lidhur me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë, qeveria ka përcaktuar edhe mënyrën e kushtet për shpenzimet për të huajt të urdhëruar që të qëndrojnë në një territor të caktuar.

Fondet do të jenë pjesë e Buxhetit të Shtetit dhe do të administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Monitorimi i tyre do të bëhet në sistemin SIFQ të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

VENDIMI I PLOTË I QEVERISË:

MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË FONDEVE DHE QËNDRIMIT NË NJË TERRITOR TË CAKTUAR TË SHTETASVE TË HUAJ TË URDHËRUAR PËR TË QËNDRUAR NË NJË TERRITOR TË CAKTUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 113, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

V E N D O S I:

  1. Fondet për qëndrimin në një territor të caktuar të një shtetasi të huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar, përdoren në përputhje me programin buxhetor dhe zërat e shpenzimeve të parashikuara për çdo vit.
  2. Zërat e shpenzimeve për sigurimin e kushteve për qëndrimin e shtetasve të huaj në një territor të caktuar përfshijnë:
  3. a) sigurimin e strehimit, të ushqimit e të veshmbathjes;
  4. b) ndihmën financiare me një kuotë mujore prej 3 000 (tre mijë) lekësh në muaj.
  5. Administrimi i fondeve kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH).
  6. Administrimi i fondit për zërin sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij vendimi, kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  7. Për dhënien e ndihmës financiare sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, DPPSH-ja kërkon hapjen e llogarisë ekonomike analitike të shpenzimeve në sistemin informatik financiar të qeverisë (SIFQ), me emërtimin “Shpenzime për ndihmën financiare për shtetasin e huaj të urdhëruar për të qëndruar në një territor të caktuar”.
  8. Transferimet e mjeteve monetare nga fondet e përcaktuara për qëndrimin e shtetasit të huaj në një territor të caktuar te përfituesit kryhen nga struktura përgjegjëse për thesarin në degë, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përputhje me skemën ekzistuese të ekzekutimit të pagesave te përfituesit individë nëpërmjet strukturës së thesarit.
  9. DPPSH-ja raporton, brenda datës 5 të muajit pasardhës, për të gjitha pagesat e kryera gjatë muajit paraardhës, si dhe brenda datës 31 janar të vitit pasardhës për të gjitha pagesat e kryera gjatë vitit paraardhës.
  10. Shtetasi i huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar, qëndron në një ambient ose rezidencë akomoduese. Ambienti ose rezidenca akomoduese e destinuar për një shtetas të huaj është një apartament, shtëpi private, strehëz, qendër e hapur apo hotel.
  11. Kur shtetasi i huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar hyn në marrëdhënie pune, trajtimi financiar për strehimin, ushqimin, veshmbathjet dhe ndihma financiare ndërpriten.
  12. Shtetasi i huaj, i cili është urdhëruar të qëndrojë në një territor të caktuar është i detyruar të respektojë rregullat e regjimit ditor në varësi të llojit dhe rregullave të ambientit ose rezidencës akomoduese.
  13. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: aktualitet
Pas

6 shprehje që mund të tregojnë se keni inteligjencë emocionale të ulët

Para

Agjenda e BE 2024-2027 për Ballkanin forcon kushtet për disbursimin e fondeve

Para
Agjenda e BE 2024-2027 për Ballkanin forcon kushtet për disbursimin e fondeve

Agjenda e BE 2024-2027 për Ballkanin forcon kushtet për disbursimin e fondeve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

nga Fast News
12:16 | 22/01/2026
0

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

nga Fast News
09:30 | 22/01/2026
0

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

“Paketa e maleve”, qeveria përcakton zonat e zhvillimit. Ja cilat janë…

nga Fast News
09:00 | 22/01/2026
0

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

Davos sot: Gjeopolitika globale dhe inteligjenca artificiale dominojnë axhendën

nga Fast News
08:30 | 22/01/2026
0

Recent News

Lufta tregtare SHBA-Kinë në garën presidenciale amerikane

Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR

12:16 | 22/01/2026
Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

Bankat “tërhiqen” nga kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet për qytetarët

09:30 | 22/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar