• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Mungesa e fuqisë punëtore, problemi kryesor për të dytin vit

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Mungesa e fuqisë punëtore, problemi kryesor për të dytin vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore dhe duket se ky është shndërruar në problemin e tyre kryesor. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin e Besimit të Bizneseve, ku ka evidentuar mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore si shqetësimin kryesor, për të dytin vit me radhë. Ky tregues mori vlerësimin më të ulët në Indeksin e Besimit të Bizneseve, vetëm 23.06 pikë, nga 100 të mundshme.

“Anëtarët e Dhomës amerikane vlerësojnë se gjetja e stafit të kualifikuar lokal kryeson në listën e çështjeve të perceptuara si problem. Në raport me një vit më parë, treguesi ka rënë me 1.4 pikë përqindje dhe për fatin e keq tregon se ky është një nga problemet kryesore,” shprehet Neritan Mullaj, drejtor Ekzekutiv i AMCHAM.

Dhoma Amerikan e Tregtisë shprehet gjithashtu e shqetësuar edhe në drejtim të konkurrencës së pandershme dhe monopoleve, informalitetit dhe ecurisë ekonomike apo burokracive qeveritare.

Garancinë për rritje të besimit të këtyre treguesve, e dha drejtuesja e politikave antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, Rovena Pregja. Kjo me anë të strategjisë anti-korrupsion 2024-2030.

“Strategjia e re Ndërsektoriale kundër Korrupsionit do të sjellë më shumë bashkërendim, duke luftuar veçanërisht korrupsionin në administratën publike,” thotë Rovena Pregja, drejtoreshë e politikave antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pavarësisht hapave të hedhur para e pas në disa drejtime, perceptimi i përgjithshëm i besimit të bizneseve anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë u përmirësua me gati 2 pikë përqindje në raport me vitin 2021. Treguesi përllogaritet në 43.42 pikë, duke mbetur gjithsesi poshtë nivelit mesatar.

“Duke parë ecurinë e cila ulet e ngrihet herë pas here, nuk na tregon shumë. në përgjithësi mund ta përmbledhim si një kënaqësi kokëfortë përballë mediokritetit. Ne qëndrojmë 40 për qind deri në 50 për qind të indeksit. Këtë nuk e përmend në një kontekst tërësisht negativ,” shpjegon Grant Van Cleve, president i AMCHAM.

Në Indeksin e perceptimit të klimës së Biznesit, vlerësime pozitive, madje mbi mesatare morën marrëdhëniet me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Doganat, besimi në përgjithësi në institucione dhe pronësia intelektuale.

Etiketa: aktualitet
Pas

Parlamenti miraton buxheti 2024 vetëm me votat e mazhorancës

Para

Dr. Skender Murtezani me anëtarët e “Vatra Queens” kërkojnë të sjellin eshtrat e At Fan Nolit në Shqipëri

Para
Dr. Skender Murtezani me anëtarët e “Vatra Queens” kërkojnë të sjellin eshtrat e At Fan Nolit në Shqipëri

Dr. Skender Murtezani me anëtarët e “Vatra Queens” kërkojnë të sjellin eshtrat e At Fan Nolit në Shqipëri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

nga Fast News
09:00 | 29/01/2026
0

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

nga Fast News
08:30 | 29/01/2026
0

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

nga Fast News
08:00 | 29/01/2026
0

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

nga Fast News
07:30 | 29/01/2026
0

Recent News

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

09:00 | 29/01/2026
Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

08:30 | 29/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar