• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto deri 44 mijë lekë në korrik-shtator

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto deri 44 mijë lekë në korrik-shtator
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 48 për qind e të punësuarve me pagë në vendin tonë marrin pagë bruto deri në 50 mijë lekë në muaj, teksa pas pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përftimi neto në muaj është 44,400 lekë.

Me ndërmarrjen e një reforme për rritjen e pagave në sektorin privat, struktura e të punësuarve sipas nivelit të pagës ka ndryshuar duke rritur përqindjen e punonjësve me pagë minimale dhe atyre me paga të larta.



Në tremujorin e tretë të vitit 2023 në totalin e punonjësve me pagë, 28.5 % e totalit te të punësuarve paguheshin me pagë minimale, ndërsa 19.8 për qind merrnin pagë bruto ndërmjet 40-50 mijë lekë në muaj.

Në tremujorin e tretë 2023 zgjerimi i më i madh u vu në kategorinë e punonjësve me pagë minimale atyre me paga 40-50 mijë lekë dhe pagat mbi 120,000 lekë. Kjo kategori zuri 9.2 për qind të totalit te të punësuarve nga 6.4% që zinte në 3-mujorin e dytë të vitit të kaluar. Pesha e kësaj kategorie në totalin e të punësuarve me pagë u dyfishua në krahasim me vitin 2021 kur zinte vetëm 4.9 %. Rritja e personave me pagë mbi 120 mijë lekë erdhi për dy arsye.

E para lidhet me uljen e TAP mbi pagat e larta pasi kufiri i tatimit 23 % u zhvendos mbi kufirin 200 mijë lekë në muaj, duke ndikuar në uljen e informalitetit në ketë nivel. E dyta lidhet me rritjen e pagave në Administratën Publike. Në 6-mujorin e parë të këtij viti qeveria dyfishoi pagat në nivelet e larta të qeverisjes duke ndikuar kështu që më shumë punonjës në administrate të marrin më shumë se 120 mijë lekë në muaj.

Personat që marrin pagë minimale deri në 40 mijë lekë në muaj përbëjnë 28.5 % te të punësuarve më pagë nga 15.8% që ishte vitin e kaluar në tremujorin e tretë. Ky zgjerim erdhi nga rritja e pagës minimale nga 320 mijë lekë në tremujorin e tretë të vitit 2022 në 40 mijë lekë aktualisht.

Punonjësit më pagë minimale zënë gati një të tretën e të punësuarve me pagë, por kategoria e dytë më e madhe janë ato që marrin pagë bruto 60-95 mijë lekë në muaj, duke zënë 26 % të totalit te të punësuarve nga 24.7 % që ishte pesha e kësaj kategorie vitin e kaluar në tremujorin e tretë.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2023, është 71.486 lekë, duke u rritur me 16 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 18,6 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 11,4 %./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do të ndihmojë qytetarët ditë-natë

Para

2 gjërat e përbashkëta që kanë milionerët më të lumtur dhe të suksesshëm

Para
2 gjërat e përbashkëta që kanë milionerët më të lumtur dhe të suksesshëm

2 gjërat e përbashkëta që kanë milionerët më të lumtur dhe të suksesshëm

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar