• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ismail Kadare viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë/ Kadare: Më gëzon ky mjedis

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Ismail Kadare viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë/ Kadare: Më gëzon ky mjedis
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare vizitoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Pas takimit me Presidentin e Universitetit Mesdhetar, Akademik. Prof. dr Anastas Angjeli, shkrimtari i mirënjohur zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me stafin akademik dhe studentët e UMSH, në lidhje me veprën e tij, pikëpamjet, kontributin e jashtëzakonshëm si autor dhe person me ndikim të lartë jo vetëm në Letërsi por edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë kudo në botë.

Veprat e shkrimtarit janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës dhe titujt e vlerësimet për të kanë qenë ndër më të lartat.





“Ne jemi të nderuar që kemi sot mes nesh një personalitet dhe autor të jashtëzakonshëm si Ismail Kadare për të cilin nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ajo që mund të them me bindje të plotë është se që nga koha e krijimit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, 15 vjet më parë, nuk ka ngjarje më të rëndësishme që do të mbahet mend edhe nga brezat e rinj të studentëve që do të vijnë se vizita juaj këtu”, u shpreh Presidenti i UMSH-së në fjalën e tij. Vetë Kadare iu përgjigj një sërë pyetjesh nga pjesëmarrësit duke vlerësuar mjedisin universitar që e bëri të pranojë ftesën në një kohë kur daljet e tij publike kohët e fundit janë të rralla.

“Ju falenderoj për ftesën tuaj bujare. Ndjehem shumë i gëzuar këtu. Është një mjedis i bukur. Ka dritë, ka dashuri në sy. Unë marr shumë ftesa, por nuk mundem të shkoj të them të drejtën të të gjitha, ka pengesa të papritura por sot ndjehem mirë, që pranova ftesën tuaj”, u shpreh Kadare në nisje të takimit.

Ai theksoi se çdo shkrimtar ka rrugëtimin e tij. “Jeta jonë është e tillë në këtë ecje të dehur nga gëzimi i njohjes, i dashurisë, disa herë të hidhëruar nga mosnjohja. Unë do doja të ndjeheni të lirë të bëni pyetje, pasi të gjitha pyetjet janë të gëzueshme, të këndshme për mua t’u dëgjoj, për çdo shkrimtar, Në çdo takim të tillë, diçka rritet në ndërgjegjien tënde. Diçka të ndryshon, diçka transformohet, ndaj do ju kërkoja që çfarë keni në mendje ta thoni”, tha Kadare. Bashkëshortja dhe njëkohësisht shkrimtarja e njohur Helena Kadare e pranishme në takim, iu përgjigj ngrohtësisht një sërë pyetjesh nga auditori.

Etiketa: aktualitet
Pas

5 mënyrat se si AI ndryshoi internetin në 2023

Para

Paketa e Solidaritetit/ Dhuratat e varfra të Vitit të Ri

Para
Paketa e Solidaritetit/ Dhuratat e varfra të Vitit të Ri

Paketa e Solidaritetit/ Dhuratat e varfra të Vitit të Ri

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar