• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Jo Femicidit! Konferenca që bëri bashkë të gjithë kundër dhunës me bazë gjinore

nga Fast News
1 year më parë
në Aktualitet
0
Jo Femicidit! Konferenca që bëri bashkë të gjithë kundër dhunës me bazë gjinore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Jo Femicidit! Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore”!  Titulli i konferencës, që ka bërë bashkë politikën, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare ishte dhe mesazhi kryesor i dhënë për luftën kundër dhunës dhe vrasjes së grave. Ky aktivitet, i organizuar nga Etilda Gjonaj, si pjesë e agjendës së Raportueses së Përgjithshme të Asamblesë së KiE për dhunën ndaj grave, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla synoi adresimin e sfidave dhe pasojave të femicidit, në përgjegjësinë e të gjithë aktorëve dhe gjithëpërfshirjen e tyre.

“Mesazhi pozitiv që u arrit të përcillej sot është se jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë, kolege deputete pavarësisht përkatësisë politike, qeveri, partnerët ndërkombëtarë dhe agjensitë e organizmave ndërkombëtarë, institucione të pavarura kushtetuese, shoqëria civile, avokatë, përfaqësues të medias”, deklaroi Gjonaj.





Kryetarja e Kuvendit znj Nikolla, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Avokatja e Popullit, Znj. Ballanca, shpalosën sfidat e përbashkëta dhe iniciativat konkrete, që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe për të promovuar një shoqëri, ku vajzat dhe gratë arrijnë potencialin e plotë.

Partnerët ndërkombëtarë, si Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, znj. McCluney, Zv/Shefja e Misionit në detyrë të U.S. Embassy-Tirana, Znj. Kawas, Ambasadori i Austrian Embassy Tirana z. Steinner, i ngarkuari me punë i European Union in Albania , z. Andre Rizzo, Drejtorja e Zyrës së Këshillit të Europës Znj. Giulia Re, Përfaqësuesja Rezidente e UNDP Albania Znj. Merino dhe përfaqësuesi i OSCE Presence in Albania z. Vela nën moderimin e e Michele Ribotta, Përfaqësues Rezident UN Women Albania shprehën mbështetjen dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët në këtë luftë të përbashkët!

Në panelin e shoqërisë civile, nën moderimin e gazetares Aurora Sulce, përfaqësuesit e shoqërisë civile Aurela Anastasi, Mirela Arqimandriti, drejtuese e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, znj. Elona Gjebrea dhe përfaqësuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, znj. Ejxh Pepa ndanë sfidat dhe arritjet në këtë fushë!

“Dhuna ndaj grave tejkalon të qenit vetëm çështja jonë, por një shqetësim, që prek dhe përfshin shoqërinë në tërësi, duke kërkuar një veprim bashkëpunues dhe të menjëhershëm nga të gjithë”, ka deklaruar Gjonaj.

Aktiviteti u mbështet UN Women Albania, që gjithmonë është në krah të iniciativave të tilla.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të veproni kur ju refuzohet rritja e pagës

Para

Doni të kurseni karburant? Google Maps tani jua mundëson edhe këtë!

Para
Doni të kurseni karburant? Google Maps tani jua mundëson edhe këtë!

Doni të kurseni karburant? Google Maps tani jua mundëson edhe këtë!

Të Gjitha

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

nga Fast News
13:53 | 01/06/2025
0

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

nga Fast News
12:30 | 01/06/2025
0

Mashtrimi 450 milionë dollarësh, shkëlqimi dhe rënia e startup-it fantazmë Builder.ai

Mashtrimi 450 milionë dollarësh, shkëlqimi dhe rënia e startup-it fantazmë Builder.ai

nga Fast News
12:24 | 01/06/2025
0

Nga refuzimi në punë te një biznes gjysmë-milionësh, historia frymëzuese e Amber Starling

Nga refuzimi në punë te një biznes gjysmë-milionësh, historia frymëzuese e Amber Starling

nga Fast News
12:20 | 01/06/2025
0

Recent News

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

13:53 | 01/06/2025
35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

12:30 | 01/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar