Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Luhatjet e euros, BSH planifikon të tërheqë deri në 330 mln euro nga tregu gjatë 2024

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
Luhatjet e euros, BSH planifikon të tërheqë deri në 330 mln euro nga tregu gjatë 2024
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë pritet të jetë më aktive në tregun e këmbimit vitin e ardhshëm. Mbi 250 milionë euro pritet të tërhiqen nga tregu valutor gjatë 2024-ës. Në bazë të sasisë së monedhës europiane që do të futet në vend, blerjet mund të rriten deri në 330 milionë euro. Ky është niveli më i lartë ndonjëherë i planifikimeve që Banka Qendrore bën për të ndërhyrë në tregun valutor.

“Ka sinjale për një forcim të mëtejshëm të lekut. Për të ruajtur ekuilibrat, Banka e Shqipërisë ndërhyn duke tërhequr valutë nga tregu. Ky është mekanizmi”, u shpreh Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Agjencive të këmbimit Valutor.

Sipas kalendarit të Bankës Qendrore, ndërhyrjet në tregun valutor pritet të nisin në 16 shkurt për të vijuar në 15 dhe 26 mars. Blerjet planifikohet të përshpejtohen në muajt e verës me 6 ankande vetëm në muajt qershor e korrik. Me ardhjen e vjeshtës , Banka planifikon të realizojë nga një ndërhyrje për secilin muaj, për të përmbyllur blerjet në 19 dhe 20 dhjetor 2024.

“Pritet të hyjë më shumë euro si pasojë e turistëve, por edhe investimeve të huaj, remitancave apo eksporteve. Ndaj gjatë verës janë planifikuar edhe më shumë ndërhyrje”, deklaroi Vukaj.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu valutor rreth 290 milionë euro, përfshirë ankandin e fundit të zhvilluar të mërkurën. Ndërhyrjet e detyruara për shkak të zhvlerësimit me ritme jo natyrale të euros kanë zgjeruar në 5.7 miliardë euro rezervën valutore të vendit. Për vitin e ardhshëm ajo planifikohet të arrijë në 6.3 miliardë euro.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Prodhuesit në prag falimenti, në janar dalin në protestë

Para

Ekonomia mbetet e dobët, turizmi jep pak ndikim në rritje. Në rënie industria dhe bujqësia

Para
Ekonomia mbetet e dobët, turizmi jep pak ndikim në rritje. Në rënie industria dhe bujqësia

Ekonomia mbetet e dobët, turizmi jep pak ndikim në rritje. Në rënie industria dhe bujqësia

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

nga Fast News
21:31 | 06/11/2026
0

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

nga Fast News
20:46 | 06/11/2026
0

Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën

Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën

nga Fast News
20:25 | 06/11/2026
0

Lavazhet nën kontroll të AKUK, 1206 subjekte të identifikuara në vend

Lavazhet nën kontroll të AKUK, 1206 subjekte të identifikuara në vend

nga Fast News
14:49 | 06/11/2026
0

Recent News

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

21:31 | 06/11/2026
Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

20:46 | 06/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora